Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë, ku një automjet ka përplasur dy nxënës. Këta të fundit kanë qenë duke kaluar rrugën për të shkuar në shkollë, kur janë përplasur nga automjeti.
Nxënësit janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shoferi ndodhet në komisariatin e Lezhës.