Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk ka paralajmëruar liderët e Bashkimit Evropian që ata duhet të “përgatiten për më të keqen” në marrëdhëniet BE-SHBA.
Në një letër drejtuar krerëve të BE, të cilët do të mblidhen në Bruksel për një samit të enjten dhe të premten, ai gjithashtu parashtroi rendin e ditës për diskutimet në takimin e rëndësishëm, me emigrimin në krye të listës.
Duke shkruar mbi çështjen e marrëdhënieve transatlantike, Tusk tha se politikat e Presidentit të SHBA Donald Trump kanë qenë gjithnjë e më shumë në lidhje me vlerat e bllokut.
“Besoj se, duke shpresuar për mirë, ne duhet të jemi gati për të përgatitur bashkimin tonë për skenarët më të këqij,” shkroi Tusk.
“Pavarësisht nga përpjekjet tona të palodhura për të mbajtur unitetin e Perëndimit, marrëdhëniet transatlantike janë nën presion të madh për shkak të politikave të Presidentit Trump”,- tha ai.
Trump ka tërhequr SHBA nga marrëveshja e klimës së Parisit dhe marrëveshja bërthamore e Iranit, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga BE që të rrinte me ta.
Pastaj në qershor, duke cituar “sigurinë kombëtare” administrata Trump shkaktoi frikën e një lufte tregtare duke imponuar tarifa për çelikun dhe aluminin e BE. BE u përgjigj me një sërë tarifash hakmarrëse.