Xhelal Mziu, kryebashkiaku i Kamzës ka tronditur opinionin publik me dy deklaratat e fundit për ndeshje të trukuara në kampionatin shqiptar. Në të dyja rastet ekipi që do të hapte portën ishte Laçi, përballë dy ekipeve që luftojnë për mbijetesë, Vllaznisë dhe Teutës. E gjitha kjo sipas Mziut për të dërguar në Kategorinë e Parë ekipin e Kamzës.
https://tiranatoday.com/videoxhelal-mziu-trondit-futbollin-teuta-laci-e-trukuar-ja-si-ta-luani/
Por pas deklaratës në prag të ndeshjes Vllaznia-Laçi të kryebashkiakut Mziu, ka reaguar edhe presidenti i Laçit, Pashk Laska. Kjo ishte hera e dytë që Mziu parashikonte saktë rezultatin e një ndeshje, pasi më parë kishte parashikuar Teuta-Laçi. Në të dyja herët protagonist ka qenë skuadra e Laçit. Nga ana tjetër, president i Laçit, Pashk Laska ka reaguar ashpër, duke deklaruar se do e çojë një gjyq presidentin e Kamzës dhe se shteti duhet të veprojë në lidhje me këtë ngjarje.
https://tiranatoday.com/xhelal-mziu-nxjerr-bojen-superiores-ja-kush-ndeshje-ishte-e-trukuar/
“Nëse thuhet diçka e tillë duhet çuar deri në fund, duhen thënë të gjitha. Ose jam unë fajtor, bashkë me Laçin, ose Mziu të mbajë përgjegjësi. Unë e kam paditur në gjykatë Mziun. Pse nuk shkon ky zotëria të japë prova në Prokurori?
Herën e parë në ndeshjen ndaj Teutës nuk ia vura re, ndoshta ishte i ngarkuar emocionalisht, por kësaj here do të thotë që ai e ka personale me ne. Kjo histori më ka stresuar shumë. Prokuroria duhet të interesohet dhe të përfshihet në këtë ngjarje. Fillimisht mendova që ishte shpikje gazetarësh, më pas kuptova se e ka thënë realisht Mziu, i cili mesa duket e ka përdorur si strategji për të venë në vështirësi ekipin tim.
Ky është sporti ynë, ose ta pastrojmë dhe të shkojmë në prokurori e kush ta meritojë burgun, ose secili të flasë në tym dhe të akuzojmë gjithë ditën njëri-tjetrin. Si mund të dalë dikush e të bëjë thirrje publike që të vendosen baste për ndeshjen e Superiores? A ka shtet këtu? Pse nuk e thërret kush këtë person me pushtet që jep deklarata të tilla, për çfarë i jep, çfarë di dhe kush ia ka thënë?”, u shpreh Laska.