Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

PROJEKSION/ Sa mandate do fitojnë PS dhe LSI në 18 qershor

9 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
PROJEKSION/ Sa mandate do fitojnë PS dhe LSI në 18 qershor

Nga Afrim Krasniqi

Me regjistrimin në zgjedhje të partive të koalicionit qeveritar dhe të partive të tjera të vogla, si dhe me bojkotimin e zgjedhjeve nga koalicioni i opozitës, debati mbi rezultatet zgjedhore 2017 bëhen formal.

Referuar zgjedhjeve 2013 dhe duke llogaritur vetëm votat e të majtës si vota të vlefshme (opozita nuk merr pjesë), si dhe duke llogaritur partitë që kanë kaluar nga e djathta në të majtë (PDIU), apo partitë e reja politike (LIBRA, LISTA etj), mund të parashikohet një rezultat i përafërt zgjedhor.

Kalkulimi është bërë mbi bazë qarku, duke marrë në konsideratë ndryshimet e reja në numrin e deputetëve në qarqe dhe ndryshimet midis partive politike gjatë katër viteve të fundit.

Në përfundim, rezulton se nëse ruhet kjo votë dhe ky sistem votimi, mazhoranca aktuale merr 138 nga 140 deputetët, nga të cilët Partia Socialiste merr 105-­107 deputetë, LSI 22-25 deputetë dhe partitë e tjera të vogla së bashku, vetëm 9­-13 deputetë.

Një rezultat i tillë ngjason vetëm me vitin 1996 (numërim i votave pa prezencën e opozitës) dhe vitin 1997 (pamundësi e opozitës për konkurrim në çdo zonë dhe situatë e jashtëzakonshme).

A mund të kishin zgjedhjet legjitimitetin dhe efektivitetin e duhur? A mund të kemi parlament vetëm të një pale politike? Ky është lexim politik, varet nga shumë skenarë, rrethana e argumente të tjera, por gjithsesi mbetet i pandryshuar fakti se rezultati do të ishte shumë disproporcional me mbështetjen reale politike në Shqipëri.

Mënyra se si po zhvillohen dhe pritshmëritë e zgjedhjeve 2017 nxjerrin në pah edhe gjashtë konkluzione paraprake:

  • së pari, se sistemi zgjedhor proporcional rajonal është penalizues për partitë e reja dhe partitë e vogla politike;
  • së dyti, se për herë të parë nuk do të kemi asnjë kandidat të pavarur në zgjedhje;
  • së treti, për shkak të sistemit 92% e deputetëve janë emëruar tashmë deputet, zgjedhjet bëhen për 8% të tyre;
  • së katërti, se për herë të parë partia e minoritetit grek nuk do të mund të fitojë mandat përfaqësues;
  • së pesti, PS do të mund të sigurojë shumicën absolute pa pasur nevojë për aleatë për qeveri apo vendimmarrje, deri edhe ndryshim të Kushtetutës;
  • së gjashti, do të jetë realisht e pamundur të “krijohej” opozitë parlamentare edhe nëse mosmarrëveshjet midis PS e LSI;
  • së fundi, edhe këto zgjidhje pritet të vendosen teknikisht në Kolegjin Zgjedhor, me një KQZ në pamundësi për vendimmarrje.

 

 

Tags: LIBRAlistaopozitapartia socialistePDIU

TË LIDHURA

Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë
Aktualitet

Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë

11:31 | 11/03/2026
“Ka shenja dhune në trup!”Vajza e tyre u vetëhelmua me fostoksinë , familja kallëzon partnerin
Aktualitet

“Ka shenja dhune në trup!”Vajza e tyre u vetëhelmua me fostoksinë , familja kallëzon partnerin

11:17 | 11/03/2026
Përfundon takimi i kryesisë në seli/ Klosi zbulon DATËN: Ja se kur do të mblidhet Asambleja e PS
Aktualitet

Përfundon takimi i kryesisë në seli/ Klosi zbulon DATËN: Ja se kur do të mblidhet Asambleja e PS

10:47 | 11/03/2026
Next Post
Kush fshihet pas “fshesës” brenda PS-së

Kush fshihet pas "fshesës" brenda PS-së

Dybala: Dua t’i jap ligën e kampionëve Juventusit

Dybala: Dua t'i jap ligën e kampionëve Juventusit

Struga braktiset nga mjekët e rinj

Struga braktiset nga mjekët e rinj







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë
Aktualitet

Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë

by mirseda
11:31 | 11/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë, Kryesinë e Partisë Socialiste. Ndërkohë po sot, në orën...

“Ka shenja dhune në trup!”Vajza e tyre u vetëhelmua me fostoksinë , familja kallëzon partnerin

“Ka shenja dhune në trup!”Vajza e tyre u vetëhelmua me fostoksinë , familja kallëzon partnerin

11:17 | 11/03/2026
Përfundon takimi i kryesisë në seli/ Klosi zbulon DATËN: Ja se kur do të mblidhet Asambleja e PS

Përfundon takimi i kryesisë në seli/ Klosi zbulon DATËN: Ja se kur do të mblidhet Asambleja e PS

10:47 | 11/03/2026
Banorët e Rrjollit protestë në SPAK, kërkojnë drejtësi për tokat dhe godasin godinën me vezë

Banorët e Rrjollit protestë në SPAK, kërkojnë drejtësi për tokat dhe godasin godinën me vezë

10:33 | 11/03/2026
Paralajmëron Irani: Bankat dhe institucionet financiare në Lindjen e Mesme, objektivi i radhës

Paralajmëron Irani: Bankat dhe institucionet financiare në Lindjen e Mesme, objektivi i radhës

10:02 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com