Protesta kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar përpara parlamentit vijon. Në fotot e siguruara nga Tirana Today shihen protestues me pankarta në duar ata i bëjnë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga ky projektligji për prishjen e Teatri Kombëtar, sepse për qytetarët është antikushtetues sepse grabitet prona publike.Pas orësh debatesh e përplasjesh në seancën parlamentare të ditës së sotme për Teatrin Kombëtar ende asgjë nuk është vendosur. Deputetët diskutojnë serish dhe pritet që votimet për projektligjin e Teatrit të zgjasin deri në mesnatë.
Me sa duket qytetarët janë të vendosur që të qëndrojnë para dyerve të Kuvendit dhe të presin vendimin e ligjvënësve.