Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Presidenti turk i kërkon Kosovës të rishikojë hapjen e ambasadës në Jeruzalem

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Erdogan: Turqia do t’i kthehet gradualisht jetës normale nga marsi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i kërkoi sërish Kosovës rishqyrtimin e vendimit për hapjen e ambasadës në Jerusalem.

Kërkesa e tij ishte pjesë e urimit për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili të hënën u zgjodh për herë të dytë në këtë post.

Në letrën e presidentit Erdogan thuhet se “Turqia, si gjithmonë, edhe në periudhën e ardhshme, do të solidarizohet në çdo fushë me popullin vëlla të Kosovës. Nga ana tjetër, pasi që e di se edhe ju keni, gjithashtu, shqetësime në lidhje me çështjen e ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës është njoftuar se është bërë në Jerusalem, mendoj se do të ishte e dobishme për qeverinë tuaj të rishikonte këtë çështje brenda kuadrit të rezolutave përkatëse të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare”, thuhet mes tjerash në letrën e urimit të presidentit turk.

Kosova hapi më 14 mars ambasadën e saj në Jerusalem duke nxitur reagimin e autoritetit palestinez, disa vendeve të Ligës Arabe dhe të Turqisë e cila u bëri thirrje udhëheqësve të Kosovës “të heqin dorë nga ky hap, siç u tha, i papërgjegjshëm”.

Hapja e ambasadës u bë pak kohë pasi që Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhëniet diplomatike në bazë të një marrëveshjeje për njohje të ndërsjellë, e cila u arrit në kuadër të një dakordimi për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë – Serbi të ndërmjetësuar nga Shtëpia e Bardhë në shtator të vitit të kaluar.

Bashkimi Evropian e vlerësoi për keqardhje vendimin e Kosovës po ashtu.

Kosova u bë vendi i tretë që hap misionin e saj diplomatik në Jerusalem.

Në fund të vitit 2017, ish presidenti amerikan Donald Trump, shpalli vendimin e qeverisë së tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe në maj të vitit 2018 hapi ambasadën në atë qytet. Guatemala është vendi i dytë që zhvendosi ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.

Turqia radhitet e treta në mesin e investitorëve më të mëdhenj në Kosovë dhe ishte ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Analistët besojnë se reagimet rreth hapjes së ambasadës në Izrael nuk do të kenë ndikim në marrëdhëniet dypalëshe Kosovë – Turqi, ndërsa tërheqin vërejtjen se vendndodhja e ambasadës përcaktohet nga vendi mikpritës.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008 dhe është njohur nga mbi 100 vende të botës, ndërsa kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

Njohja nga Izraeli është vlerësuar si një nga njohjet më të rëndësishme. /Zëri i Amerikës/

Tags: Ambasada e Kosoveserdoganjeruzalemkosova

TË LIDHURA

Trumpi shpall qeverinë e Venezuelës një organizatë t*rroriste të huaj
Bota

Trumpi shpall qeverinë e Venezuelës një organizatë t*rroriste të huaj

09:33 | 17/12/2025
Vendimi dhe impaktet/ BE-i zbut planet për ndalesën e shitjes së makinave me benzinë e naftë
Bota

Vendimi dhe impaktet/ BE-i zbut planet për ndalesën e shitjes së makinave me benzinë e naftë

09:05 | 17/12/2025
Rusia dhe Ukraina sulme të ndërsjellta me dronë, shpërthime në disa qytete
Bota

Rusia dhe Ukraina sulme të ndërsjellta me dronë, shpërthime në disa qytete

08:59 | 17/12/2025
Next Post
PS padit në Kolegj vendimin e KAS-it, që lejon listën e PD-së me 222 kandidatë

PS padit në Kolegj vendimin e KAS-it, që lejon listën e PD-së me 222 kandidatë

Rama niset ”me duart plot” nga Turqia, siguron 1 milion vaksina kineze

Rama niset ''me duart plot'' nga Turqia, siguron 1 milion vaksina kineze

Rritja e borxhit, Meta-zyrtarëve: Mos firmosni kuturu, do mbani përgjegjësi

''Denonco krimin zgjedhor''/ Meta ndërmerr nismën 1 muaj para zgjedhjeve







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Anuela Ristani ka uruar kryebashkiakun Erion Veliajn për 36-vjetorin e lindjes.
Aktualitet

Anuela Ristani ka uruar kryebashkiakun Erion Veliajn për 36-vjetorin e lindjes.

by mirseda
10:05 | 17/12/2025
0

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani ka uruar kryebashkiakun Erion Veliajn për 36-vjetorin e lindjes....

Këshilli Bashkiak i Tiranës kërkesë SPAK-ut: Lejoni kryetarin Veliaj të marrë pjesë në mbledhje

Këshilli Bashkiak i Tiranës kërkesë SPAK-ut: Lejoni kryetarin Veliaj të marrë pjesë në mbledhje

09:57 | 17/12/2025
Prodhim dhe shitje narkotikësh, Prokuroria Sarandë mbyll hetimet, dërgon në gjyq 16 persona

Prodhim dhe shitje narkotikësh, Prokuroria Sarandë mbyll hetimet, dërgon në gjyq 16 persona

09:47 | 17/12/2025
Trumpi shpall qeverinë e Venezuelës një organizatë t*rroriste të huaj

Trumpi shpall qeverinë e Venezuelës një organizatë t*rroriste të huaj

09:33 | 17/12/2025
Rama ndan pamje nga ndërtimi i Qendrës së Madhe të Eventeve në Korçë

Rama ndan pamje nga ndërtimi i Qendrës së Madhe të Eventeve në Korçë

09:23 | 17/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com