Pas përfundimit të protestës nga opozita të mbajtur para Kryeministrisë Ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Socialiste.
Kryetarja e PS-së në Tiranë Blerina Gjylameti ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, dy foto nga pjesëmarrësit, duke shkruar se edhe sot shqiptarët e braktisën opozitën e bashkuar.
Postimi i plotë:
Edhe sot, shqiptarët e lanë në baltë opozitën e bashkuar. Nuk u mjaftoi shuplaka e dhënë në zgjedhjet e 25 qershorit, por donin të provonin edhe këtë sot.
Shqiptarët i braktisën edhe sot, në luftën e tyre për pushtet, ata që kanë frikë Reformën në Drejtësi, ata që i vodhën për 8 vjet rresht, që i shkrumbuan në Gërdec , që i vranë në 21 janar, që shitën detin, që kauzë të vetme kanë hallin e parave të vjehrrit, që qajnë përnatë tepsinë e paratë e ofiqarëve të tyre.
Edhe sot, të nderuar opozitarë, treguat se nuk jeni alternativë qeverisëse!
Gjithmonë e më shumë të bindur në angazhimin tonë për të ndërtuar #ShqipërinëQëDuam , #ShqipërinëEuropiane