Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Populizmi që po gërryen Evropën  

8 vjet ago
in Të Gjitha
Populizmi që po gërryen Evropën   

Nga Jonathan Eyal , “The Straits Times”/Në fillim të këtij viti, shumë pak njeëz qenë optimistë për panoramën politike të Evropës, pasi kontinenti dukej gati t’i nënshtrohej diktatit të politikanëve populistë apo ekstremistë, duke u ushqyer me urrejtjen racore, dhe duke u përpjekur të ringjallin konfliktet e vjetra nacionaliste.

Zonja Marine Le Pen e Frontit Kombëtar të Francës, e nisi garën e saj presidenciale me të gjithë lulëzimin populist që e çoi zotin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Kudo që shkoi, ajo u përshëndet nga kënga antiemigrante “Ky është vendi ynë!”. Në Holandë, Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë, e udhëhequr nga zoti Geert Wilders ishte shumë përpara në sondazhe. ”Islami i moderuar nuk ekziston!”, qe slogani i tij më popullor.

Në vendin më të madh të Evropës, Alternativa për Gjermaninë (AfD), një lëvizje nacionaliste kundër emigrantëve, dukej e pandalshme. Të gjitha këto lëvizje kundër emigrantëve nuk arritën të ngjiteshin në pushtet. Politikanët tradicionalë mbajnë kontrollin në Holandë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, u rendit e para me një diferencë të theksuar ndaj gjithë kundërshtarëve në zgjedhjet parlamentare të shtatorit – edhe pse tani po përpiqet t’i përfshijë në një koalicion qeverisës, për shkak të mungesës së numrave për të forcuar një mazhorancë.

Në Francë, zonja Le Pen u mund keqazi nga zoti Emmanuel Macron, një rishtar në rangjet e larta të politikës, që u ngjit në pushtet me shumicën dërrmuese të dy të tretave të votave.

Përjashtimi i vetëm është Austria, ku Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë, iu bashkua qeverisë së udhëhequr nga konservatorët e zotit Sebastian Kurz.

Pra, a janë ekstremistët e Evropës tanimë thuajse jashtë loje? Jemi larg këtij skenari; në rastin më të mirë, marshimi i tyre në pushtet është shmangur, në vend se të mposhtej.

Dhe kjo, jo për shkak se ideologjia e tyre helmuese e racizmit dhe proteksionizmit ekonomik është hedhur poshtë, por më tepër sepse sistemet elektorale të Evropës, e bëjnë mjaft të vështirë për populistët që të fitojnë pushtetin në vetëm një palë zgjedhje.

Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare holandeze në mars, një koalicion i partive të moderuara e ruajti pushtetin.

Por pjesa e zotit Wilders u rrit me një të tretën, në 13 përqind të votave; partia e tij është e dyta më e madhe në vend, çka vështirë se mund të quhet një refuzim ndaj ekstremizmit.

Situata është edhe më dramatike në Gjermani, ku një parti duhet të marrë të paktën 5 për qind të votave për të hyrë në parlament, pikërisht për të parandaluar që ekstremistët të kenë ndikim.

AfD jo vetëm që nuk u rrëzua nga ky prag, por mori 12.6 për qind të votave, dhe brenda natës u bë partia më tretë më e madhe në Gjermani.

Në Francë, sistemi dypalësh elektoral i vendit e mundi zonjën Le Pen, duke i inkurajuar votuesit të bashkohen kundër saj në raundin e dytë; në të parën, ajo fitoi 21.3 për qind të votave, jo shumë larg 24 përqindëshit të zotit Macron.

Megjithatë, edhe në raundin e dytë, ajo arriti të marrë një të tretën e votave.

Dështimi politik i Evropës mund të jetë edhe më i keq, pasi kontinenti po përjeton një rënie në dukje të pandalshme të dominimit të të gjitha formacioneve politike tradicionale të saj. Në Holandë, Partia Laburiste pësoi një humbje katastrofike.

Në Gjermani, qendra e majtë dhe ajo djathtë, të cilat midis tyre kontrollojnë deri në 80 për qind të votave, morën vetëm gjysmën e votave, ndërsa socialistët shënuan rezultatin e tyre më të keq në një shekull.

Dhe në Francë, sistemi i vjetër politik thjesht u shkri, një dukuri që mund të përsëritet në Italinë fqinje, që shkon në zgjedhje në vitin 2018. Problemi i Evropës, nuk është vetëm se si të merret me problemin e rritjes së populistëve, por edhe që i gjithë sistemi i tij ekzistues politik po shembet nga brenda.

Kjo s’do të thotë se politikanët e ekstremit të djathtë apo të majtë, janë gati të ngjiten në pushtet. Partitë ekstremiste janë të përçara nga brenda dhe të papërvoja. Rënia ka mbaruar, duke u dhënë populistëve më pak mundësi për të luajtur me pakënaqësitë e e votuesve. Megjithatë, qeveritë po jetojnë në një kohë të huazuar.

Pasi ato duhen ende të vendosin nëse basti i tyre më i mirë për të mposhtur dallgën e populizmit, është të ballafaqohen drejtpërsëdrejti me idetë ekstremiste, apo të zbatojë politika të tilla si kontrollet më të forta kufitare ose proteksionizmin, në mënyrë që t’i japin fund këtij rebelimi populist.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: EvropëngërryenGjermaniaHolandale penMacronpartitepopulizmi

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Shpërthen këngëtari ndaj Adi Krastës: Kjo s’ka ndodhur as në kohën e Enverit!

Shpërthen këngëtari ndaj Adi Krastës: Kjo s’ka ndodhur as në kohën e Enverit!

Basha, i vetëm me Monikën; Agron Duka prezanton polin e ri politik me 10 parti

Basha, i vetëm me Monikën; Agron Duka prezanton polin e ri politik me 10 parti

“El Clasico”, pjesa e parë/Madrilenët të pafat, Benzema ndalet nga shtylla

“El Clasico”, pjesa e parë/Madrilenët të pafat, Benzema ndalet nga shtylla







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Kryeministri mbledh grupin parlamentar të PS ditën e sotme, çfarë pritet nga kjo mbledhje maratonë?
Aktualitet

Kryeministri mbledh grupin parlamentar të PS ditën e sotme, çfarë pritet nga kjo mbledhje maratonë?

by mirseda
09:51 | 16/01/2026
0

Ditën e sotme grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet në një mbledhje maratonë në orën...

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Kukës/ Rrëshqitja e dherave “paralizon” qarkullimin dhe izolon katër familje në fshatin Cernaleva

Kukës/ Rrëshqitja e dherave “paralizon” qarkullimin dhe izolon katër familje në fshatin Cernaleva

09:16 | 16/01/2026
Harta e re e çmimeve për shtëpitë, fshati barazohet me qytetin – edhe taksat njësoj

Harta e re e çmimeve për shtëpitë, fshati barazohet me qytetin – edhe taksat njësoj

08:56 | 16/01/2026
“NATO është këtu!”/Trump nuk heq dorë nga ishulli, ushtarët e parë europianë mbërrijnë në Groenlandë

“NATO është këtu!”/Trump nuk heq dorë nga ishulli, ushtarët e parë europianë mbërrijnë në Groenlandë

08:52 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com