Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Politika kosovare në kaos, zgjedhjet e jashtëzakonshme domosdoshmëri

8 vjet ago
in Të Gjitha
Politika kosovare në kaos, zgjedhjet e jashtëzakonshme domosdoshmëri

“Vetë fakti se kemi iniciativa si ajo për tryezë ashtu edhe ajo për Platformën tregojnë se ky legjitimitet i humbur po kërkohet që të kompensohet disi për të gjetur mënyra për të ardhur deri tek vendimet që do të jenë legjitime. Por, kjo nuk po funksionon, sepse nga një tërësi jo legjitime sikundër është Kuvendi, nuk mund të derivojë jashtë saj diçka legjitime, prandaj zgjedhjet e jashtëzakonshme edhe pse do të na kushtojnë, janë të domosdoshme sepse kështu do ta ndalnin çmimin e shtrenjtë që po e paguan Kosova dhe qytetari i saj me këta pushtetar në krye”, ka thënë publicisti Faton Abdullahu.

Edhe pse Qeveria e Kosovës ka humbur shumicën në Kuvend, megjithatë ajo po e vazhdon punën dhe mandatin kushtetues, përderisa ende nuk ka një mocion mosbesimi ndaj saj.

Mbijetesa e Qeverisë, nuk po shihet problem sa po vlerësohet problematike marrja e vendimeve dhe sigurimi i mbështetjes në Kuvend për zbatimin e tyre.

Pas konfirmimit të largimit të Listës Serbe, Qeveria e Kosovës, e cila ishte zgjedhur me 61 vota në Kuvend, edhe zyrtarisht tani mbetet në kuotën e 51 votave, që nënkupton se e ka humbur shumicën. Megjithatë, Qeveria po vazhdon punën dhe mandatin e saj kushtetues pavarësisht këtij fakti.Image
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Drita Millaku, ka thënë shumica parlamentare që nga konsolidimi kanë pasur probleme esenciale pasi ka lënguar nga mungesa e numrave dhe nga cilësia e numrave.

Sipas saj, funksionimi i koalicionit qeverisës është i mjerë në kuptimin e plotë të fjalës, por problemet nuk janë vetëm të kësaj natyre, pasi ky koalicion ka edhe probleme të brendshme.

“Koalicioni qeverisës mund të themi se qëndron në këmbë vetëm duke iu falënderuar interesave private të akterëve sidomos interesave të PDK-së të cilës pushteti i nevojitet për t’i mbuluar gjurmët e shkeljeve të vazhdueshme gjatë gjithë këtyre viteve. Kuvendi nuk po jep rezultat nuk pyetet fare, pastaj të kemi parasysh se asnjë rezolutë e aprovuar nga kuvendi nuk zbatohet nga qeveria dhe institucionet. Deputetet janë të vlefshëm vetëm në momentin kut formohet qeveria”, ka thënë deputetja Millaku.

Haxhiu: Qeveria nuk e ka shumicën, por as opozita nuk i ka 61 vota

Agnesa Haxhiu nga KDI, ka thënë se Kuvendi i Kosovës me këtë legjislaturë është përballur vazhdimisht me mungesë kuorumi, por që si problematikë ka qenë dukshëm më e theksuar në vitin 2018, krahasuar me vitin paraprak, çka ka pamundësuar funksionimin normal të këtij institucioni.

