Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës. Mësohet se Jonito.K. banues në Vlorë duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka goditur këmbësorin e moshuar me inicialet F.Sh., 78 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Kastrioti” në qytetin e Vlorës.
Materialet hetimore për shtetasit e lartpërmendur iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.