Kreu i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina i saposhkarkuar nga kryeprokurorja Arta Marku ka dalë në një konferencë për mediet, ku e cilëson shkarkimin e tij si antiligjor dhe politik.
Sipas Ginës, Marku nuk ka të drejtë të shkarkojë drejtuesit e prokurorive, ndërsa e akuzoi se ajo po ushtron kompetencat e KLP-së.
Gina, bashkëshort i prokurores Rovena Gashi po ashtu e shkarkuar nga Marku, shtoi se nuk do të largohet nga posti derisa ky vendim sipas tij është i paligjshëm.
Fjala e Ginës:
Në asnjë pikë nuk është parashikuar që Prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm të shkarkojë drejtuesin e një Prokurorie.
Unë nuk jam i komanduar, largimi im pas asnjë tagër dhe asnjë bazë. Marku nuk ka të drejtë të largojë drejtuesit. Refuzoj të braktis detyrën e kreut të Prokurorisë, nuk largohem deri sa të bazojë vendimin tim me ligj.
Për ngjarjet e Elbasanit nuk ka pasur neglizhencë. Kryeprokurorja po ushtron kompetencat e KLP-së.
Largimi im, antiligjor dhe politik. TIRANA TODAY