Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është shfaqur në një video duke qëndruar në mes të shiut gjatë një ceremonie kombëtare, raporton “RT”.
Putin është shfaqur mes të shiu duke vendosur një kurorë në përkujtim të dëshmorëve.
Nuk kanë qenë të pakët ata që e kane krahasuar me një foto të ish-presidentit amerikan Barack Obama duke qëndruar nën një ombrellë të mbajtur nga një marins amerikan, shkruan syri.net. Fotoja e Obamës, e bërë në vitin 2013 gjatë një konference shtypi me kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdogan, shkaktoi polemika sepse ,sic thanë kritikët, ishte kundër rregullave që marinsat meshkuj të mbajnë çadra.
Ndërkohë mediat ruse shkruajnë se shiu nuk e pengoi Presidentin rus Vladimir Putin të merrte pjesë në ceremoninë e Ditën e Kujtesës dhe Trishtimit, që shënon fillimin e Luftës kundër nazistëve.
Shumë qytetarë rus kanë shpërndarë foton duke e ‘ngritur në qiell’ presidentin Putin si i patremburi, apo i pandalshmi.