Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Popullariteti i diktatorëve të kohës sonë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Popullariteti i diktatorëve të kohës sonë

Daniel Gros, “Project Syndicate’/Ngritja e “demokracisë jo liberale” në Evropë, është një nga prirjet më negative të kohës sonë. Këto regjime, ndërtohen zakonisht rreth një udhëheqësi, që e përqendron fuqinë e tij duke i tejkaluar – dhe në disa raste duke i eliminuar – kontrollet dhe balancat institucionale. Vladimir Putin i Rusisë, Rexhep Taip Erdogan i Turqisë dhe Viktor Orban i Hungarisë, përfaqësojnë tre nga shfaqjet më të dukshme të kësaj dukurie.

Por ajo që vlen të përmendet – dhe që është e rrezikshme – është se si këto regjime kanë qenë në gjendje të ruajnë mbështetjen popullore. Kontrolli mbi mediat tradicionale, si televizioni, radioja dhe gazetat, është sigurisht një nga arsyet pse këto regjime gëzojnë vazhdimisht mbështetjen e shumicës së elektoratit.

Por, manipulimi, madje edhe kontrolli i plotë i mediave, nuk mund të shpjegojë popullaritetin e qëndrueshëm, të mbështetur edhe nga sondazhet e opinionit, të udhëheqësve jo liberalë. Arsyeja kryesore e suksesit politik të këtyre udhëheqësve, është se këto regjime, pavarësisht pozicionimit të tyre antiperëndimor, kanë përdorur të ashtuquajturin Konsensusin e Uashingtonit, i cili rekomandon politika të kujdesshme makroekonomike dhe tregje të hapura.

Rusia nën Putinin është “fëmija model” për këtë lloj qasjeje, me qeverinë që zakonisht përdor tepricat buxhetore, dhe akumulon rezerva të mëdha valutore. Hungaria ka ndjekur gjithashtu një politikë të kujdesshme fiskale nën Orbanin; dhe Erdogani ka bërë të njëjtën gjë në Turqi qëkur ka ardhur në pushtet. Borxhi publik në të tria vendet është pra tashmë ose i ulët, ose në rënie (si në Hungari).

Në dy prej këtyre tri rasteve, paraardhësit liberalë të regjimit e patën humbur besueshmërinë, pasi e kishin çuar vendin në një krizë financiare. Ndërkohë udhëheqësit jo liberale, e kanë pranuar bazën e Konsensusit të Uashingtonit – sipas të cilit politikat e kujdesshme makroekonomike, ofrojnë një performancë më të mirë ekonomike në një periudhë afatgjatë – dhe zakonisht ia kanë deleguar menaxhimin makroekonomik ekspertëve jopolitikë.

Ata i kanë rezistuar tundimit për të përdorur stimujt fiskalë apo monetarë afatshkurtër me synim rritjen e popullaritetit të tyre, duke u mbështetur ndërkohë tek politika e identitetit për të ruajtur dominimin në elektorat. Rezultati më afatgjatë, ka qenë performanca relativisht e fortë ekonomike dhe votuesit relativisht të kënaqur.

Kjo qasje qëndron në një kontrast të thellë me atë të udhëheqësit të parafundit të Venezuelës, Hugo Çavez, i cili ruajti mbështetjen popullore për 14 vjet me radhë, duke shpenzoi në programe të shumta sociale të ardhurat e mëdha, si pasojë e çmimeve të lartë të naftës në tregjet ndërkombëtare, që vazhduan kështu për një kohë të gjatë.

Tani, me rënien e çmimeve të naftës, afërsisht përgjysmë që prej vitit 2014 – dhe me asnjë ulje taksash për të mbështetur importet – pasuesi i Çavezit, Nikolas Maduro, po ballafaqohet me një krizë ekonomike katastrofike, dhe me trazira popullore në përshkallëzim e sipër.

Kështu, politikat e kujdesshme përbëjnë një strategji efektive afatgjatë për ruajtjen e regjimit. Udhëheqësit e fortë jo liberalë të Evropës, e dinë se nëse tejkalimi i shpenzimeve çon në një krizë financiare, dhe tek nevoja për të kërkuar ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ditët e tyre në pushtet janë të numëruara.

Politikat e kujdesshme makroekonomike mbështesin rritjen, por ato mund të funksionojnë vetëm në rast se ekonomia mbetet relativisht e lirë. Deri më tani, as Putin dhe as Erdogan nuk e kanë njehsuar retorikën e tyre nacionaliste me politikat proteksioniste. Përkundrazi, Rusia e Putinit iu bashkua Organizatës Botërore të Tregtisë; dhe Erdogani nuk e ka vënë asnjëherë në dyshim bashkimin doganor të Turqisë me Bashkimin Evropian, edhe pse marrëdhëniet dypalëshe me Brukselin kanë shkuar nga e keq në shumë më keq.

