Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Samiti i Brukselit dhe turi i Trump në Lindjen e Mesme

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Samiti i Brukselit dhe turi i Trump në Lindjen e Mesme

Nga pikëpamja e të ardhmes së Aleancës së Atlantikut, Samiti i NATO-s i mbajtur në ndërtesën e re në Bruksel, ishte i një rëndësie simbolike. Temat e rendit të ditës, së cilave iu dha më tepër rëndësi në samitin e djeshëm, ishin dy: ndarja e peshës së shpenzimeve të mbrojtjes në organizatë dhe lufta kundër terrorizmit.

Çështja më kritike nga këndvështrimi i liderëve evropianë, ishte perceptimi i Presidentit të SHBA-së rreth perspektivës së ardhshme të NATO-s. Pyetja ‘nëse SHBA do të vazhdonte ose jo një angazhim strategjik të fuqishëm në NATO në periudhën Trump’, ishte e një rëndësie jetësore për Evropën. Sidomos kur fokusi i tyre mbetet: pro+esi Brexit dhe se si do të vazhdojë pozita e unitetit të Kontinentit Evropian në fund të këtij pro+esi…

Zgjedhja e presidentit Macron në Francë krijoi një qetësi përballë rrezikut të së djathtës populiste që është një e vërtetë në rritje. Kancelarja gjermane Merkel, në kuptimin e mbajtjes së zgjedhjeve në vjeshtë dhe mbështetjes së BE-së pas Brexit në dyshen Gjermani-Francë, tani është më e qetë. Gjithsesi takimi i Marsit Merkel-Trump të kujton “krizën e shtrëngimit të duarve.” Dhe etiketimi i NATO-s gjatë fushatës zgjedhore të Trump si “institucion i rrënuar” ende është në mendjen e tyre. Megjithëse më pas Trump shprehu konsiderata të larta dhe theksoi rëndësinë e kësaj organizate… Me këto arsye liderët Evropian në samit si fillim ishin në kërkim të bashkimit kimik me Trump.

Performanca e udhëtimit Arabi Saudite-Izrael-Vatikan tregon që Trump është  mbështjellë nga një qasje akoma më diplomatike dhe të kujdesshme. Trump, i cili la pa përmendur “terrorizmin Islamik radikal” në Rijad, liderëve arabë u dha shpresa të mëdha në drejtim të punëve të përbashkëta. Sigurisht duke i shitur vendeve të Gjirit qindra miliardë dollarë armatime në këmbim.

Hapja e rrafshit të diskutimit në një seri problemesh kritike në marrëdhëniet BE-SHBA dhe kalimi brenda një optimizmi në samitin e Brukselit, nuk do të ishte surprizë në këtë vlerësim.

Liderët evropianë e kuptojnë insistimin e Trump në çështjen e ndarjes së peshës dhe të kërkesës në ndryshimet e harxhimeve të mbrojtjes së aleancës ku 70% e buxhetit të saj përballohet nga SHBA. Presidenti Trump me këtë ndarjen e peshës ka për qëllim të përforcojë shtimin e kontributeve të BE-së si në luftën me terrorizmin në Siri dhe Afganistan, ashtu dhe në bashkëpunim më të gjerë në shkëmbimin e informacioneve.

Në turin e Lindjes së Mesme, Trump hapi një faqe të re me Izraelin dhe Arabinë Saudite, si dhe u takua me liderin Palestinez Abbas. Ai vendosi një frymë pozitive duke theksuar zgjidhje paqësore mes dy vendeve. Vetëm se nuk duhet pritur që kjo frymë do të sjellë zgjidhjen e problemit Palestinez. Qëllimi më konkret i Trump ishte afrimi i Izraelit me Arabinë për rrethimin e Iranit. Dhe kjo do të thotë përshpejtim të luftërave me përfaqësuesit e Iranit në Siri, Irak dhe Jemen. Dhe shembull për këtë është goditja e një autokoloni Shii-t me mbështetje Iraniane ditë më parë nga Amerika. Por, nuk është e vërtetë që vendet e Gjirit po presin që SHBA të luftojë me Iranin në emër të tyre. Ende është e papërcaktuar se sa parësore do ta sjellë Trump luftën kundër rritjes së influencës së Iranit. Pikërisht këtu qartësohet përsëri rëndësia strategjike e Turqisë për aleancën Perëndimore.

Pavarësisht vendimit të armatimit të YPG-së për operacionin luftarak të Rakka-s, Trump dhe NATO e dinë nevojën e bashkëpunimit me Turqinë partnere në pikën e përgatitjes së Irakut dhe Sirisë së pas ISIS-it. Në fakt ky tipar dallues fiton pikë jo vetëm në Washington por edhe në Bruksel. Liderët evropianë po kërkojnë rrugët e bashkëpunimit me Turqinë e Erdoganit dhe duket sikur e kanë braktisur thënien “ndalim shqyrtimit të anëtarësimit të Ankarasë me të drejta të plota në BE.”

Më mirë t’ia lëmë të nesërmes se deri ku do të shkojnë marrëdhëniet Turqi-BE.

Burhanettin Duran/SABAH/Shkrimin në origjinal mund ta lexoni këtu

Përshtati nga turqishtja redaksia e Tirana Today

Tags: beBruksellindja e mesmesamitiSHBATrump

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
Tiranë, arrestohen dy persona, sekuestrohen 468 kg kanabis në banesë

Tiranë, arrestohen dy persona, sekuestrohen 468 kg kanabis në banesë

Profil – Valentina Duka, akademikja që i prin PD-së në Korçë

Profil - Valentina Duka, akademikja që i prin PD-së në Korçë

S`ka më abone false, Bashkia e Tiranës: Format i ri me elemente shtesë sigurie

S`ka më abone false, Bashkia e Tiranës: Format i ri me elemente shtesë sigurie

JU REKOMANDJOMË

Merkel e ‘dorëzuar’ para COVID-19: Kjo është sfida më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Merkel e ‘dorëzuar’ para COVID-19: Kjo është sfida më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

3 vjet ago
Policia maqedonase arreston tetë pjesëtarë të një grupi terrorist

Policia maqedonase arreston tetë pjesëtarë të një grupi terrorist

2 vjet ago
Ali Ahmeti dëshmon para prokurorëve të Gjykatës Speciale

Ali Ahmeti dëshmon para prokurorëve të Gjykatës Speciale

2 vjet ago
E dashura e Ronaldos sërish shtatzënë?!

E dashura e Ronaldos sërish shtatzënë?!

5 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com