Personazhe publikë janë bërë pjesë e protestës së studentëve, teksa kanë komentuar në rrjetet sociale.
Një ndër këta persona është Linda Rei, e cila është zotuar se do ia mbushë mendjen Ramës për plotësimin e 8 kërkesave.
Në fakt, kërkesa i është drejtuar bashkëshortes së kryeministrit, Linda Ramës në një nga pankartat e studentëve.
“Dua të jem intermediare midis studentëve dhe shokut Edi. Do ia mbush, mos kini merak, mendjen domethënë”, shkruan Linda në Instagram.