Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Protesta që prishi planin e vr*sjes në heshtje të opozitës

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Protesta që prishi planin e vr*sjes në heshtje të opozitës

Nga: Enton Abilekaj

Ishte e qartë që Samiti i 6 dhjetorit nuk do të lejohej të ishte një shërbim për vendin apo për rajonin. Paqartësia ishte pse u zgjodh Shqipëria për të mbajtur Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Për meritë apo për fat, për interesa gjeostrategjike, apo për mbështetje të qeverisë, cilado të jetë arsyeja, 6 dhjetori, paqartësisht u bë një datë e rëndësishme për Shqipërinë, për interesin kombëtar, për influencën rajonale dhe për optimizmin e shqiptarëve në ikje e sipër.

Qartësisht ndodhi që gjykata e Apelit, ia mbivendosi ose më mirë nënvendosi Samitit, vendimin e rëndësishëm për pronësinë e emrit të partisë më të madhe të opozitës. Vendimi i njoftuar në 3 nëntor, 9 ditë përpara protestës së opozitës, u shty 2 herë, që të mos karikonte protestën.

Data e zgjedhur me mjeshtri nga shefi i vërtetë i gjyqësorit, ishte 6 dhjetori, kur askush nuk mund të dalë në rrugë nga Tirana deri në Rinas, kur e gjithë vëmendja do të jetë tek Samiti dhe pak te kampionati Botëror dhe ngjarjet e vogla me kontekst lokal do të sfumoheshin.

Ngjarje të vogla si gjyqi për të emëruar opozitën, që Kryeministri po e drejton vetë. Kështu e kishte menduar pushtetari absolut; ditën që gjithë Europa kontinentale do zbriste në Tiranë, ta përdorte për të instaluar në heshtje, një tjetër element të regjimit, emërimin e opozitës.

Shpallja e datës 6 dhjetor si ditë e protestës, ishte pikërisht ajo që nuk pritej. Jo se prishi planin e Ramës për të asgjësuar opozitën në heshtje, por sepse, një lider i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, një lider që shpresën për sadopak mbështetje ndërkombëtare e ka tek vendet e Europës Kontinentale ose te Bashkimi Europian, duket sikur ka vendosur të vërë në diskutim sigurinë e liderëve në Tiranë.

Masat e sigurisë do të jenë të nivelit shumë të lartë, shërbimet inteligjente por edhe forcat policore të BE do të jenë në Tiranë për të garantuar sigurinë e Samitit në një vend të sulmuar kibernetikisht nga Irani, lëvizja e qytetarëve do të ndalohet në gjithë akset e rëndësishme, Tirana do paralizohet tërësisht. Ky plan perfekt i sigurisë, do të rrezikohet nga protesta e opozitës. Alarmi që Ambasada e SHBA ndez sa herë ka protesta, do të ndizet këtë herë nga Brukseli, por edhe nga Berlini, Parisi, Roma dhe Madridi. Shqetësimi për sigurinë do të shtohet bashkë me forcat e huaja, ndërsa rreziku që të ketë përplasje mes protestuesve dhe policisë do të jetë shumë i lartë. Kjo edhe sepse protesta nuk do të ketë leje për arsye sigurie. Berisha duket se i ka menduar këto përpara se të shpallë datën e protestës.

Ndezja e alarmit, shqetësimi për sigurinë, përplasja me Policinë, kur të gjithë liderët dhe të gjitha kamerat perëndimore do të jenë në Tiranë, do ta amplifikojnë protestën e opozitës më shumë se të gjitha protestat së bashku, do ta shtrojnë si çështje alarmante emërimin e opozitës më shumë që gjithë misionet diplomatike që zyrtarët e PD-së kanë bërë ose mund të bëjnë në Perëndim, do ta eskpozojnë Edi Ramën më shumë se gjithë lajmet, kronikat apo intervistat e deritanishme. Efekti i protestës, përmasat ndërkombëtare që rrezikon të marrë ajo, përpara alarmit europian, ndezi alarmin e Rilindjes.

Ministra e deputetë, sekretarë dhe gazetarë kanë dalë të alarmuar për protestën e opozitës. Po akuzojnë Berishën si shërbëtor të Kremlinit, “Partinë e Rublave” si mercenare të Putinit, se po prish festën e madhe të 6 dhjetorit. Argumenti prej pushtetari absolut se protesta prish imazhin e Shqipërisë, tregon vetëm se vendimi i Berishës për të protestuar në 6 dhjetor, e ka shndërruar ditën e krenarisë së Ramës në një ditë frike, që nënvendosja që Rama tentoi t’i bënte vjedhjes së opozitës me gjykatë, shkaktoi mbivendosjen që protesta do t’i bëjë spektaklit që ai ka organizuar, që përdorimi i Samitit për të larë hesapet me opozitën, zhvendosja e tematikës së Samitit në temë kombëtare, mund të jetë dita më e keqe për diskretitimin e regjimit.

Imazhet e protestave, ndonjëherë të dhunshme, që shoqërojnë Samitet e vendeve të mëdha në Perëndim, këtë herë do të xhirohen nga Tirana. Ndryshimi është se protestuesit do të jenë pro Samitit dhe kundër vetëm një personi.

Tags: Enton Abilekajopozitaprotesta

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Ukraina thirrje qytetarëve: Largohuni nga vendi, që të kursejmë energjinë

Ukraina thirrje qytetarëve: Largohuni nga vendi, që të kursejmë energjinë

Panairi, shija e vrarë e librit

Panairi, shija e vrarë e librit

“Biznesi” i Kupës së Botës, ku do vërshojnë paratë e shqiptarëve?

"Biznesi" i Kupës së Botës, ku do vërshojnë paratë e shqiptarëve?







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë
Bota

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë

by mirseda
21:13 | 26/11/2025
0

Një gjykatë në Peru ka dënuar me 14 vite burg ish-presidentin Martin Vizcarra, i cili u shpall...

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

21:11 | 26/11/2025
Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

20:08 | 26/11/2025
Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

20:05 | 26/11/2025
Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

19:40 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com