Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Presidenti gjerman ngre alarmin: SHBA, Kina e Rusia po rrezikojnë rendin botëror

6 vjet ago
in Aktualitet, Bota, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Presidenti gjerman ngre alarmin: SHBA, Kina e Rusia po rrezikojnë rendin botëror

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier kritikoi politikën egoiste të Uashingtonit, Pekinit e Moskës e theksoi rëndësinë e multilateralizmit.

“Secili vend duhet të shohë vetë, se ku mbetet, e të vendosë interesat e tij mbi gjithë të tjerët”, kjo është deviza e presidentit amerikane, Donald Trump, tha Steinmeier në një fjalim në hapje të Konferencës së Sigurisë në Mynih. “Sikur vërtet është menduar për të gjithë, nëse gjithkush ka menduar për vete”. Presidenti gjerman megjithatë e vlerësoi bashkëpunimin transatlantik. Ky duhet ruajtur, tha Steinmeier, i cili hapi zyrtarisht Konferencën e 56-të të Sigurisë në Mynih nën drejtimin e diplomatit të njohur, Wolfgang Ischinger. Kjo konferencë shihet si forum i rëndësishëm i politikës së sigurisë, ku deri të dielën diskutojnë e zhvillojnë takime rreth 40 krerë shtetesh e qeverish.

Por Sekretari i Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo nuk i pranoi kritikat për tërheqjen amerikane nga skena globale. Ai tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih, se “jam i lumtur të them, se vdekja e aleancës transatlantike është tejet e ekzagjeruar”. Perëndimi është duke fituar, dhe ne po fitojmë së bashku, tha ai. Por në fjalimin e mëvonshëm ishte presidenti francez, Emmanuel Macron që bëri fjalë për “dobësim të perëndimit”.

“Pa respektuar të drejtën ndërkombëtare”

Steinmeier akuzoi Rusinë, se “pa respektuar të drejtën ndërkombëtare” e aneksoi Krimenë. Ky vend “e bëri dhunën ushtarake dhe ndryshimin e dhunshëm të kufijve në kontinentin europian sërish mjet të politikës”. Që atëherë sundon pasiguri dhe paparashikueshmëri. Sipas Steinmeier, Kina përmes fuqizimit të saj është bërë një aktor i rëndësishëm në institucionet ndërkombëtare. “Në të njëjtën kohë ky vend e pranon të drejtën ndërkombëtare vetëm në mënyrë selektive, aty ku bie ndesh me interesat e veta”, kritikoi presidenti gjerman. Veprimi i Kinës në Detin Jugor Kinez i shqetëson fqinjët në rajon. “Kurse mënyra e veprimit kundër pakicave në vend na shqetëson të gjithëve”, tha Steinmeier duke pasur parasysh këtu burgosjet masive të ujgurëve.

“Më shumë mosbesim, më shumë armatim, më pak siguri”

Steinmeier paralajmëroi në këtë kontekst për një garë të re armatimi. “Po kthehemi sërish në dilemën klasike të sigurisë. Më shumë mosbesim, më shumë armatim, më pak siguri janë pasojat. Deri në një garë të re armatimi nuklear, që nuk do të sjellë vetëm më shumë armë, por më shumë fuqi nukleare të armatosura mirë, me të gjitha rreziqet për situatën e brishtë të stabilitetit nuklear”, theksoi presidenti gjerman. Rikthimi tek interesat kombëtare e dobëson bashkësinë ndërkombëtare, edhe në kërkimin e zgjidhjeve të përbashkëta për probleme globale, si ndryshimi i klimës. Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë “shumë e shqetësuar” kur institucionet ndërkombëtare “dobësohen” apo “bllokohen”. “Humbjen e diplomacisë, të shtyllave mbajtëse të arkitekturës sonë të sigurisë, të marrëveshjeve për kontrollin e armatimit e marrëveshjeve ndërkombëtare nuk mund ta zëvendësojmë me tanke, avionë luftarakë dhe raketa me rreze të mesem veprimi”, tha Steinmeier. E pikërisht, sepse rrezikon të shkatërrohet “Pax Americana”, Evropa duhet të reagojë ndaj kësaj “zhvendosjeje të fortë të sferave të pushtetit dhe ndikimit”. Evropa “duhet të gjejë balancën e saj me Kinën, në mes ashpërsimit të konkurrencës së sistemeve dhe bashkëpunimit të nevojshëm e duhet të marrë seriozisht partnerët e fuqishëm në Azi”, paralajmëroi presidenti gjerman.

