Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Politika si “narcizëm individual”…

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Politika si “narcizëm individual”…

Nga: Gëzim Tushi

Pardje ka qenë ndoshta dita më e errët intelektuale, politike dhe qytetare e Lulzim Bashës, i cili për fat të keq edhe pas shpartallimit elektoral të 6 marsit, akoma nuk e ka kuptuar apo nuk do ta kuptojë se politika nuk është për luks personal. Me deklaratën absurde se “asnjëherë nuk ka humbur”, tregon një gjë që është shumë serioze për të sotmen dhe të nesërmen e PD-së dhe opozitës shqiptare.

Por, mbi të gjitha, kjo shprehje plotësoi kuotat negative dhe sindromën e dështuar të Bashës si politikan karriere. Basha deri tani në të gjithë kohët e karrierës së vet politike, sidomos periudha e lidershipit në krye të PD-së, kanë vërtetuar se edhe kur kishte mbështetjen pa kushte dhe ishte nën suzerenitetin dhe mbrojtjen e “babait adoptiv”, që pothuaj e caktoi në atë detyrë, por dhe tani që është bërë “armiku” i tij kryesor, tregon se as nuk ka koncept të qartë, as nuk e ndjen përgjegjësitë personale të humbjeve të njëpasnjëshme në gjashtë gara elektorale.

Por, mbi të gjitha, ai nuk kupton ose bën sikur nuk kupton pamundësinë personale tashmë të verifikuar dhe të vërtetuar, për të mbajtur peshën e “ngarkesës së angazhimit” si lider. Është skandaloze karriera politike e tij në krye të PD-së, që në të gjitha konkurrimet vetëm ka dështuar, dhe “udhëheqja” e tij e ka dobësuar në nivele skeletike peshën politike dhe autoritetin elektoral të PD-së.

Ideja e Bashës edhe pas këtij dështimi të fundit për ta shtyrë më tej pushtetin dhe kënaqësinë e lidershipit të tij të dështuar, duke bërë kombinime e lojëra fjalësh apo sintagma etike për të justifikuar shkaqet e dështimit, nuk janë argument që vlejnë në botën e politikës. Politika nuk është as teatër, as kinema apo film me ngjyra. Situata e PD-së është serioze.

Përpjekja e Bashës për ta futur PD-në në “territorin e Makiavelit” është vrastare, e papranueshme, jo vetëm për PD-në, por dhe për ekuilibrat e brendshëm demokratikë të shoqërisë shqiptare. Nëse akoma nuk e ka kuptuar se deri tani në përgjithësi lidershipi i tij ka qenë jashtë realitetit, thelbit dhe rivalitetit të politikës së vërtetë.

Basha deri tani ka qenë në krye të PD-së dhe e ka përdorur dhe shpërdoruar atë, duke luftuar vetëm për të pasur të siguruar mbështetës personal brenda partisë, si mjet për të ruajtur pozitën e vet, duke u marrë vazhdimisht vetëm me probleme fiktive politike. Kjo është arsyeja më thelbësore e dështimit të tij politik. Basha duhet të largohet nga drejtimi PD-së, sepse e ka vërtetuar që ai nuk i ka mundësitë dhe i mungon statura për të qenë politikan i aftë e vizionar për të ndërtuar dhe realizuar një “politikë të vërtetë racionale”.

Basha akoma nuk e ka kuptuar thelbësisht se politika nuk është për “luks personal”. Nuk është as për z. Basha, loja e të cilit tani është e qartë, fare e kuptueshme, për militantët e PD-së dhe për shqiptarët, që e duan demokracinë dhe që e kuptojnë rolin e opozitës, dimensionin kushtetues për qeverisjen demokratike të vendit. Tani, koha e të qenit të Bashës në këtë rol mbaroi dhe koha e veprimeve të stisura, thjesht për dukje nuk pi më ujë. Mundësia e mashtrimit të mëtejshëm me argumente të sajuara ka marrë fund. Nga mënyra si foli pas humbjes së turpshme, “disfatës dëshpëruese” të 6 marsit del lehtësisht konkluzioni se në krye të PD-së nuk ka qenë një lider që njeh rregullat demokratike të dorëheqjes dhe rrotacionit, por një njeri që zvarritet dhe që do të bëhet “papë pa merita” në këtë parti.

