Akademiku Artan Fuga ka komentuar protestën e zhvilluar për tre ditë me radhë nga shqiptarët që jetojnë në diasporë.
Kjo protestë sipas Fugës ishte komedi dhe e pakuptimtë. Për profesorin gjatë protestës u kërkuan shumë gjëra, por sipas tij nuk u kërkua gjëja më e rëndësishme, vota e emigrantëve.
“ ! Kërkojnë çdo gjë, vetëm të drejtën e tyre që ua ka dhënë Zoti dhe ua ka marrë Robi nuk e kërkojnë me forcë, me argumente!
Nuk kërkojnë të drejtën e votës për emigrantët! Po si është e mundur mo? Po si ka mundësi mo!
Po pse kështu? Çfarë komedie??? Seç kërkojnë nuk e di. Kështu në tym! Është si të shkosh në një restorant natën e ndërrimit të viteve dhe të mos kërkosh mish gjeli në hell!“, shkruan Fuga.
Ore po si eshte e mundur mo!
Vijnë nga diaspora dhe të vetmen gjë që u duhet për të transformuar shoqërinë shqiptare dhe rritur rolin e botës shqiptare jashtë kufijve, të djemve dhe gocave që kontribuojnë aq shumë për vendin, nuk e kërkojnë mo! Kërkojnë cdo gjë, vetëm të drejtën e tyre që ua ka dhënë Zoti dhe ua ka marrë Robi nuk e kërkojnë me forcë, me argumente!
Nuk kërkojnë të drejtën e votës për emigrantët! Po si është e mundur mo? Po si ka mundësi mo!
Po pse kështu? Cfarë komedie??? Seç kërkojnë nuk e di. Kështu në tym! Eshtë si të shkosh në një restorant natën e ndërrimit të viteve dhe të mos kërkosh mish gjeli në hell!