Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Presidencialet 2020/Oprah Winfrey do të sfidojë Donald Trump

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Presidencialet 2020/Oprah Winfrey do të sfidojë Donald Trump

Gara presidenciale për vitin 2020 në Shtetet e Bashkuara me sa duket po fillon dy vite përpara. Me sa duket ka gara ka filluar që në ditët e para të 2018-ës.

Kur u pyet të hënën në bordin e avionit presidencial, “Air Force One” rreth manjates së medias dhe filantropes miliardere, Oprah Winfrey, si një rivale e mundshme në zgjedhjet e ardhshme ndaj presidentit Donald Trump, Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley u përgjigj: “Ne e mirëpresim sfidën nga Oprah Winfrey apo kushdo tjetër.”

Megjithatë, 63-vjeçarja Oprah Winfrey, të paktën zyrtarisht, nuk ka vënë kandidaturën për zgjedhjet e ardhshme. Por fjalimi i saj i së dielës në ceremoninë e dhënies së çmimeve Globi i Artë në Hollywood nxiti spekulime të menjëhershme dhe intensive në media rreth një kandidimi të mundshëm të saj si demokrate në zgjedhjet e vitit 2020.

“Nuk e di nëse e ka parë,” tha zëdhënësi Gidley duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse Presidenti Trump e kishte parë fjalimin e pasionuar të Oprah Winfrey-it.

Megjithatë, komentet e saj rreth rritjes në varfëri, fuqizimit të grave dhe mbështetjes për shtypin (nën kritika të vazhdueshme nga Presidenti Trump), nxitën shpejt edhe disa figura politike konservatore që të flasin pozitivisht për të si një kandidate të mundshme presidenciale.

Kur u pyet pas fjalimit në ceremoninë e çmimeve Globi i Artë, nëse planifikonte të kandidonte për presidente, Winfrey u përgjigj: “Jo”. Por disa njerëz të afërt me të u cituan të hënën të kenë thënë se ajo po mendonte seriozisht për këtë çështje.

Partneri i saj, Stedman Graham, u citua të dielën në mbrëmje të ketë thënë për gazetën The Los Angeles Times, se “Kjo varet nga njerëzit. Ajo absolutisht do ta bënte këtë.”

Në një intervistë televizive në fillim të vitit të kaluar, Winfrey tha se zgjedhja e zotit Trump i kishte ndryshuar asaj mendjen nëse ajo kishte mungesë të përvojës për postin më të lartë politik të Amerikës. Por në një tjetër intervistë televizive në tetor, ajo hodhi poshtë spekulimet, duke deklaruar, “Nuk do të ketë asnjë lloj gare politike nga unë për asnjë lloj posti.”

Winfrey, siç ishte rasti edhe me zotin Trump para se të zgjidhej president, nuk ka mbajtur asnjë post publik.

Presidenti Trump të hënën, duke folur në një konventë kombëtare të fermerëve në Tenesi, nuk përmendi emrin e zonjës Winfrey dhe nuk bëri asnjë referencë në lidhje fushatën e tij të rizgjedhjes.

“Vendi ynë po e kthen vetëbesimin,” tha zoti Trump në lidhje me punën e tij pothuaj një vjeçare si President i vendit. “Ne jemi dëshmitarë të një epoke të re të patriotizmit, begatisë dhe krenarisë”.

Në të kaluarën, zoti Trump ka folur pozitivisht për zonjën Winfrey. Në një intervistë televizive të vitit 1999, kur ai tha se po mendonte të hynte në garën për president një vit më vonë (megjithëse ai nuk e bëri një gjë të tillë), Trump deklaroi, “Oprah do të ishte gjithmonë zgjedhja ime e parë për nënpresidente”, duke shtuar, “ajo është e shkëlqyeshme, një grua e jashtëzakonshme”.

Vajza e Presidentit Trump, Ivanka e vlerësoi përmes një mesazhi në Twitter fjalimin e zonjës Winfrey të hënën vonë.

Oprah Winfrey mbështeti Senatorin demokrat nga Ilinoi, Barak Obama, në fushatën e tij të suksesshme presidenciale të vitit 2008 dhe ish Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton në fushatën presideniale të vitit 2016, në të cilën ajo humbi ndaj zotit Trump.

Nuk ka asnjë udhëheqës të qartë demokrat që do ta sfidonte Presidentin Trump në zgjedhjet e vitit 2020, ndërkohë që vëmendja është kthyer në zgjedhjet e mesmandatit për Kongres qo do të mbahen në nëntor të këtij viti, kur 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve do të zgjidhen ose rizgjidhen, së bashku me një të tretën e 100 anëtarëve të Senatit, shkruan VOA.

Në muajt pas zgjedhjeve të mesmandatit për kongresin, në mes të mandatit katër-vjeçar të Presidentit Trump, sfiduesit presidencialë demokratë ka të ngjarë të fillojnë shpalljen e kandidaturave të tyre kundër tij.

Tags: 2020Donald TrumpOprah WinfreyPresidencialetsfidojë

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim
Bota

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa
Bota

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
“Nuk jemi naivë për qëllimet e tyre”, Suedia: Të përgatitemi për izolimin afatgjatë të Rusisë
Bota

“Nuk jemi naivë për qëllimet e tyre”, Suedia: Të përgatitemi për izolimin afatgjatë të Rusisë

21:13 | 08/11/2025
Next Post
Aktualitet/“Arta Marku, e komanduar. Arsyeja pse u lirua Haki Çako”

Aktualitet/“Arta Marku, e komanduar. Arsyeja pse u lirua Haki Çako”

Demarkacioni/Politikanët luajnë e ka kush e ka

Demarkacioni/Politikanët luajnë e ka kush e ka

Si të kompensoheni nëse ju vonohet/pezullohet fluturimi

Si të kompensoheni nëse ju vonohet/pezullohet fluturimi







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00
Politikë

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00

by mirseda
14:36 | 09/11/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për...

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

22:55 | 08/11/2025
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com