Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Projekti/ Çipi: Veliaj ka gënjyer, Teatri Kombëtar humbet gjysmën e truallit

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Projekti/ Çipi: Veliaj ka gënjyer, Teatri Kombëtar humbet gjysmën e truallit

Publikimi i dy imazheve nga projekti për Teatrin e ri Kombëtar ka rindezur edhe njëherë debatin e artistëve. Kastriot Çipi, kryetar i sindikatës së tyre, thotë në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” se me projektin e ri, Teatri Kombëtar ka humbur gjysmën e truallit. Sipas Çipit, Robert Ndrenika dhe cilido aktor tjetër që tjetër që e ka pëlqyer projektin, do të pendohet.

-Si iu duk projekti i ri i Teatrit Kombëtar?

Një tallje për historinë e Teatrit Kombëtar dhe Tiranës. Mund të jetë interesant për një teatër tjetër, në bulevardin e ri apo diku gjetkë, por jo për Teatrin Kombëtar dhe jo aty.

-E kishit parë me herët apo keni parë vetëm foto?

Nuk kam qenë i ftuar as në 60-vjetorin e Ndriçim Xhepës, as në zyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë. E pashë sot në media. Më vjen mirë që kopjova në kohë dy foto, sepse media e hoqi projektin nga faqja.

-Duket sikur veç godinës së Teatrit, ka edhe ndërtime te reja rreth e rrotull…

Po, disa ndërtime. Të paktën gjysma e truallit të TK zihet nga këto ndërtime. Ky është një tjetër problem i madh.

-A kishit dijeni ju për këtë projekt? Ishte dijenia që kishit për të që ngriti protestat?

Kishim dëgjuar vetëm thashetheme. Asgjë zyrtare. Pikërisht mungesa e transparencës na bëri të ngrihemi e të kërkojmë transparencë dhe debat publik, me pjesëmarrjen jo vetëm të artistëve, por edhe të qytetarëve të Tiranës. E kam thënë shpesh këto ditë në media: Teatri Kombëtar u përket më së pari qytetarëve të Tiranës, jo artistëve.

-Ministrja pati thënë që nuk ka një projekt, tani rezulton që paska qenë gati…

Nuk është hera e parë që znj.Kumbaro gënjen publikisht. Për sa kohë pushtetarët nuk do të japin llogari për gënjeshtrat e tyre, kjo histori do të përsëritet.

-E keni diskutuar me aktorët e SASE këtë projekt? Çfarë nismash do të ndërmerrni?

Diskutimi sapo ka filluar. Me gjasë nesër (sot) do të kemi një takim të zgjeruar. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë transparencë të plotë, duke filluar me detyrën e projektimit, studimin e fizibilitetit, zbardhjen e formulës së PPP-së dhe respektimin e procedurave ligjore që ka ndjekur Bashkia Tiranë.

-Ka pasur aktorë si Ndrenika (Ema Andrea në mos gaboj) e jo vetëm që e kanë pëlqyer projektin e ri.

Po, ka disa që e pëlqen këtë projekt që hedh në erë historinë 70-vjeçare të Teatrit Kombëtar dhe kujtesën e qendrës historike të Tiranës. Kjo është punë për ta. Por nga ana tjetër, me publikimin e fotove, jam i bindur se Ndrenika do të ndërrojë mendim. Në takimin me Veliajn, Ndrenika ka marrë garanci se nuk do të preket trualli i Teatrit Kombëtar. Fotot zbulojnë se Veliaj thjesht ka gënjyer. Teatri humbet gjysmën e truallit të vet. Jam i bindur se Ndrenika nuk do të jetë dakord me këtë./GSH.al

Tags: Çipie truallitgjysmënhumbetka gënjyerprojektiTeatri KombetarVeliaj

TË LIDHURA

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Kryesore

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

08:44 | 30/03/2026
Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura
Aktualitet

Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura

08:50 | 26/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
I dënuar me 7 vite burg, ekstradohet nga Gjermania i riu shqiptar

I dënuar me 7 vite burg, ekstradohet nga Gjermania i riu shqiptar

E djathta ekstreme që po kërcënon Greqinë

E djathta ekstreme që po kërcënon Greqinë

Video/“Edhe Perëndia na ka harruar”, banorët luten për hapjen e kufijve në Prespë

Video/“Edhe Perëndia na ka harruar”, banorët luten për hapjen e kufijve në Prespë







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Zjarri pranë Farmacisë 10, Sula urdhëron inspektim për zbardhjen e shkaqeve
Aktualitet

Zjarri pranë Farmacisë 10, Sula urdhëron inspektim për zbardhjen e shkaqeve

by mirseda
11:12 | 15/04/2026
0

Inspektorati i Përgjithshëm ka urdhëruar nisjen e një inspektimi të menjëhershëm në pallatin “Arlis”, pranë zonës së...

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

10:56 | 15/04/2026
Rama për zjarrin në Tiranë: Pallati do rindërtohet 100% nga ndërtuesi, banorët s’do lihen vetëm

Rama për zjarrin në Tiranë: Pallati do rindërtohet 100% nga ndërtuesi, banorët s’do lihen vetëm

10:48 | 15/04/2026
Ndotën mjedisin duke djegur kabllo e goma pranë lumit Mat, procedohen 2 persona

Ndotën mjedisin duke djegur kabllo e goma pranë lumit Mat, procedohen 2 persona

10:46 | 15/04/2026
Nis seanca në GJKKO, mungon Veliaj: Përplasje mes avokatit dhe SPAK për njoftimin

Nis seanca në GJKKO, mungon Veliaj: Përplasje mes avokatit dhe SPAK për njoftimin

10:27 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com