Sipas saj, një numër shumë i vogël i ligjeve, përkatësisht 24 prej tyre janë miratuar këtë periudhë, ndërkaq, në procedurë të shqyrtimit janë edhe 40 projektligje të tjera.
“Prej agjendës legjislative të Qeverisë në pritje janë edhe 69 projektligje të tjera që ende nuk janë sjellë në Kuvend. Mirëpo mungesa e kuorumit nuk është problem i shfaqur rishtazi në Kuvend. Ky problem është trashëguar dhe vazhduar nga legjislaturat e kaluara, posaçërisht nga ajo e fundit. Shikuar nga këndvështrimi statistikor, numri i mbledhjeve të komisioneve parlamentare dhe seancave plenare është më i lartë këtë legjislaturë, krahasuar me periudhën e njëjtë të legjislaturës së pestë të Kuvendit, por që performanca e Kuvendit për nga ushtrimi i funksionit ligjvënës është më e dobët. Në anën tjetër, sa i përket funksionit mbikëqyrës, kjo legjislaturë për periudhën prej tetë muajsh të funksionimit, ka pasur performancë më të mirë duke pasur parasysh numrin e pyetjeve parlamentare, të interpelancave dhe debateve parlamentare të zhvilluara”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj, së fundmi as Qeveria madje nuk pati kuorum për ta mbajtur mbledhjen e caktuar të saj, pasi që nga largimi i Listës Serbe nga koalicioni PAN kanë mbetur bosh tri poste të ministrave, një të zëvendëskryeministrit dhe disa poste të zëvendësministrave.

“Ato pozita vazhdojnë të mbetën bosh pavarësisht deklarimeve të LS që nuk do të kthehen në koalicion. Tashmë dihet që Qeveria nuk e ka shumicën, por as opozita nuk i ka 61 votat e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë, po që se asaj nuk i bashkohet Lista Serbe. Mirëpo, duket që nuk ka vullnet politik as nga opozita për të iniciuar mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë, pasi që nuk janë të gatshme për të shkuar në zgjedhje tash. Edhe pse ata vazhdimisht po deklarojnë se institucionet e Kosovës e kanë humbur legjitimitetin, mirëpo nuk kemi parë të ndërmarrin ndonjë veprim konkret lidhur me këtë çështje dhe kjo ka bërë që edhe Qeveria ka krijuar komoditetin e saj”, ka thënë Agnesa Haxhiu nga KDI.

Abdullahu: Zgjedhjet janë të domosdoshme

Kurse, publicisti Faton Abdullahu, ka thënë se sikur funksionaliteti i Kuvendit të Kosovës të matej me sharje e fyerje ai aktualisht do të ishte i pari jo vetëm në rajon.ImageAi ka thënë se kur kuvendarët nuk kanë ide, propozime konkrete dhe strategji unike për rrugëdalje dhe oferta për probleme madhore dhe shumë të rëndësishme, atëherë sharjet e fyerjet kthehen në taktika dekadente klanore e personale me çka në të vërtetë i zgjatet jeta një institucioni sikundër është Kuvendi.

“Në Kuvend po shahen për të kaluarën, ofendojnë e çojnë pluhur për sedra personale, i ushqejnë mediat me bela, duke harruar se gjetiu po ndodhin gjëra kruciale për fatin e Kosovës ndaj të cilave ky Kuvend duhet të jetë aktiv dhe kreativ dhe ta thotë edhe fjalën e fundit. Kujt po i konvenon që për fatin e Kosovës të vendos një grup i vogël i njerëzve me në krye Hashim Thaçin e në Kuvend të flitet për historitë e para 20 viteve dhe të vringëllojnë shpatat e inateve e klaneve, pa strategji të mirëfilltë partiake e nacionale”, ka thënë publicisti Abdullahu.

Ai ka potencuar, ka thënë se ky Kuvend gradualisht po e humb rrugën dhe qëllimin për të cilin është konstituar e me këtë edhe legjitimitetin.

“Vetë fakti se kemi iniciativa si ajo për tryezë ashtu edhe ajo për Platformën tregojnë se ky legjitimitet i humbur po kërkohet që të kompensohet disi për të gjetur mënyra për të ardhur deri tek vendimet që do të jenë legjitime. Por, kjo nuk po funksionon, sepse nga një tërësi jo legjitime sikundër është Kuvendi, nuk mund të derivojë jashtë saj diçka legjitime, prandaj zgjedhjet e jashtëzakonshme edhe pse do të na kushtojnë, janë të domosdoshme sepse kështu do ta ndalnin çmimin e shtrenjtë që po e paguan Kosova dhe qytetari i saj me këta pushtetar në krye”, ka thënë publicisti Abdullahu.Image
Ndërsa, njohësi i çështjeve politike e juridike Blerim Burjani ka thënë se as Kuvendi, e as qeveria nuk janë funksionalë pasi nuk ka vota për mocion.