Politika mund të jetë për gjithçka dhe në substratin e saj lideri mund të ketë shumë plane, qëllime, objektiva personale të individualizuara, por ajo vetëm për një gjë nuk të shërben: për narcizëm individual. Këtë duhet ta kuptojë ose duhet t’ia mësojnë z Basha. Ai nuk e ka kuptuar apo nuk e ka ndjerë, se nën drejtimin e tij ndryshoi krejt tipologjia e komportimit politik të PD-së.

Basha e transformoi politikën e PD-së nga një politikë opozitare dinamike, aktive, të fortë e rezultative, në një politikë butaforike. Basha e orientoi PD-në drejt një politike kinematike e televizive, për të bërë dukje e realizuar bravura të jashtme, por që realisht i bëri dëm kolosal asaj. Në përpjekje për të qenë origjinal e për t’u larguar nga modeli i “babait të tij adoptiv”, e sterilizoi opozitën, e bëri atë opozitë forcë politike impotente. Ai e zhveshi politikën e PD-së nga tipologjia e saj interaktive, në emër të modernitetit, por në këtë përpjekje estetike e shkollareske, Basha e zbrazi nga brenda” partinë në numur, vlera dhe rezultate. Dhe për këtë situatë ka dhe duhet të mbajë përgjegjësi.

Pasojat e kësaj situatë janë të shumta. Përpjekja e Bashës për “personalizimin e lidershipit të PD-së vetëm te vetja, ishte një nga dështimet e tij të mëdha. Koha tregoi se ai nuk i ka as kapacitetet politike, vullnetin, energjitë e duhura për të luajtur këtë rol. Por mbi të gjitha, koha tregoi se atij i mungon, nuk e ka të lindur, por as të fituar karizmën e liderit. Atë që i duhet dhe që në kohën e sotme të “video-politikës” është condite sine quan non. Është koha, madje ka kaluar, që Basha të ketë një vështrim kritik për “veten” dhe përgjegjësitë e tij, për situatën ku është katandisur PD-ja dhe opozita shqiptare në përgjithësi. Personalisht, mendoj se Basha asnjëherë nuk u vlerësua si lider i vërtetë.

Përgjithësisht politika e tij u kthye në spektakël butaforik pa bereqet, që asnjëherë nuk u mor seriozisht as nga anëtarët e PD-së, populli opozitar dhe as nga shqiptarët në tërësi. Basha, me politikën e vet, duke menduar që t’i shërbejë vetëm vetes, me dashje apo pa dashje, me qëllim apo nga padituria dhe mungesa e përvojës, e mbajti politikën e PD-së për një kohë goxha të gjatë, larg nga problemet e vërteta. Deri në pikën kur me të drejtë apo të padrejtë, ai e evidentoi pozicionin e vet si politikan “fluger”, pa busull të qartë orientimi, pa plan të sigurt apo vullnet për ta realizuar atë.

Nuk ka fare rëndësi nëse Basha është apo duhet konsideruar “lojtar i dyfishtë”. Kjo nuk ka rëndësi fare, përballë rezultateve elektorale katastrofike dhe pozitës historikisht mjerane, pa perspektivë ku ai e çoi PD-në dhe opozitën shqiptare. Në këto kushte, vetëm nëse ai ka “dalë nga arsyeja e shëndoshë”, mund të mendojë, të besojë se mund të vazhdojë dhe të pretendojë pozicionin e liderit të PD-së dhe kreut të opozitës shqiptare. Pas 6 marsit është e sigurt që Bashës i kaloi koha. Boll i shijoi kënaqësitë e lakmueshme të politikës.

Jo aq për meritat e veta, sesa për kombinatorikat dhe obsedimin e shfaqur me këmbëngulje nga “babai adoptiv” i tij. Tashmë ai është plotësisht një politikan i rutinuar, që nuk ka më asgjë as për të thënë e as për të bërë politikisht. Mirë është të largohet duke ruajtur dhe garantuar atë pak dinjitet që i ka mbetur, por që ka mundësi që ta rikuperojë në të ardhmen. Por vetëm me një kusht: jashtë politikës. Koha tregoi se distanca midis politikës dhe kapaciteteve të Lul Bashës është shumë e madhe, e parikuperueshme, e pamundur për t’u mbushur.

