Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Profil/ Gruaja e parë presidente e Greqisë që “theu” traditën patriarkale

6 vjet ago
in Aktualitet, Bota, Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Profil/ Gruaja e parë presidente e Greqisë që “theu” traditën patriarkale

Greqia ka bërë dje një hap historik duke zgjedhur presidenten e parë femër. Parlamenti i Greqisë votoi që në raundin e parë për zgjedhjen e Katerina Sakellaropoulou si presidente e ardhshme të vendit.

63-vjeçarja fitoi mbështetjen e 261 deputetëve në parlamentin me 300 vende, falë edhe një pakti të heshtur mes qeverisë dhe opozitës. Në më pak se 24 orë më vonë, partitë e opozitës, në një shfaqje të rrallë uniteti, mbështetën kandidaturën e saj. Ajo u votua nga partia qeveritare Demokracia e Re, partia më e madhe e opozitës, SYRIZA dhe nga Lëvizja për Ndryshim (KINAL).

“Termi qytetar është i gjinisë mashkullore, por demokracia, Greqia dhe progresi janë gjini femërore. Dhe ky fakt na fton të bëjmë një hap të madh. Vlerësoj se është momenti që vendi ynë të ketë në postin më të lartë një greke të denjë”, deklaroi kryeministri Qiriako Mitsotaqis. “Ka ardhur koha që Greqia të hapë derën e së ardhmes”, shtoi kryeministri, duke theksuar se zgjedhja e saj mishëronte unitetin politik në Greqi.

Sakellaropoulou do të shërbejë 5 vjet duke filluar nga 13 Mars, kur përfundon mandati i presidentit aktual Prokopis Pavlopoulos.

Katerina Sakellaropoulou aktualisht mban detyrën e Presidentes së Këshillit të Shtetit, gjykatës më të lartë në Greqi.

Sakellaropoulou është një juriste në karrierë, pikëpamjet politike të së cilës janë shpesh në kundërshtim me estabilishmentin grek.

 

Por kush është Katerina Sakellaropoulou?

Sakellaropoulou lindi në Selanik në vitin 1956 dhe diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Athinës në 1978. Më pas ajo përfundoi studimet pasuniversitare për të drejtën kushtetuese dhe administrative në Universitetin Parisit. Në 1982 Skellaropoulou u emërua ndihmës Gjyqtare në Gjykatën Supreme Administrative, e njohur ndryshe si Këshilli i Shtetit.

Ajo u bë Këshilltare e Asociuar në 1988 dhe shërbeu në Dhomën e Tretë të Gjykatës, përpara se të zgjidhej si gjyqtare në Këshillin e Shtetit në vitin 2000. Në Tetor të vitit 2015 ajo u emërua Zëvendës Presidente e këtij Këshilli, por arritja e saj më e madhe do të vinte tre vjet më vonë. Në tetor të vitit 2018 Sakellaropoulou u zgjodh kryetarja e parë femër e Këshillit të Shtetit.

Ajo shërbeu gjithashtu si anëtare e Komisionit Qendror për Hartimin e Legjislacionit nga viti 1993 deri në vitin 1995 dhe dha mësim në Shkollën Kombëtare të Gjykatësve (2005-2014).

Nga 2013 deri në 2015-ën, ajo ishte Presidente e Bordit Disiplinor të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Që nga marsi i vitit 2015, Sakellaropoulou ka qenë edhe Presidente e Shoqatës Helenike për të Drejtën e Mjedisit dhe ka punuar në mënyrë aktive në çështjet kryesore siç është devijimi i lumit Acheloos në Thesali dhe ruajtja e kampeve të refugjatëve në Athinë.

Sakellaropoulou njihet për pikëpamjet liberale, nismat pro-emigrantëve dhe qëndrimin pro-evropian. Ajo ka hartuar dokumente të shumta për mbrojtjen e mjedisit dhe drejton një shoqatë mbi mbrojtjen e mjedisit.

Tags: e pare ne historifemërpresidente e greqise

TË LIDHURA

Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë
Aktualitet

Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë

12:01 | 18/04/2026
Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…
Aktualitet

Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

11:59 | 18/04/2026
Irani rimbyll Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane
Bota

Irani rimbyll Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

11:48 | 18/04/2026
Next Post
“Si e çove për artiste, do t’ju prishet goca”, aktorja tregon paragjykimet

“Si e çove për artiste, do t’ju prishet goca”, aktorja tregon paragjykimet

Agjent apo gafë e Presidencës? Meta dekoron izraelitët, njërit i fsheh fytyrën

Agjent apo gafë e Presidencës? Meta dekoron izraelitët, njërit i fsheh fytyrën

Australi/ Një tjetër tragjedi, humbin jetën 3 amerikanë

Australi/ Një tjetër tragjedi, humbin jetën 3 amerikanë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë
Aktualitet

Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë

by mirseda
12:01 | 18/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama është duke marrë pjesë në samitin “Mbrojtja e Demokracisë” organizuar prej kryeministrit të Spanjës,...

Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

11:59 | 18/04/2026
Irani rimbyll Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

Irani rimbyll Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

11:48 | 18/04/2026
“Më kërcënohet jeta”/ Durim Bami transferohet nga ‘313’-a drejt burgut të Fushë Krujës

“Më kërcënohet jeta”/ Durim Bami transferohet nga ‘313’-a drejt burgut të Fushë Krujës

11:32 | 18/04/2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Manastirliu takon familjet e prekura: Bonus qiraje dhe dëmshpërblim

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Manastirliu takon familjet e prekura: Bonus qiraje dhe dëmshpërblim

10:31 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com