Rudina Hajdari është një prej emrave të rinj të përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë të partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit.
Ajo renditet e treta në listën e qarkut Tiranë, pas kryedemokratit Basha dhe Oriola Pampurit, edhe kjo e fundit një emër i ri në PD, e thënë ndryshe ka të sigurt mandatin e deputetes në legjislaturën e ardhshme parlamentare.
Por kush është Rudina Hajdari?
Rudina Hajdari është vajza e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari. Ajo ishte vetëm 10 vjeç në kohën kur iu vra i ati në atentatin e 12 shtatorit 1998.
Ajo u largua në SHBA, në vitin 2002, në moshën 14-vjecare ku dhe kreu të gjithë ciklin e arsimimit ku dhe është diplomuar për shkenca politike.
Pas shkollimit dhe një experience pune në Kongresit Amerikan, pranë sektorit të marrëdhënieve me jashtë, ajo u kthye në Shqipëri ku u angazhua si pjesë e administratës publike, përgjatë qeverisjes së Berishës.
Më pas ka deklaruar përfshirjen dhe angazhimin e saj në PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha, të cilin e konsideron si lider të ri dhe me vizion.
Ajo është e martuar me Muçjon Demiraj dhe është nëna e një vajze 15 muajshe.