Sepse atij i mungojnë shumë komponentë, që janë thelbësorë për një “homo politicus” të kohës moderne, e cila kërkon një tjetër tipologji politikani, të zgjuar, të rafinuar, rezultativ, konkret, me energji e vullnet të pashtershëm. Cilësi që Basha tregoi se ose nuk i ka, ose nuk diti t’i vërë në punë. Koha e retorikës politike për bujë të jashtme dhe justifikim të dështimeve të brendshme, ka kaluar.

Tani nuk ka “gjethe fiku” që mbulon dështimin, paaftësinë organike, thelbësore, ontologjike të Bashës. Mbase ka qenë i mirë për të bërë “punët e veta” përmes qenies në politikë. Por politika nuk është për “punët e veta”, por për “punët e të tjerëve”. Ai këtë nuk e bëri. Se nuk donte apo nuk diti ta bëjë, kjo tashmë nuk ka fare rëndësi. Për të politika, angazhimi, mbështetja me “diskriminim pozitiv” nga “babai adoptiv” nuk dhanë rezultatet e duhura, të kërkuara apo të pritura. Karriera politike e z. Basha shkoi “huq”. Ishte një dështim total spektakolar. Politika e PD-së nuk mund të ecë përpara me gënjeshtrat e vazhduara të lidershipit aktual.

As me imazhin e Bashës si lider politik. “Ombrella Basha” ishte dhe është e ngushtë, e pamundur për të plotësuar dëshirën e tij për një parti unike, sipas modelit unitarist të PD-së në kohën e Berishës. Në atë kohë, lideri historik kishte karizmë dhe legjitimitet, dimension të lidershipit frymëzues dhe të suksesshëm. Ndërsa sot, modeli Basha nuk është as origjinal, as epigonist. Kjo gjendje në tipologjinë e lidershipit, është një nga arsyet e kësaj situate të PD-së aktuale, e cila ka nevojë për një lloj militantizmi të vërtetë, ndryshe nga ai fals, i fragmentuar e butaforik i Bashës, i cili me sa duket përfundimisht nuk e ka më autoritetin e drejtimit të “orkestrës partiake “ të PD-së…

Tags: bashaGëzim TushiPD

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
“Më vjen turp që…”/ Rama me deklaratë të jashtëzakonshme pas protestave

“Më vjen turp që...”/ Rama me deklaratë të jashtëzakonshme pas protestave

Këmbanat bien për PS-në

Këmbanat bien për PS-në

Kiçja çon doktor Skerdin në “Shihemi në Gjyq”, kërkon ndërhyrje të tjera

Kiçja çon doktor Skerdin në “Shihemi në Gjyq”, kërkon ndërhyrje të tjera

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025
Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025




TË FUNDIT

“Shkëlqyeshëm”, Trump e përshkruan pozitivisht vizitën e parë të Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë pas gjashtë vitesh
Bota

“Shkëlqyeshëm”, Trump e përshkruan pozitivisht vizitën e parë të Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë pas gjashtë vitesh

by mirseda
22:47 | 25/09/2025
0

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, vizitoi Shtëpinë e Bardhë këtë pasdite për herë të parë pas gjashtë vitesh...

Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani

Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani

22:29 | 25/09/2025
“U morën celularët e vartësve”/ Lala tregon si ra në “rrjetën” e SPAK kryebashkiaku i Kolonjës

“U morën celularët e vartësve”/ Lala tregon si ra në “rrjetën” e SPAK kryebashkiaku i Kolonjës

22:18 | 25/09/2025
Izraeli vijon sulmet kundër rebelëve Houthi, 2 të vdekur dhe 48 të plagosur nga goditja e fundit në Jemen

Izraeli vijon sulmet kundër rebelëve Houthi, 2 të vdekur dhe 48 të plagosur nga goditja e fundit në Jemen

22:16 | 25/09/2025
Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës

Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës

21:59 | 25/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com