Prej vitesh, fshati Kosan, i njësisë administrative Kastrat, në bashkinë Malësi e madhe, vuan mungesën e ujit të pijshëm përgjatë gjithë vitit.
Banorët shprehen se është e paparanueshme kjo situatë, ndërsa ka vështirësuar jetën e tyre.
Ata thonë se për t’u furnizuar me ujë të pijshëm, detyrohen të shkojnë në fshatrat e tjera, dhe duke qenë se janë larg, ka edhe kosto shpenzimi.
Ndonëse për këtë problem madhor ju është premtuar shumë në çdo fushatë zgjedhore, këtyre banorëve, ende nuk është bërë asgjë konkrete.
Me ardhjen e stinës së verës, situata e banorëve në këtë fshat bëhet edhe me problematike .