Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Pranoi mandatin e deputetit, PEISH e përjashton nga radhët e saj: S’mund të gëzojë…

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pranoi mandatin e deputetit, PEISH e përjashton nga radhët e saj: S’mund të gëzojë…

Futja personale e disa kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë ka sjellë vendime politike në partitë e tyre respektive.

Pas përjashtimit të disa deputetëve nga organet vendimmarrëse të partive të opozitës së bashkuar, sot ka qenë radha e Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë të njoftojë fundin e marrëdhënies politike me deputetin Ervis Meço, i cili ishte kandidat në listën e Partisë Demokratike, sipas marrëveshjse politike me PEISH në Qarkun e Vlorës.

“PEISH prej marsit të vitit 2017 i është bashkuar me vendim politik e me vullnet të lirë Koalicionit Opozitar dhe Aleancës me Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike. Ne si PEISH kemi firmosur gjithashtu edhe marrëveshjen e re të bashkëpunimit opozitar me Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike” thuhet në deklaratën e PEISH.

Duke kujtuar se vendimet politike janë të detyrueshme për zbatim nga çdo anëtar, në deklaratë njoftohet edhe fundi i marrëdhënies politike të Ervis Meços me PEISH-në.

“Sikurse e kemi ndjekur, ditën e enjte është betuar duke marë mandatin e deputetit nga lista vijuese e PD, ish – Sekretari i Përgjithshëm i PEISH z. Ervis Meço. Qytetari Ervis Meço ka të drejtë të bëjë ç’të dojë me vendimet dhe vullnetin e tij personal politik, por kurrësesi nuk mund të gëzojë më asnjë të drejtë në PEISH duke qenë se ai ka humbur tashmë automatikisht anëtarësimin e tij dhe çdo funksion brenda PEISH.

Vetëpërjashtimi i tij është edhe fundi i marrëdhënies së tij politike me PEISH” përfundon deklarata e Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë.

***

Kandidati i komunitetit Egjiptian në formularin e tij të dekriminalizimit deklaron se është dënuar në Gjermani me 30 ditë burg.

Ai saktëson se vepra penale e tij është konvertuar në gjobë, të cilën e ka paguar.

Ervis Meço akuzohet se ka përgjuar/regjistruar në mënyrë të paligjshme një zyrtar gjerman dhe për këtë vepër penale ai është dënuar me burgim.

Po ashtu kandidati që pritet të futet në Parlament, Ervis Meço shkruan në formular se për katër muaj ka qendërzuar në Gjermani si azilant politik, por nuk e ka përfituar statusin.

Sipas formularit të plotësuar nga ai vetë, kandidati për deputet ka shkuar në gjermani për azil pas zgjedhjeve të 2017./Panorama

Tags: deputetitgëzojë...mandatinPEISHPërjashtonpranoiradhets’mundsaj

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë

21:57 | 02/03/2026
Shkarkimi i Prodës nga Policia e Shtetit, i hapet rruga garës për pasuesin e tij
Aktualitet

Shkarkimi i Prodës nga Policia e Shtetit, i hapet rruga garës për pasuesin e tij

21:53 | 02/03/2026
Vrau me thikë Egli Pashollarin, arrestohet Gazment Buçpapa/ Policia: Fshihej në Tropojë
Aktualitet

Vrau me thikë Egli Pashollarin, arrestohet Gazment Buçpapa/ Policia: Fshihej në Tropojë

21:51 | 02/03/2026
Next Post
Guardiola “JO”, ja kush do të jetë trajneri i ri i Juventusit

Guardiola “JO”, ja kush do të jetë trajneri i ri i Juventusit

Merr fund kalvari i vuajtjeve, mësuesja gjendet pas 16 ditësh në pyll (FOTO)

Merr fund kalvari i vuajtjeve, mësuesja gjendet pas 16 ditësh në pyll (FOTO)

Tani që Edi Rama nuk iku, a do shkrihet opozita?!

Tani që Edi Rama nuk iku, a do shkrihet opozita?!







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin
Bota

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin

by mirseda
22:46 | 02/03/2026
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shprehur e shqetësuar për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme pas...

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

22:42 | 02/03/2026
Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

22:21 | 02/03/2026
Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

22:20 | 02/03/2026
Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

22:00 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com