Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Presidenca e Trump shtyn paqen mes Izraelit dhe Palestinës

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Presidenca e Trump shtyn paqen mes Izraelit dhe Palestinës

25 vjet pasi Izraeli dhe Organizata për Çlirimin e Palestinës nënshkruan Marrëveshjen e Paqes të Oslos, e cila shtoi shpresat për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, ekspertët thonë se paqja në Lindjen e Mesme është më larg se ndonjëherë. Disa prej ekspertëve paralajmërojnë se përmes veprimeve të saj të fundit, administrata Trump ka humbur besimin e palestinezëve për të qenë një ndërmjetës i drejtë në këtë konflikt.

Shtrëngimi i duarve mes Kryeministrit izraelit Yitzhak Rabin dhe kryetarit të atëhershëm të OPÇ-së Yasser Arafat, sfidoi tabutë e vjetra për çfarëdolloj bashkëpunimi mes dy armiqve, ndërsa të dyja palët i mbanin sytë nga ndihma e Shteteve të Bashkuara për të arritur një marrëveshje më të gjerë që do të mundësonte bashkëjetesën paqësore të dy shteteve sovrane, Izraelit dhe Palestinës.

Tashmë, 25 vjet më vonë, administrata Trump ka kënaqur qeverinë izraelite, por ka armiqësuar palestinezët nëpërmjet një sërë veprimesh, duke filluar me njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit dhe vendosjen atje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Gazetarët shtruan pyetjen nëse administrata Trump beson se po i inkurajon palestinezët të rikthehen në tryezën e bisedimeve nëpërmjet prerjes së fondeve për agjensinë e OKB-së për refugjatët palestinezë dhe mbylljes së zyrës së OPÇ-së në Uashington. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert, tha se zyrtarët amerikanë po provojnë një përqasje tjetër.

“Asgjë nuk ka funksionuar gjatë gjithë jetës sonë, apo jo? Asgjë nuk ka funksionuar deri më tani, kështu që po provojmë një përqasje tjetër dhe të shohim nëse do të ketë rezultat. Jemi të përkushtuar dhe kemi njerëz në terren, që punojnë çdo ditë për këtë gjë. Vazhdojmë të jemi optimistë dhe po punojmë”, tha zonja Nauert.

Dhëndrri i Presidentit, Jared Kushner, i tha gazetës “The New York Times” se asnjë nga masat ndëshkuese ndaj palestinezëve nuk i ka ulur shanset për një plan amerikan për paqen, përpjekje të cilën ai drejton. Por, disa analistë nuk janë dakort.

“Këto lëvizje të administratës Trump ia kanë mbyllur derën mundësisë për t’i angazhuar palestinezët në një mënyrë konstruktive. Janë një sërë vendimesh. U mor vendimi për të hapur ambasadën në Jeruzalem; vendimi për të prerë fondet për UNRWA-n, programin palestinez të ndihmave për refugjatët; vendimi për ndihmën që i jepej autoritetit palestinez”, thotë Natan Sachs, i Institutit Brookings.

Zoti Sachs vë në dukje se administrata Trump vazhdon të thotë se plani është pothuajse i përfunduar dhe se do të paraqitet së shpejti, transmeton voa.

“Ky plan vazhdon të jetë gjithnjë gati për t’u publikuar. Nuk di nëse do të publikohet ndonjëherë. Pjesë të këtij plani janë pritur tashmë ftohtë nga disa udhëheqës arabë. U tha se po qarkullonin idenë për të përfshirë Jordaninë, diçka që jordanezët e kanë përjashtuar kategorikisht që në vitin 1988”, thotë zoti Sachs.

Për shumë banorë të kësaj pjese të botës, shpresat për një paqe të qëndrueshme janë venitur si një kujtim i largët.

Tags: IzraelitmesPalestinëspaqenpresidencashtynTrump

TË LIDHURA

Starmer dhe Macron ‘Putin po vret fëmijë dhe civilë’
Bota

Starmer dhe Macron ‘Putin po vret fëmijë dhe civilë’

12:32 | 28/08/2025
Ambasada Gjermane: Berlini është përkrah Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugën evropiane
Aktualitet

Ambasada Gjermane: Berlini është përkrah Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugën evropiane

11:29 | 28/08/2025
Thirrje për zgjedhje: Protestat e studentëve kundër Vuçiç
Rajoni

Thirrje për zgjedhje: Protestat e studentëve kundër Vuçiç

10:10 | 28/08/2025
Next Post
Përplas për vdekje këmbësorin, autori ia mbath

Vlorë/Grabitet një pikë Exchange, pronari dhe policia në ndjekje të autorëve

Njihuni me “vrasësit” e baterive në telefonat celularë

Njihuni me "vrasësit" e baterive në telefonat celularë

Bugatti Chiron makinë super e shpejtë, arrin 450 kilometra në orë

Bugatti Chiron makinë super e shpejtë, arrin 450 kilometra në orë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori i njohur Naun Shundi
Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori i njohur Naun Shundi

by mirseda
13:05 | 28/08/2025
0

Aktori i njohur i skenës shqiptare, Naun Shundi, është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare pas një...

Starmer dhe Macron ‘Putin po vret fëmijë dhe civilë’

Starmer dhe Macron ‘Putin po vret fëmijë dhe civilë’

12:32 | 28/08/2025
Prokuroria e Tiranës i sekuestron llogari bankare, makina luksoze të dënuarit me 5 emra

Prokuroria e Tiranës i sekuestron llogari bankare, makina luksoze të dënuarit me 5 emra

12:06 | 28/08/2025
Shkatërrohet shkolla e fshatit, policia bën me faj dy të mitur

Shkatërrohet shkolla e fshatit, policia bën me faj dy të mitur

12:02 | 28/08/2025
Grabiti paratë në tyrben e Gramshit, shpallet në kërkim hajduti 35-vjeçar nga Cërriku!

Grabiti paratë në tyrben e Gramshit, shpallet në kërkim hajduti 35-vjeçar nga Cërriku!

11:58 | 28/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com