Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Politikanët miliardera, ja pasuria e kabinetit qeveritar dhe e deputetëve të Kosovës

7 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Politikanët miliardera, ja pasuria e kabinetit qeveritar dhe e deputetëve të Kosovës

Pasuria e kabinetit qeveritar, por edhe e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kalon shifrën prej 1 miliard eurosh. Prej tyre vetëm një ministër dhe dy deputetë kanë deklaruar rreth 925 milionë euro pasuri.

Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit (AKKK) ka nxjerrë në pah faktin se sa të pasur janë politikanët e shtetit më të varfër në Evropë.

Sipas një kalkulimi të thjeshtë të deklarimeve zyrtare të pasurisë të bërë nga gazeta “Zëri” del se vetëm ministrat e qeverisë “Haradinaj” dhe 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbi 1 miliard euro pasuri.

Megjithatë, nga kjo shumë e madhe e pasurisë së zyrtarëve publikë vetëm një ministër dhe dy deputetë të Kuvendit të Kosovës i kanë deklaruar rreth 925 milionë euro pasuri. Më i pasuri nga të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë është zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, i cili ka deklaruar mbi 203 milionë euro prona të paluajtshme jashtë Kosovës, mbi 10.5 milionë euro pasuri të luajtshme, duke përfshirë këtu një avion dhe disa vetura, rreth 500 milionë euro aksione në biznese të ndryshme, kryesisht jashtë vendit, si dhe rreth 5 milionë euro para të gatshme në banka komerciale. Pasuria e përgjithshme e Pacollit del të jetë rreth 720 milionë euro.

Pas Pacollit, i cili pasurinë e ka krijuar jashtë vendit, deputeti i LDK-së Ramiz Kelmendi është politikani i dytë më i pasur në Kosovë. Kelmendi ka deklaruar rreth 120 milionë euro aksione në kompaninë e tij “Elkos”, si dhe në prona të paluajtshme. Ndërsa deputeti i AAK-së Gani Dreshaj është politikani i tretë më i pasur në Kosovë, i cili njëjtë si Pacolli pasuri të madhe të paluajtshme posedon jashtë Kosovës, përcjell gazeta “Zëri”.

Dreshaj ka deklaruar mbi 41 milionë euro pasuri të paluajtshme dhe mbi 44 milionë euro aksione të bizneseve të ndryshme jashtë Kosovës, por edhe në vend.
Pasuria e përgjithshme e Dreshajt arrin në rreth 85 milionë euro. Vetëm këta tre politikanë, Pacolli, Kelmendi dhe Dreshaj, kanë deklaruar pasuri të përgjithshme në vlerë prej rreth 925 milionë eurosh, shkruan tutje gazeta “Zëri”.

Gjithashtu shumica e deputetëve, e ministrave, por edhe kryeministri Haradinaj kanë deklaruar pasuri në vlerë prej mbi 1 milion eurosh. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar pasuri të përgjithshme prej rreth 750 mijë eurosh, ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli e ka deklaruar një banesë në vlerë prej rreth 100 mijë eurosh e zero euro e ka deklaruar një lokal afarist prej 270 metra katrorësh, ndërsa për të njëjtin shkruan më poshtë në formularin e deklarimit të pasurisë se ka detyrime financiare në vlerë prej mbi 110 mijë eurove.

Përndryshe, Kosova është vendi më i varfër në Evropë, përderisa ka politikanë shumë të pasur, për të cilën gjë kanë raportuar disa herë mediet ndërkombëtare, duke e ndërlidhur pasurimin e shpejtë të politikanëve me shkallën e lartë të korrupsionit në vend, shkruan gazeta “Zëri”. Sipas statistikave zyrtare, shkalla e papunësisë dhe e varfërisë në vend sillet rreth 30 për qind, përderisa shumë të rinj po ikin nga vendi për të punuar në vende të ndryshme të Evropës pasi po pajisen me viza pune në ambasadat e huaja në Prishtinë në mungesë të vendeve të punës në Kosovë. /Express

Tags: kabinetmiliarderaparapolitikane

TË LIDHURA

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Harta e ndarjes së Gazës/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah
Aktualitet

Harta e ndarjes së Gazës/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

17:52 | 21/02/2026
Next Post
Mbledhja e Kryesisë së PS/ Rama jep porositë e radhës: Para ligjit kush prek votën!

Mbledhja e Kryesisë së PS/ Rama jep porositë e radhës: Para ligjit kush prek votën!

Euro vazhdon të këmbehet me 121.5 lekë, dobësohen paundi dhe dollari amerikan

Euro vazhdon të këmbehet me 121.5 lekë, dobësohen paundi dhe dollari amerikan

Do ketë apo jo votime më 30 qershor? Basha bën lëvizjen urgjente

Do ketë apo jo votime më 30 qershor? Basha bën lëvizjen urgjente







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com