Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Prokuroria e Përgjithshme me 6 drejtori të reja, Marku prezanton kabinetin

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Prokuroria e Përgjithshme me 6 drejtori të reja, Marku prezanton kabinetin

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku paraqiti ndryshimet në strukturën e Prokurorisë së Përgjithshme. Për këtë qëllim Marku zhvilloi një takim pune me prokurorët dhe drejtorët. Ndryshimet janë kryer pas këshillimeve me drejtorët e Drejtorive dhe përputhshmërisht në zbatim të paketës së re të Reformës në Drejtësi.

Sipas prokurorisë, ndryshimet janë bërë mbështetur në rregullimin e veprimtarisë së prokurorisë nga kjo reformë, sipas dispozitave kalimtare të Ligjit 97/ 2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”.

“Angazhimi tërësor dha sukses, kryesisht në ngritjen në rang drejtorie të Ndihmës për Subjektet e Posaçme, Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Inspektimit, Studimeve dhe Projekteve.
Në këtë drejtori, sektori i hetimit disiplinor, krijohet pas thuajse një viti si risi dhe në përputhje me kërkesën e posaçme të dispozitave kalimtare të Ligjit 97/ 2016, neni 160, pika 5”.

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku theksoi se kjo drejtori, do të ofrojë kapacitetet më të mira në funksion të hulumtimit të problematikave gjatë zbatimit të ligjit në prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm.

Kjo drejtori do të reflektojë gjithashtu udhëzimet me karakter të përgjithshëm të Kryeprokurorit, elaborimin e fushave ku mund të ndërtohen projekte të së ardhmes së prokurorisë, në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të burimeve të prokurorisë.

Ndryshimet në strukturën e re të Prokurorisë së Përgjithshme:

1-Drejtoria Gjyqësore;
2-Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Verifikimit të Integritetit të Personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike;

3-Drejtoria e Përgjimeve të Telekomunikimit dhe Marrëdhënieve me Shërbimet Informative;
4-Drejtoria e Ndihmës për Subjektet e Posaçme, Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Inspektimit, Studimeve dhe Projekteve;

5-Drejtoria e Teknologjisë, Informacionit dhe Ekspertizës Kibernetike.
6-Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.

Në mbledhje u prezantua edhe Kabineti i Prokurorit të Përgjithshëm.
“Trupa e prokurorëve ndodhet përpara procesit historik të rivlerësimit për vetë prokurorët dhe tërë sistemin e drejtësisë. Mbështetje të vendosur për çdo prokuror për të vazhduar me përkushtim ushtrimin e funksioneve, që procesin e rivlerësimit ta shohin jo si ndëshkim, por si mundësi për dinjitet, reputacion për vete dhe institucionin. Ky proces është i domosdoshëm për të përmirësuar problematikat e të shkuarës dhe për të vazhduar me forcë përpara në shërbim të interesave madhore të përbashkëta” – tha Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.

Bashkarisht, Marku çmoi me bindje mundësimin e përparimit të vazhdueshëm të prokurorisë në garantim të zbatimit të ligjit dhe përmbushjen e misionit të saj kushtetues.

Tags: 6 drejtorikabinetinmarkuPërgjithshmeprezantonProkuroriate reja

TË LIDHURA

Prej disa ditësh në reanimacion, ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
Aktualitet

Gjendja e Fatos Nanos tejet kritike, Spiropali: Gjithmonë lider, pjesë e historisë shqiptare

09:11 | 21/10/2025
Kapen 60 kg drogë në Rinas/ Ishin nisur nga Tajlanda, arrestohen dy kinezë
Aktualitet

Kapen 60 kg drogë në Rinas/ Ishin nisur nga Tajlanda, arrestohen dy kinezë

09:07 | 21/10/2025
Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec
Aktualitet

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:45 | 20/10/2025
Next Post

Rama injoron Italinë, liron të “fortin” e Shijakut

Engjëlli i “Victoria’s Secret”: PSG të fitojë, ndryshe humbas burrin në shtrat (Foto+Video)

Engjëlli i “Victoria’s Secret”: PSG të fitojë, ndryshe humbas burrin në shtrat (Foto+Video)

Pesë emrat që marrin gradën “Drejtues i Parë”; Po kryepolici?

Pesë emrat që marrin gradën “Drejtues i Parë”; Po kryepolici?







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Prej disa ditësh në reanimacion, ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
Aktualitet

Gjendja e Fatos Nanos tejet kritike, Spiropali: Gjithmonë lider, pjesë e historisë shqiptare

by mirseda
09:11 | 21/10/2025
0

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë një interviste televizive u ndal tek gjendja...

Kapen 60 kg drogë në Rinas/ Ishin nisur nga Tajlanda, arrestohen dy kinezë

Kapen 60 kg drogë në Rinas/ Ishin nisur nga Tajlanda, arrestohen dy kinezë

09:07 | 21/10/2025
Sarkozy nis sot dënimin, do të vuajë 5 vite në qeli

Sarkozy nis sot dënimin, do të vuajë 5 vite në qeli

09:05 | 21/10/2025
Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet

22:13 | 20/10/2025
Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

22:10 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com