Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Pronarja shet shtëpinë 72 milionë Lekë, noterja i vjedh paratë dhe zhduket

3 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pronarja shet shtëpinë 72 milionë Lekë, noterja i vjedh paratë dhe zhduket

Në emisionin Stop në Tv Klan ka ardhur një denoncim për noteren Rezarta Koçi, e cila ka marrë paratë që ishin kaluar në llogari për shitjen e një shtëpie.

Qytetarja Drita Sula tregon se në Shkurt 2021 ia shiti shtëpinë e saj në Yzberisht shtetasit Ervin Qiriaqi. Kontrata e shit-blerjes u bë tek noterja Rezarta Koçi. Shuma prej 72 milionë Lekësh që u shit shtëpia kaloi tek llogaria e noteres, sipas ligjit, dhe më pas paratë duhet të kalonin në llogarinë bankare të shitësi brenda 24 orësh.

Por kjo nuk ndodhi. Fillimisht noterja i tha, se nuk kishin kaluar paratë, por pas disa muajsh Drita informohet se blerësi i kishte derdhur paratë, por noterja nuk ia kishte kaluar. Në këtë moment bën denoncim në polici dhe në prokurori, ku çështja po ndiqet nga prokurori Albi Lulja.

Drita Sula: “Kisha një shtëpi në Yzberisht dhe e kam shitur vjet në 2 Shkurt 2021 tek notere Rezarta Koçi e cila na bëri gjithë praktikat dhe ia shiti Ervin Qirjaqit për 72 milionë Lekë. Ne e shitëm shtëpinë, dhamë hipotekën, dhe ajo bëri ndërrimin e emrit dhe do e çonte në Kadastër ku bëhen këto dokumente. Blerësi kaloi 72 milionë Lekë në llogarinë e noteres e cila duhet t’i kalonte brenda 24 orëve në llogarinë time. Me blerësin nuk patëm asnjë problem, na shkoi shumë mirë se lekët i hodhi të gjitha në llogarinë e noteres, por konflikti fillon me noteren që na mori 72 milionë Lekë duke shpërfillur ligjin. Mirë noterja që e bëri këtë muhabet, po bankat? Më duket absurde që si e lejojnë të marrin lekët nga llogaria jonë kur janë për shit-blerje të shtëpisë, së pasurisë time. Pasi kaloi 24-orëshi i hedhjes së lekëve në llogarinë tonë, pamë që nuk po kalonin, u shqetësuam edhe u lidhëm me telefona me noteren. Tha që blerësit nuk kanë kaluar lekët akoma në llogarinë e noteres. Pastaj kaluan ditët, javët, muajt, jo jam e bllokuar, kam probleme me gjyqin, më kanë hequr licencën, jam me corona. Mbylli telefonatat dhe nuk kemi asnjë lidhje. Nga Shkurti i 2021 që unë shita shtëpinë, vetëm justifikime, gënjeshtra, mashtrime, mbyll telefonat, edhe asnjë gjë.

Nga rrethanat që u bënë në këtë mënyrë, u detyrova të marr avokat që të më ndihmojë se bankat nuk na jepnin përgjigje në mënyrë personale. Nuk pranojnë që është faj i tyre. Faji ngelet mes noteres dhe bankave. Bankat lejuan që noterja lekët që ishin destinuar për ne i ka kaluar në llogarinë e njerëzve të tjerë. Dhe noterja dhe bankat janë fajtore. Duke qenë se banka lejoi noteren që të ketë akses në llogarinë bankare, këto lekë le të m’i japi banka se për këtë e kemi paguar shërbimin e bankës që të na ruajë lekët që t’i kemi të sigurta, se nuk jemi më në kohën që i mbanim lekët poshtë dyshekut apo poshtë jastëkut. Bashkë me avokatin, në Qershor kemi bërë denoncim në polici për këtë çështje. Policia e kaloi procedurën në Prokurori, dhe prokurori i kësaj çështje është Albi Lulja. Akoma nuk kemi asnjë lloj përgjigje. Do shohim dhe do hapim dhe gjyq pastaj se nuk kemi zgjidhje tjetër. Ironia e këtij problemi është që noterja nuk është se neve s’na i njeh lekët, na ka lëshuar dhe deklaratë noteriale që ajo ka bërë tek një notere tjetër që e njeh 72 milionëshin tonë që na ka marrë. Jemi as në qiell as në tokë”.