Qeverisja sot për nesër

Ai ka thënë, se është e kotë qeverisja e tillë sot për nesër deri në mocion pasi nuk ka gjë prej kësaj pune.

“PDK-ja edhe në këtë qeverisje i ka ruajtur 100%, interesat në të gjithë sektorët e zhvatjes së buxhetit punësimit pa bazë dhe gjëra tjera. Pra nuk ka gjë, kjo temë varet nga PDK-ja nëse e rrëzon ajo këtë qeveri. Dhe kjo do të mbetet kështu si është në naokaut klasik të mos punës, paaftësisë dhe analfabetizmit dhe zhvatjes së buxhetit. Andaj, kështu sa do të jetë nuk do të shkojë askund më ndryshe, pra vështirë për të trajtuar probleme dhe zgjidhur nga kjo qeveri e dobët jo profesionale”, ka thënë Blerim Burjani.

Pas rekomandimit për vizat zgjedhjet

Politologu Faik Krasniqi, ka thënë se me asnjë legjislaturë të Kuvendit nuk mund të mburremi, sepse të gjitha kanë qenë të dobëta, por kjo legjislaturë është më e dobëta që nga paslufta.Image
“Ka kohë që Kuvendit i ka humbur legjitimiteti. Në institucionin më të lartë ligjvënës të Kosovës shpesh është karakterizuar me mungesën e deputetëve, çka ka rezultuar me mungesë kuorumi dhe mungesë në vendimmarrje. Por, kur kanë qenë në pyetje mëditjet, këta deputetë të papërgjegjshëm nuk kanë hezituar të vijnë vetëm sa për të dhënë nënshkrimin dhe menjëherë të ikin nga salla e Kuvendit. Madje, vendimmarrja ka munguar edhe kur janë ngritur çështje të rëndësishme apo edhe aq të ndjeshme, siç rasti për rezolutën e propozuar për çështjen e personave të pagjetur në kohën kur ishte mbajtur seanca. Ky koalicion qeverisës ka problem edhe me mungesën e kuorumit që është bërë diçka e zakonshme në Kuvendin e Kosovës, për shkak se ky koalicion qeverisës me votat e vetëm 52 deputetëve në Kuvend”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, pas vendimit të BE-së për rekomandim dhe datë të saktë se kur qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm në zonën schengen, ose më së largu pasi të futet në fuqi lëvizja e lirë.

“Vendi duhet të shkojë menjëherë në zgjedhje, sepse shkuarja më herët në zgjedhje mund ta dëmtojë procesin e liberalizimit të vizave, dhe do të rrezikonim që ky proces të shtyhej edhe për disa vite. As pozitës dhe as opozitës nuk do t’ju bëhej vonë për këtë gjë, sepse ata nuk e kanë problemin e lëvizjes së lirë, por si gjithmonë qytetarët do të ishin ata që prapë do të pësonin nga papërgjegjshmëria e politikanëve”, ka thënë  politologu Krasniqi.

Tags: domosdoshmërijashtëzakonshmekaoskosovarepolitikaZgjedhjet

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Mamaja e Neymar sulmon Parisin: Ata nuk ditën si ta presin

Mamaja e Neymar sulmon Parisin: Ata nuk ditën si ta presin

Twitter mund të rikthehet në Iran, zyrtarët kërkojnë zhbllokim

Twitter mund të rikthehet në Iran, zyrtarët kërkojnë zhbllokim

Video/ Tmerr në aeroport, shikoni si e rrëmbejnë gruan

Video/ Tmerr në aeroport, shikoni si e rrëmbejnë gruan







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes
Showbizz

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes

by mirseda
22:56 | 12/12/2025
0

Në edicionin e sotem, afrimi mes Toneyt dhe Benitës zuri një hapësirë të rëndësishme në diskutimet e...

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

22:02 | 12/12/2025
Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

20:35 | 12/12/2025
Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

20:32 | 12/12/2025
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

20:19 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com