Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Profesori Kabo mbështet Ndrenikën, mesazh Ramës: I keni mbyllur derën vetes!

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Profesori Kabo mbështet Ndrenikën, mesazh Ramës: I keni mbyllur derën vetes!

Mesazhit të fortë përcjellë nga i madhi i skenës dhe ekranit shqiptar, Robert Ndrenika, i janë bashkuar shumë personalitete që kundërshtojnë ndërtimin e kullave te Teatri Kombëtar.

Mes tyre është edhe profesori Përparim Kabo, i cili numëron tragjeditë që po luhen në këtë vend me largimin e mjekëve të njohur, ndërsa e nis me fjalët “Jam në krahun tuaj Robert Ndrenika”.

Më tej, Kabo i drejtohet kryeministrit Rama, të cilin e pyet me ironi se si i ka marrëdhëniet me teatrin, ndërsa i thotë se ia ka mbyllur derën vetes dhe jo teatrit.

Mesazhi i Përparim Kabos:

Jam në krahun tuaj Robert Ndrenika…

Të pash e të dëgjova Robert Ndrenika…ai laku erdhi edhe në grykën time jo si buka e muguar por si shpirti që po mbytet…Popujt e vegjël mund të mbahen nga identiteti, nga kontributet dhe ne shqiptarët në artin teatror e kemi të madh e të shquar atë çfarë kemi bërë…Është për këtë arsye që kryeveprat e Shekspirit u përkthyhen herët nga Fan Nolin në vendin tonë dhe u vunë në skenë qysh në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar. Sot e prej gati pesë viteve kemi një kryeministër artist-piktor që deklaron se e ka mësuar retorikën te Noli dhe Konica…Por ja i dashur Robert që kur vihet një kryevepër e Shekspirit nga ku mësoi edhe Noli fjalën e gdhendur, kryeministri nuk vjenë në Teatër. Nuk e pa “Zbutjen e Kryeneçes,” megjithëse ajo pjesë shkoi edhe në Kinë në një festival. Ai nuk e pa as “Tre Motrat” e Çehovit megjithëse ishte një nga vëniet me të bukura çehoviane, nuk e pa Ecuus të Peter Shafer megjithëse ajo u vu në skenë nga regjizori i shquar Dino Mustafiç, nuk pa as “Opera për tre Grosh” të Vaclaf Havelit…sepse nuk e di përse….Nuk erdhi në Butrint të shikonte shfaqjen unikale të Teatrit Kombëtar të Pekinit me Ricardin e Tretë, të Shekspirit …

Atëhere unë pyes, Ju zoti Kryeministër si e keni marrdhënien me teatrin…Ju ia kani mbyllur derën vetes jo teatrit! Ai si në çdo kohë dhe në çdo sistem nuk ka nevojë për qeveritarin i cili ka frikë nga teatri, nga skena, nga njeriu i gjallë në skenë. Sot Ju flisni për reformën në drejtësi dhe Vetingun…por kur para disa viteve këmbanat ranë në Teatrin Kombëtar me pjesën “Korbi i Bardhë” të Mjeshtrit Mihal Luarasi ju nuk erdhët, madje ju nuk erdhët edhe kur ai vdiq…kishit punë me sa duket, ai që solli në vitin e largët 1956 Intrig e Dashuri të Shilerit…iku me nderin e kontributit në Teatër…Vendi po zbrazet Robert, po ikin aktorë të shquar, një nga talentet tona që ndriste në skenë ndejti bi 10 vjetë pa kontratë dhe iku…po ikin mjekët Robert se para pesë vitesh i futën me demek në konkurs, poi kin inxhinierët IT, infermierët dhe gjeneratat e reja…Zbrazja e atdheut është tragjedia që po luhet…Dhe ne mbjellim lule, lexojmë me projekt në park romane dhe marrim fonde, bëjmë sikur vrasim mushkonjat me fond japonez dhe fusim paratë në xhep, marrin të gjitha projektet në shoqërinë civile gratë e qeveritarëve ndërsa arti ka mbetur jetim, madje i vobekt…Mos e prekni Teatrin Kombëtar…more prishës. Po ajo godinë nuk është në gjendje, ndaj konservoheni dhe ktheheni në muzeum, si kudo…

