Teksa pjesa dërrmuese e rrugëve të kryeqytetit janë të bllokuara, si pjesë e protestës, në Rrugën “Donika Kastrioti” është vendosur trau. Në këtë rrugë e cila është alternativë për të shmangur kalimin në bulevard, i cili po ashtu është i bllokuar, ndodhen disa ambasada si ajo e Kosovës, Rusisë e Serbisë.
Me vendosjen e traut nuk lejohet kalimi i automjeteve përveç atyre të intitucioneve. Kjo ka sjellë tension tek shoferët, të cilët po përballen me rrugë të bllokuara, dhe me trafik tejet të rënduar në kryeqytet. Situata sot është tensionuar edhe më shumë, ndërsa studentët refuzojnë dialogun me Ramën.
“S’ka dialog, ose këto pika bëhen ose jo. Do vendosim të përshkallëzojmë protestën. Do flasim me studentët e tjerë, dhe do vendosim ça do bëjmë”, është shprehur një student.