Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Posta Shqiptare ju ‘vjedh kohën’ dhe sorollat qytetarët shqiptarë

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Posta Shqiptare ju ‘vjedh kohën’ dhe sorollat qytetarët shqiptarë

“Zgjohem në mëngjes si fundjavë që është dhe shkoj poshtë pallatit për të marrë postën.” Ups! Kjo mbetet vetëm një ëndërr për shqiptarët sepse realiteti është shumë ndryshe.

Shumica e shqiptarëve janë të vetëdijshëm që posta nuk u shkon në shtëpi dhe në këtë rast janë të detyruar që të shkojnë ta marrin kë zyrat postare.

I vetmi shërbim i mirë që ka bërë posta deri më tani është njoftimi me mesazh ne celular nëse personi që po ju dërgon letrën apo pakon e ka vendosur numrin tuaj.

Qytetarët shqiptarë rrëfejnë një tjetër realitet ndaj atyre shërbimeve që propagandon Posta Shqiptare. Duke qenë së Posta Shqiptare është institucion shtetëror që paguhet nga taksapaguesit shqiptarë çdo qytetar ka gjithë të drejtën që të ankohet për shërbimet që nuk i ofrohen nga ky institucion.

Në redaksinë e Tirana Today qytetarët ankohen për kaosin dhe rrëmujën që ka pllakosur këtë institucion.

Pas mesazhit që qytetarët marrin nga Posta Shqiptare për pakot që ju kanë ardhur nga jashtë, drejtohen tek posta për të cilën shkruhet në mesazh duke iu referuar adresës që qytetarët kanë vendosur.

Sapo paraqiten në Postë shohin që ka një mbipopullim, megjithëse ora është 09:00, 12:00 apo 16:00. E njëjta situatë në cdo ditë pune të javës.

Sapo futesh brenda shikon që nuk ka një sistem radhe sepse pajisja qe pret kuptonat sipas radhës nuk funksionon. Qytetarët detyrohen që të mbajnë vetë radhën. Megjithëse Posta Shqiptare pretendon se shërbimet ofrohen të njëjta si në institucionet private, shihet qartë se radha këtu është rrëmujë totale ku nuk kanë munguar përplasjet verbale mes qytetarëve.

Pasi qytetarët presin në radhë për gati një orë punonjësja e postës iu thotë se pakoja e tyre ka ardhur në një tjetër postë.

Konkretisht në Tiranë janë dy pika postare ku qytetarët mund të tërheqin pakot e ardhura nga jashtë. Njëra është ZP Tirana 5/1 tek ish-Stacioni i Trenit dhe tjetra  ZP nr.2 tek Komuna e Parisit. Praktikisht dy zyrat postare ku mund të tërheqësh pakot e ardhura nga jashtë janë në dy skaje të kryeqytetit. Ndaj është i kuptueshëm zemërimi i qytetarëve kur u thonë ik se e ke tek posta tek ish-Stacioni i Trenit apo anasjelltas tek Komuna e Parisit.

Qytetari denoncues në redaksinë e Tirana Today sqaron se pasi priti mbi 60 min tek posta  ish-Stacioni i Trenit dhe aty i thonë që të shkojë tek Komuna e Parisit. Për fat të mirë në  ZP nr.2 funksionon sistemi i radhës me kupon, por ai sheh që ka 75 persona para vetes në radhe dhe se në atë orar që ai u paraqit aty 13:05, punon vetëm një sportelet i shpërndarjes së pakove. Duke marre parasysh se minimalisht procedura e marrjes së pakos për një person është 5 min, i duhet të priste 6 ore e 25 minuta.

Duke u përpjekur të gjejmë një shpjegim logjik përse ndodh kjo dy janë përgjigjet e mundshme.

1) Punonjësit dhe drejtuesit e postës shqiptare janë të paaftë për të kryer punën e tyre si duhet. Ketë supozim e mbështesim duke marrë parasysh sistemin e korruptuar të institucioneve shqiptare. Për supozimin e parë i referohem raportit të “Transparency International” e cila ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2018 për 180 vende në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Shqipëria ka humbur disa vende teksa renditet në pozitën e 99, nga 91 që ka qenë një vit më parë. A e dini se ne renditemi 10 vende më keq se Gambia. Po çfarë lidhje ka Gambia pyet dikush, por a e dini ju se “para dy vjetësh Presidenti i Gambias mori buxhetin e shtetit me vete dhe iku për tërë natën kërkoi strehim politik në Guine. Kur u formua qeveria e re në Gambia, zbuloi se në arkën e shtetit nuk kishte më asnjë para. Veç 50 milionë dollarëve nga thesari, Yahya, kështu e quanin presidentin, kishte marre dhe një flote me 10 bugatti, 12 Rolls Roysa dhe 6 Ferrari.” Bëjini llogaritë vetë tani.

2) Opsioni i dytë është që Drejtuesit e Postës Shqiptare me urdhër nga lartë (nga politikanët, përgjithësisht ata që i kanë vendosur në atë detyrë) i shërbejnë me zell oligarkëve. Në plan të parë duket sikur nuk ka asnjë lidhje. Por mjafton tu kujtoj VKM nr.651, datë 10.11.2017. Është ligji i taksave për blerjet online mbi 22 euro dhe dërgesave postare mbi 45 euro. Ky ligj u miratua nga qeveria shqiptare me zellin më të madh për t’i shërbyer oligarkëve. Është e thjeshtë sepse shqiptarët e varfër për të shmangur çmimet stratosferike që kanë vendosur këta oligarkë vendosin të blejnë në internet. Me sa duket këta oligarkë janë akoma të pangopur ndaj veç ligjit kanë ‘udhëtuar’ politikanët që kanë nën tutelë që të sorollatin shqiptarët që ata të mos blejnë apo të mos marrin më pako nga jashtë. Nga dëshmia e qytetarit e patë vetë së thuajse çdokujt që i ka ardhur një pako nga jashtë i duket e pakta një ditë pune të marrë pakon e tij.

Nëse posta shqiptare kërkon të bëjë një replikë apo të përgënjeshtrojë lajmin, iu lutemi e keni kategorikisht të ndaluar që të thoni se është një gabim njerëzor. Të gjithë i kuptojmë gabimet njerëzore, por s’mund të ketë me qindra gabime çdo ditë.

Këtë denoncim e kuptojnë mirë të gjithë punonjësit e thjeshtë të postës të cilët përballe me ankesat e qytetarëve çdo ditë por nuk flasin për të mos humbur vendin e tyre të punës. TIRANA TODAY

Tags: kohënPosta ShqiptareqytetaretshqiptaresorollatVjedh

TË LIDHURA

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

22:18 | 21/01/2026
Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka
Politikë

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë
Aktualitet

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Next Post
Telushi shënon golin e vitit, Partizani shkon +8 nga ndjekësit (Video)

Telushi shënon golin e vitit, Partizani shkon +8 nga ndjekësit (Video)

Projekt korruptiv/Meta: Të anulohet “Unaza e Re”

Meta thirrje SHBA-ve dhe BE-së: Ndihmoni në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë

Skandal në Spanjë, VAR dështon në derbin e Madridit (Video)

Skandal në Spanjë, VAR dështon në derbin e Madridit (Video)







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
22:18 | 21/01/2026
0

Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes...

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com