Maas apelon tek evropianët

Për shkak të tërheqjes gjithnjë e më të dukshme të SHBA nga konfliktet ndërkombëtare, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas (SPD) kërkoi në Konferencën e Sigurisë në Mynih një angazhim më të fuqishëm gjerman dhe europian në politikën e sigurisë.”Ne evropianët i kemi mbajtur për një kohë të gjatë sytë mbyllur para realitetit të vështirë, që krijon tërheqja amerikane nga angazhimi ushtarak dhe marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Maas. Në këtë boshllëk gjeopolitik që po lenë SHBA nën qeverinë e Trump po hyjnë “me forcë” vende si Rusia, Turqia dhe Irani. Por këto shtete ndjekin “shpesh vlera tërësisht të tjera, interesa të tjera dhe përfytyrime të tjera për rendin”. Në këtë kontekst, Mass kërkoi “ngritjen e një Bashkimi Europian të sigurisë dhe mbrojtjes si shtyllë të fortë dhe europiane të NATO-s”. Kjo është detyra politike evropiane e viteve 20-të.” Për këtë Gjermania do të reagojë edhe ndaj ofertës së presidentit francez, Emmanuel Macron për një dialog strategjik europiane mbi armët atomike franceze. Gjermania është “e gatshme të angazhohet edhe më shumë ushtarakisht”, por ky duhet të jetë i përfshirë në një “logjikë politike” dhe i lidhur me diplomacinë.” DW

Tags: Analizepresident gjermanRendi Botërorsiguria

TË LIDHURA

“Shkëlqyeshëm”, Trump e përshkruan pozitivisht vizitën e parë të Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë pas gjashtë vitesh
Bota

“Shkëlqyeshëm”, Trump e përshkruan pozitivisht vizitën e parë të Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë pas gjashtë vitesh

22:47 | 25/09/2025
Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani
Aktualitet

Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani

22:29 | 25/09/2025
“U morën celularët e vartësve”/ Lala tregon si ra në “rrjetën” e SPAK kryebashkiaku i Kolonjës
Aktualitet

“U morën celularët e vartësve”/ Lala tregon si ra në “rrjetën” e SPAK kryebashkiaku i Kolonjës

22:18 | 25/09/2025
Next Post
Nga rrëmbimi i fëmijëve, deri tek ekzekutimi i policëve/Kush janë 3 të kërkuarit

Nga rrëmbimi i fëmijëve, deri tek ekzekutimi i policëve/Kush janë 3 të kërkuarit

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Evropë

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Evropë

Zbulohet propozimi i Albin Kurtit: “Plan Marshall” në vend të “Minishengen”

Zbulohet propozimi i Albin Kurtit: “Plan Marshall” në vend të "Minishengen”

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025




TË FUNDIT

“Shkëlqyeshëm”, Trump e përshkruan pozitivisht vizitën e parë të Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë pas gjashtë vitesh
Bota

“Shkëlqyeshëm”, Trump e përshkruan pozitivisht vizitën e parë të Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë pas gjashtë vitesh

by mirseda
22:47 | 25/09/2025
0

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, vizitoi Shtëpinë e Bardhë këtë pasdite për herë të parë pas gjashtë vitesh...

Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani

Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani

22:29 | 25/09/2025
“U morën celularët e vartësve”/ Lala tregon si ra në “rrjetën” e SPAK kryebashkiaku i Kolonjës

“U morën celularët e vartësve”/ Lala tregon si ra në “rrjetën” e SPAK kryebashkiaku i Kolonjës

22:18 | 25/09/2025
Izraeli vijon sulmet kundër rebelëve Houthi, 2 të vdekur dhe 48 të plagosur nga goditja e fundit në Jemen

Izraeli vijon sulmet kundër rebelëve Houthi, 2 të vdekur dhe 48 të plagosur nga goditja e fundit në Jemen

22:16 | 25/09/2025
Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës

Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës

21:59 | 25/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com