Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Presidenti slloven: Nuk pajtohem me idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkan

5 vjet ago
in Rajoni
Bombë në Ballkan/ Mediat greke shkruajnë mbi dokumentin për Shqipërinë e Madhe

Gjatë një vizite në Kosovë, Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor tha se është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se kufijtë e Kosovës janë përcaktuar në vitin 2008.

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor hodhi poshtë njoftimet se ai qëndron pas dokumenteve “non-paper” të publikuara së fundi në mediet ballkanike dhe tha se është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Non-paperi që ka dalë në media në muajin prill, pretendohet të jetë hartuar nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ku është folur për ndryshimin e kufijve, por një gjë e tillë është mohuar nga vetë Jansha. Presidenti slloven Borut Pahor, tha se ai “ka mendim plotësisht të kundërt me ato që shkruhen në këto letra”. “Me ndryshimin e kufijve nuk pajtohem, qëndrimi im lidhur me këtë është plotësisht i kundërt. Unë dëshiroj t’i bind bashkëbiseduesit në Samitin e Bërdos që të vazhdohet me procesin e zgjerimit dhe të reformave. Kjo është një domosdoshmëri historike”, tha Pahor pas një takimi që zhvilloi me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor

Pahor tha se do të këshillohet me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor mbi vështrimet dhe perspektiven evropiane. “Do të provojmë të shohim se a mund të themi diçka më optimiste sa i përket perspektivës evropiane të shteteve të Ballkanit. Në aspektin e paqes dhe sigurisë, në zonën e Ballkanit Perëndimor është me rëndësi që të vihet deri në një qëndrim të BE-së se zgjerimi është domosdoshmëri gjeopolitike dhe kjo duhet të trajtohet me një karakter primar. BE duhet të përshpejtojë këtë proces dhe ta shohë këtë hapësirë si një tërësi”, tha Presidenti Pahor, duke potencuar që siҫ tha “pushteti i ri në Kosovë duhet të jetë i gatshëm me tërë fuqinë, që t’i japë dialogut me Serbinë një nxitje të re”.

Osmani: Prioritet integrimi evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga ana e saj, e konfirmoi se Kosova do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë, gjithnjë duke e pasur parasysh sipas saj që “statusi i Kosovës është përcaktuar njëherë e përgjithmonë më 17 shkurt 2008”.

“Kosova do të jetë pjesë e dialogut duke pasur parasysh që statusi i Kosovës është përcaktuar njëherë e përgjithmonë me 17 shkurt 2008. Kosova do të ulet në tavolinë për të trajtuar çështje që kanë rëndësi për popullin tonë, siç është çështja e personave të zhdukur”, tha Presidentja Osmani, duke shtuar se ka kërkuar nga homologu i saj përshpejtimin në integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

“E sigurova presidentin që Kosova e ka prioritet integrimin evropian. Reformat që duhet të ndërmerren nuk i shohim si të imponuara por për nevojën e qytetarëve tanë. E potencuam qartë që Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin të vizave. Jo që ka plotësuar kriteret, por dyfishin e tyre. Është një pritje e gjatë dhe i mbetet BE-së të mbajë premtimin”, tha Osmani.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, viziton Kosovën për herë të parë pas publikimit të dokumenteve “non-paper” në shtetin e tij slloven dhe në kuadër të përgatitjes për Samitin e Bërdo-Brijonit në të cilin merr pjesë edhe Kosova. Sllovenia më 17 maj, do të jetë nikoqire e samitit të presidentëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Procesi Bërdo-Brioni. Bërdo-Brioni është një nismë e presidentëve të Sllovenisë dhe të Kroacisë, si dy shtete anëtare të BE-së, i cili synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe nxitjen e dialogut politik ndërmjet rajonit të Ballkanit dhe BE-së./DW/

Tags: kosovandryshimet ne ballkanpresidenti sllovenVjosa Osmani

TË LIDHURA

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore
Rajoni

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

21:06 | 09/01/2026
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit
Aktualitet

“Mbytën” Italinë me kokainë, SPAK dërgon për gjykim dy persona

15:01 | 09/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale
Rajoni

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Next Post
Seria A/ Spaleti-Napoli, e dhëna që e afron trajnerin me pankinën e të kaltërve

Seria A/ Spaleti-Napoli, e dhëna që e afron trajnerin me pankinën e të kaltërve

Në Kosovë 11 viktima dhe 720 raste të reja me Covid-19

Kosovë, 2 viktima dhe 49 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

Audio përgjimi/ Mjeku-pacientit: Shko në privat e thuaj do të operohesh me mua

GJKKO i sekuestron 51 mln lekë dhe 177 mijë euro mjekut Edvin Prifti







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com