Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pompeo: Nuk heqim dorë nga lufta kundër ISIS-it

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Pompeo: Nuk heqim dorë nga lufta kundër ISIS-it

Shtetet e Bashkuara premtuan se nuk do të heqin dorë nga lufta për të zhdukur grupin terrorist Shteti Islamik, ndërkohë që u bënë thirrje aleatëve të marrin më shumë përgjegjësi për luftëtarët e huaj dhe për rindërtimin e Irakut dhe Sirisë.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e bëri premtimin të enjten në hapje të një takimi të koalicionit “Të mposhtim ISIS-in”, duke hedhur poshtë kritikat se që kur SHBA nisën tërheqjen e forcave nga verilindja e Sirisë, ka munguar një rol udhëheqës amerikan.

“Ju të gjithë e dini se ne duhet të vazhdojmë ta sjellim luftën tek ISIS-i. Këtë bëjmë ne”, u tha Pompeo ministrave nga më shumë se 35 vende dhe organizata.

“Ne eliminuam udhëheqësin e ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi dhe pasardhësin e tij të mundshëm”, shtoi Pompeo, duke iu referuar bastisjeve muajin e kaluar që eliminuan dy zyrtarët kryesorë të grupit terrorist.

“Pyetni secilin prej tyre nëse ka ndonjë mungesë të rolit udhëheqës amerikan”, tha ai.

Toni i tij sfidues erdhi ndërkohë që në takim merrnin pjesë vetëm 31 vende anëtare të koalicionit “Të Mposhtim ISIS-in” dhe ndërkohë që zyrtarët amerikanë të inteligjencës e të mbrojtjes paralajmëruan se kërcënimi nga ISIS-i po rritet.

Forcat e mbështetura nga SHBA në Siri çliruan territorin e fundit të mbajtur nga ISIS-i marsin e kaluar, duke i dhënë fund kalifatit të vetë-shpallur të grupit terrorist.

Zyrtarët kanë pohuar, megjithatë, se celulat e ISIS-it në Irak dhe Siri janë duke u përfshirë në një kryengritje të rrezikshme si në Irak ashtu edhe në Siri, duke theksuar se grupi terrorist ka filluar të rivendosë kontrollin në disa zona.

“Kryengritja është e gjallë dhe fillon me siguri në veri-perëndim të Irakut”, paralajmëroi Russell Travers, tha javën e kaluar drejtori në detyrë i Qendrës Kombëtare amerikane të Kundërterrorizmit.

“Tashmë nuk ka zona të ndaluara për lëvizje natën”, tha ai, duke shtuar se “Ne shohim flamuj të ISIS-it dhe zona të vogla ku zbatohet Sheriati.”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në komentet e tij në ministerialin e së enjtes u bëri jehonë këtyre shqetësimeve.

“Lufta nuk ka mbaruar. ISIS-i është ende një kërcënim”, tha ai.

“Situata në veri të Sirisë mbetet e brishtë dhe e vështirë”.

Por Sekretari Pompeo u përpoq të zbuste shqetësime të tilla.

“Ne po e vëzhgojmë me syrin e një skifteri këtë hapësirë dikur të pushtuar nga ky kalifat mashtrues”, u tha ai anëtarëve të koalicionit.

“Ne kemi ripozicionuar disa nga trupat tona në verilindje të Sirisë dhe në rajonin më të gjerë, për të garantuar se ISIS-i kurrë nuk do të ringjallet përsëri”.

Të dielën, oficeri më i lartë ushtarak amerikan, Gjeneral Mark Milley, tha në rrjetin televiziv ABC se pavarësisht një tërheqjeje të forcave amerikane nga verilindja e Sirisë, Pentagoni planifikoi të linte aty rreth 500 deri në 600 trupa për të ndihmuar në ruajtjen e fushave të naftës pranë Deir Al Zor-it, në Sirinë lindore.

Zyrtarët e Pentagonit në mënyrë të përsëritur janë përpjekur ta karakterizojnë këtë hap si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të parandaluar që ISIS-i të rimarrë vrull dhe të përfitojë nga nafta, aktualisht nën kontrollin e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të mbështetura nga SHBA.

Por ndërsa priti Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, Presidenti i SHBA Donald Trump tha se shqetësimi kryesor ishte vetë nafta.

“Ne po e mbajmë naftën”, tha ai. “Ne i lamë trupat atje vetëm për naftën”.

Konfuzioni për naftën dhe për një seri ndryshimesh të menjëhershme në politikën e deklaruar të SHBA-së në Siri, ka hedhur hije mbi shqetësimet e tjera për ISIS-in, duke përfshirë fatin e 10,000-15,000 luftëtarëve në burgjet e administruara nga SDF.

Kjo përfshin rreth 2,000 luftëtarë të huaj të ISIS-it, shumë prej të cilëve vijnë nga vendet e koalicionit.

Zoti Pompeo përsëriti të enjten thirrjen që vendet e origjinës t’i tërheqin ata.

“Anëtarët e koalicionit duhet të marrin mijëra luftëtarë të huaj terroristë në paraburgim dhe t’i mbajnë ata përgjegjës për mizoritë që kanë kryer”, tha ai.

Zyrtarët amerikanë të antiterrorizmit i kanë quajtur këta luftëtarë të huaj një nga kërcënimet më të mëdha afatmesme, me shqetësimin se nëse ata nuk riatdhesohen dhe nuk nxirren para drejtësisë, ka të ngjarë të gjejnë rrugën dhe t’i bashkohen përsëri radhëve të ISIS-it në Siri dhe Irak.

Zoti Pompeo gjithashtu u bëri thirrje anëtarëve të koalicionit të ndihmojnë për zbutjen e mungesave të fondeve në përpjekjet e stabilizimit në Irak dhe Sirinë verilindore.

Por se sa aleatët e koalicionit do t’i mbajnë parasysh thirrje të tilla pas samitit të së enjtes, kjo mbetet në pikëpyetje.

“Aleatët tanë me të drejtë po pyesin se cila është strategjia jonë, cila është qasja jonë operacionale ndaj ISIS-it, duke parë se administrata në thelb ka ndryshuar pozicionin e saj dita ditës sipas tekave të Presidentit Trump”, i tha Zërit të Amerikës Mark Simakovsky, studiues në Këshillin Atlantik dhe ish-zyrtar amerikan i mbrojtjes.

“Mendoj se ka një konfuzion të vërtetë”, tha ai. /VOA

Tags: ISISkunderluftePompeo

TË LIDHURA

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

22:40 | 23/01/2026
Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?
Bota

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan
Bota

Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

21:05 | 23/01/2026
Next Post
Prokurori italian sugjerime për kriminelët në burgje, flet për mafian shqiptare

Prokurori italian sugjerime për kriminelët në burgje, flet për mafian shqiptare

Arta Vorpsi ‘thyen’ heshtjen

Arta Vorpsi ‘thyen’ heshtjen

Nis me debate seanca e jashtëzakonshme, Gjuzi: Duam 45 minuta kohë

Nis me debate seanca e jashtëzakonshme, Gjuzi: Duam 45 minuta kohë







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

by mirseda
22:40 | 23/01/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar tonet ndaj Kanadasë, duke e akuzuar vendin fqinj...

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

21:35 | 23/01/2026
Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

21:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com