Sfida afatgjatë për këta udhëheqës, është që regjimet e tyre politike jo liberale të mbeten ekonomikisht liberale. Me kalimin e kohës, tundimi për t’ia dorëzuar kontrollin e një pjesë në rritje të ekonomisë miqve dhe familjes bëhet më i fortë, dhe korrupsioni tenton të shtohet, pasi loja kryesore bëhet zhvillimi i lidhjeve politike dhe favorizimi klientelist dhe nepotik. Kur kjo ndodh, rritja ekonomike është e detyruar të bjerë.

Ky kërcënim afatgjatë, është më i dukshëm në Rusi. Putini erdhi në pushtet në kohën kur çmimet e naftës filluan të rriteshin, në krahasim me një nivel të ulët historik. Ndaj nuk qe e çuditshme pse Rusia mundi të rritet fuqishëm gjatë super-ciklit ekonomik që pasoi, i cili përfundoi vetëm kohët e fundit. Menaxhimi makroekonomik gjatë bumit të çmimeve të naftës, ka qenë mjaft i kujdesshëm sa për ta lejuar regjimin të përballonte rënien e fundit të çmimeve të naftës.

Por tani, gati 3 vjet pas përfundimit të super-ciklit, pikëpamja për Rusinë është e zymtë. Standardet e jetesës kanë mbetur në vend; dhe norma e rritjes potenciale të ekonomisë vlerësohet të jetë vetëm 1.5 për qind – një nivel që nënkupton se Rusia do të mbetet vazhdimisht më e varfër sesa pjesa tjetër e Evropës.

Turqia mund të ketë mbërritur një pikë kthese të ngjashme. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Erdoganit, trashëgoi një ekonomi që po rimëkëmbej nga një krizë e thellë financiare, dhe pati një potencial të konsiderueshëm rritjeje, për shkak të urbanizimit të vazhdueshëm dhe përfitimeve në nivelin arsimor të popullsisë.

Deri vonë, qeveria e AKP-së e kufizoi ndërhyrjen e saj në anën e brendshme të ekonomisë, siç janë prokurimet publike dhe shpenzimet për infrastrukturën.

Por, pas puçit të dështuar të një pjesë të ushtrisë vitin e kaluar, regjimi e ka fuqizuar veten duke nën kontroll bizneset në pronësi të të akuzuarve për simpatizim të së ashtuquajturës lëvizje Gyleniste, të cilën Erdogani e akuzon si ideatore të tentativës së grushtit të shtetit.
Udhëheqësit e sotëm evropiane të dorës së hekurt, e kanë ruajtur mbështetjen popullore përmes ruajtjes së lirisë relative ekonomike, mbi të cilën varet zhvillimi afatgjatë. Por, teksa këto regjime po bëhen gjithnjë e më autoritare, aftësia e tyre për t’i mbajtur votuesit të lumtur, po bëhet gjithnjë e më e dyshimtë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Shënim: Daniel Gros, është drejtor i Qendrës për Studimet e Politikave Evropiane, me qendër në Bruksel. Ai ka punuar për Fondin Monetar Ndërkombëtar, dhe ka shërbyer si këshilltar ekonomik në Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian, për kryeministrin dhe ministrin francez të Financave.

Tags: dikatatorëterdoganEvropëspopullaritetiputinviktor orban

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Trump nuk bën dot emërime gjatë gushtit, Senati ia ka “lidhur” duart

Trump nuk bën dot emërime gjatë gushtit, Senati ia ka “lidhur” duart

Pas trajnerit, kombëtarja pritet të ketë edhe asistencë mjekësore italiane

Pas trajnerit, kombëtarja pritet të ketë edhe asistencë mjekësore italiane

Dy skafistët sfidojnë policinë shqiptare dhe atë malazeze, por arrestohen nga karabinierët italianë

Dy skafistët sfidojnë policinë shqiptare dhe atë malazeze, por arrestohen nga karabinierët italianë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Shkodër/ Arrestohet 44-vjeçari që dogji mbeturinat, shkaktoi ndotje masive në zonën përreth
Aktualitet

Shkodër/ Arrestohet 44-vjeçari që dogji mbeturinat, shkaktoi ndotje masive në zonën përreth

by mirseda
11:19 | 02/09/2025
0

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohet për ndezjen e një zjarri të qëllimshëm,...

Ndodhej për pushime në Sarandë, turisti francez bie nga lartësia në gjendje të dehur dhe humb jetën

Ndodhej për pushime në Sarandë, turisti francez bie nga lartësia në gjendje të dehur dhe humb jetën

11:13 | 02/09/2025
Ish-kreu i SHISH dhe djali i tij nën akuzë për 3 vepra penale, nga nxjerrja e sekretit shtetëror tek…

Ish-kreu i SHISH dhe djali i tij nën akuzë për 3 vepra penale, nga nxjerrja e sekretit shtetëror tek…

10:53 | 02/09/2025
Autoriteti Palestinez mirëpret planet belge për njohjen e shtetësisë

Autoriteti Palestinez mirëpret planet belge për njohjen e shtetësisë

10:41 | 02/09/2025
“Shpërthim” virozash në Berat/ Fëmijët preken nga çrregullime gastro-intensinale

“Shpërthim” virozash në Berat/ Fëmijët preken nga çrregullime gastro-intensinale

09:59 | 02/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com