Nxirri veshjet e pjesëve nga kthina e garderobës dhe demostrohini në muzeumin Teatër…Rinovoheni skenën dhe rregolloni mikroklimën…Në oborrin e saj ndërtoheni një godinë të lartë teatri me disa kate, ku të ketë sallë qëndrore dhe dytësore më të vogla si dhe atelie për të punuar…Hyrja të jetë nga pedonalja…Nëse ndërton Bunker art, 1 e 2, e se dimë se deri ku do shkohet…Ndërto teatër, sepse Lucrecia Borxhia që u vu në Teatrin Kombëtar me rregji të Eric Vigne shkoi në festivaline Bretagnes një festival i nivelit të parë…pra teatri ynë është në Europë, politika, ajo nuk është dhe nuk mund të shkojë dot në Europë…Vetëm kur ju të frekuentoni teatrin mund që kthesa të nisi…Me shfaqjet massive të populizmit nga ai live deri te ai dixhital…nuk shkohet asgjekundi…Edhe diçka Robert Ndrenika.

Pash mbrëmë pas intervistës suaj edhe një teatër njerëzor. Një grua plakë në Tarabosh që jetonte në gazeb si tha dikush që i shpuri ushqime…Dhe ajo grua që nuk dihet se kur kishte vënë për herë të fundit sapun në trupin e saj, por me shumë ndjeshmëri ajo tha ju faleminers… Populli ynë nuk e meriton poshtërimin, fajtorë më shumë për këtë janë ata që heshtin…Ju e dhatë shëmbullin Robert Ndrenika…unë jam në krahun tuaj!.

Tags: derënI kenimbështetmbyllurmesazh RamësNdrenikënProfesori Kabovetes

TË LIDHURA

Gjysmëfinalja e parë e festivalit “Kënga Magjike”
Kultura

Gjysmëfinalja e parë e festivalit “Kënga Magjike”

12:51 | 20/11/2025
Nis sonte edicioni i 25-të i Festivalit “Kënga Magjike”
Kultura

Nis sonte edicioni i 25-të i Festivalit “Kënga Magjike”

12:25 | 19/11/2025
Ambasada e SHBA-së në Tiranë nderon 250-vjetorin e Trupës së Marinsave
Aktualitet

Ambasada e SHBA-së në Tiranë nderon 250-vjetorin e Trupës së Marinsave

12:01 | 18/11/2025
Next Post
Abuzimet me tenderët/Ja si vjedh drejtori i KESH Agron Hetoja

Qytetarët i sulen Ramës për HEC-et: Po na detyron të largohemi!

Çmim i lartë për Angela Merkelin për mandatin e katërt të qeverisjes

Çmim i lartë për Angela Merkelin për mandatin e katërt të qeverisjes

Motra e Kim Jong-un vendos paqe mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut

Motra e Kim Jong-un vendos paqe mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Më 28 dhjetor zgjedhjet/ KQZ miraton afatet, 12 ditë fushatë elektorale në Kosovë
Kosovo

Më 28 dhjetor zgjedhjet/ KQZ miraton afatet, 12 ditë fushatë elektorale në Kosovë

by mirseda
19:43 | 21/11/2025
0

Dymbëdhjetë ditë do të ketë fushatë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Kështu është vendosur...

Putin konfirmon planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, që sjell paqen

Putin konfirmon planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, që sjell paqen

19:07 | 21/11/2025
Kosovë, sulmi kundër KFOR-it dhe policisë, vihet nën akuzë personi i dyshuar

Kosovë, sulmi kundër KFOR-it dhe policisë, vihet nën akuzë personi i dyshuar

18:51 | 21/11/2025
Kërkohej nga Belgjika për 500 kg kokainë, kapet në Greqi fieraku

Kërkohej nga Belgjika për 500 kg kokainë, kapet në Greqi fieraku

17:59 | 21/11/2025
Devoll: Kërkime për 75-vjeçaren nga Progri, dyshohet se e mori rrjedha

Devoll: Kërkime për 75-vjeçaren nga Progri, dyshohet se e mori rrjedha

17:36 | 21/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com