“Kanionet e Skraparit nuk preken”, kështu shprehet Kryeministri Edi Rama në një reagim të postuar në rrjetet sociale këtë të premte, ku sqaron se Ministri Klosi ka nisur hetim për lejen e dhënë dhe se e gjithë procedura për ndërtimin e HEC-it do të anulohet.
Lidhur me këtë reagim nga ana e kryeministrit Rama, të shumta kanë qenë komentet dhe reagimit e qytetarëve, të cilët i kanë shkruar duke i thënë se qeveria po mashtron, po vjedh dhe se gjithmonë e dërgon çështjen aty ku do vetë.
Replikat
Qytetari: Vec akuza per njeri tjetrin kini..28 vite me rradh hajdut njeri dhe hajdut tjetri.Kriminel njeri dhe kriminel tjetri.A ka ligje per juve..Po sikur te vidhte nji qytetar i thiesht gjith keto para.Po sikur te akuzoish nji qytetar i thiesht keshtu.A,e imagjinoni se cfa,do kishte ber prokuroria apo gjykata ndaj keti qytetari..Ndersa per familjen politike nuk pasa as ligje as reagime nga drejtesia..Prandaj z Rama duam fakte dhe realizime.Jo llafe se na eshte ber koka kazan prz.
Rama: Ajet, qeveria nuk arreston dhe as denon njeri sepse jetojme ne nje sistem demokratik, ku arrestimet dhe denimet i bejne prokuroria dhe gjykatat! Kuptoveee?!
Qytetari: Pse gjithmonë e coni mhb si doni vete? Qytetaret protestuan,u indinjuan dhe nuk u ankuan te portali juaj qeveritar! Edhe mos e perdor te gjithe kete politikisht! Qeveria e meparshme?? Ke 5 vjet ne qeveri ore Zoteri! Tani nuk mund te thuash me qe fajin e ka Saliu! Por Saliu mundet te thoj qe faji eshte i joti!
Mos luani me fatin e njerezve! Po na detyroni te largohemi! Do e keni te gjithe Shqiperine per vete! Por nuk e di si do ja beni me taksat dhe do ju mungojne parate…apo keni kursyer per kete dite ju?
Rama: Ilir, qetesohu i dashur, une them te verteten te pelqen ty s’te pelqen ty! Dhe e verteta eshte sic po ta them une, jo sic do ti(!), sepse po, sinjali i pare edhe nga Platforma e Bashkeqeverisjes dhe pastaj folen edhe te tjere! Dhe po, procedura ishte e nisur me kohe, kjo eshte e. verteta, do ti nuk do ti! Sa per Shqiperine ate nuk ma tregon dot as ti dhe askush tjeter, sepse une punoj dite nate, me mish e me shpirt per Shqiperine dhe ishalla e do ti Shqiperine sa e dua une, se me shume nuk ka shans!
Qytetari: Kur te shkoni ne duart e tyre, do shkoni si turist apo si sportist zoti kryeminister Edi Rama? Ne se shkoni si sportist, me cilin klub te asaj federate? E ne se shkoni si turist, thoni asaj federate te regjistrohet sipas ligjit si sipermarres tregtar ne fushen e turizmit, njesoj si te tjeret sipermares tregtar turistik qe organizojne shetitje turistike me raft ne ate kanion, e te ju japin nje fature per sherbimin turistik qe kryejne. Ps. Lajmi per ndertimin e dy HEC-eve ne Kanion si dhe lajmi per shkaterrimin dhe prishjen e Kanionit eshte lajm si thoni ju KAZANI MEDIATIK, sepse lejet jane dhene per ne Perroin e Veleshnjes dhe ne perroin e Biges te cilet jane jashte Kanionit dhe ato HEC-e nuk pengojne ujin e perrenjve te derdhen ne Kanion. Vini veshin te protestat e : Valbones, Langarices, Bencesne , atje po dhunohet natyra me leje nga shteti . Ps. Ne ate Kanion lundroj me kayak e Raft qe nga viti 1992. Ilir Mati, Udherefyes Turistik Nderi i regjistruar sipas ligjeve ne fuqi si furnitor sherbimi turistik.
Rama: Pershendetje Ilir, e verteta eshte pak ndryshe, lejet mjedisore jane te manipuluara dhe cenojne kanionet! Sa per te tjerat, veshin e veme kudo pa merak, dhe kurdohere mundemi bejme gjene e duhur. Respekt
Qytetari: Mesa duket ajo Platforma e Shqipërisë që e dashurojmë funksionon vetëm për antarsinë e Ps….. Të bësh ankesë para 4 muajve sa ka dalë si program nqft se sgaboj dhe mos marrësh një përgjigje të saktë….
Rama: Hahaha para 4 muajve platforma nuk ishte akoma e ndezur? Do e kesh bere ankesen ne facebook ndoshta, beje tek shqiperiaqeduam.al dhe e sheh vjen a s’vjen pergjigja per vetem 10 dite!