Emisioni “Stop” ka mësuar se noterja Rezarta Koçi është akuzuar edhe për disa mashtrime të tjera të këtij lloji. Kujtojmë se pak muaj më parë, noteres Rezarta Koçi i ishte vendosur eksploziv poshtë makinës së parkuar në lagjen “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Fatmir Laçaj, zv/kryetar i Dhomës së Noterëve, shprehet se ky institucion ia hoqi licencën noteres. Një urdhër i tillë është dhënë nga ministri i Drejtësisë në atë kohë.

Por noterja Rezarta Koçi e rifitoi licencën përmes një vendim të Gjykatës Administrative të Tiranës. Vetë noterja Rezarta Koçi nuk gjendet, pasi edhe në adresën që ka deklaruar, shkruhet se ambienti jepet me qira.

“Në kuadrin e një hetimi që është bërë, bordi disiplinor vendosi që t’i heqë licencën. Po ashtu, edhe një urdhër i ministrit. Më pas, me të drejtën e saj, ajo i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë dhe kjo e fundit i ka dhënë të drejtën e licencës. Aktualisht, noterja ka licencë. Edhe ne jemi në dijeni që nga adresa ekzistuese ajo ka lëvizur dhe nuk është më në atë zyrë. Si rregull, menjëherë me marrjen e licencës çdo noter është i detyruar të komunikojë me Dhomën Kombëtare të Noterëve, po ashtu edhe Ministrinë e Drejtësisë, vendndodhjen ku ka selinë dhe zyrën e vetë. Faktikisht edhe ne nuk e dimë ku ka filluar punë. Por tani duhet bashkarisht, edhe ne si Dhomë, por edhe Ministria e Drejtësisë të kontaktojmë për të gjetur ku ka zyrën e saj”, thotë Fatmir Leçaj, zv/kryetar i Dhomës së Noterëve.  /tvklan.al

Tags: Drita SulanotereRezarta Koçi

TË LIDHURA

Sot seanca në GJKKO, Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg”
Aktualitet

Sot seanca në GJKKO, Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg”

11:36 | 26/06/2025
Goditen dy raste të armëmbajtjes pa leje në Tiranë
Aktualitet

Goditen dy raste të armëmbajtjes pa leje në Tiranë

11:27 | 26/06/2025
Hetimi i zgjedhjeve të 11 majit, Dumani: Kemi sekuestruar prova të rëndësishme
Aktualitet

Hetimi i zgjedhjeve të 11 majit, Dumani: Kemi sekuestruar prova të rëndësishme

10:49 | 26/06/2025
Next Post
Largohet i ftohti polar, temperaturat arrijnë në vlerat tipike të janarit

Largohet i ftohti polar, temperaturat arrijnë në vlerat tipike të janarit

Vjedhja e noteres, banka lejoi lëvizjen e parave të shitjes së shtëpisë

Vjedhja e noteres, banka lejoi lëvizjen e parave të shitjes së shtëpisë

Kursi i këmbimit/Euro vazhdon rënien

Rënie e lehtë e euros dhe paundit britanik, njihuni me këmbimin valutor për sot

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë, vizitë në Sazan dhe Zvërnec
Bota

Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë, vizitë në Sazan dhe Zvërnec

by mirseda
11:53 | 26/06/2025
0

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë zhvilluar një vizitë private në qytetin bregdetar të...

Panik në ajër, avioni kthehet në Las Vegas pasi i merr flakë motori

Panik në ajër, avioni kthehet në Las Vegas pasi i merr flakë motori

11:50 | 26/06/2025
Von der Leyen i bën thirrje Hungarisë ta lejojë mbajtjen e Paradës së Krenarisë

Von der Leyen i bën thirrje Hungarisë ta lejojë mbajtjen e Paradës së Krenarisë

11:47 | 26/06/2025
Sot seanca në GJKKO, Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg”

Sot seanca në GJKKO, Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg”

11:36 | 26/06/2025
Goditen dy raste të armëmbajtjes pa leje në Tiranë

Goditen dy raste të armëmbajtjes pa leje në Tiranë

11:27 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com