Premtimi për 300 mijë vende punë? Rama: S’janë aq fiks, por 278.000

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se nuk e ka përmbushur premtimin e tij për 300 mijë vende pune.

I ftuar në emisionin “Open”, Rama tha se kishin arritur tek shifra e 278 mijë, të cilat mund të verifikoheshin në letrat e shtetit.

Edi Rama: ”Premtimi për 300 mijë vende punë? Nuk janë aq fiks por 278 mijë. Merrni shikoni letrat e shtetit, aty janë. Banka Botërore thotë që jemi të parët në rajon për punësimin. Nuk e them unë. Sot sfida nuk është tek vendet e punës. Sot nuk e gjeni dot një kompani të madhe që nuk po kërkon punëtor, por problemi është rritja e pagës për punën. Duhet të kalojmë në disa hapa të reja për të rritur pagat. Kjo është sfida. Për ne vende pune janë që ato që personi është në të bardhë.”