Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Politika e jashtme dekadente e Perëndimit

8 vjet ago
in Të Gjitha
Politika e jashtme dekadente e Perëndimit

Sot, Perëndimi mund të përshkruhet si dekadent. Kjo s’do të thotë thjesht se ne jemi të ndërvarur nga ”buka dhe cirku”, nga programet e mirëqenies sociale në Evropë (të cilat mezi i përballojmë), apo nga finalja e madhe e futbollit amerikan ‘Super Bowl’ në Shtetet e Bashkuara.

Kjo do të thotë gjithashtu, se ne jemi gjithnjë e më ngurrues ndaj lejimit që vizioni ynë mbi liritë civile dhe të drejtat e njeriut, të formësojë politikat tona të jashtme, për shkak të kostove potenciale tregtare.

Marrim rastin e disidentit kinez dhe fituesit të çmimit Nobel për Paqe Liu Xiaobo, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në një burg kinez, ku po vuante një dënim me 11 vjet heqje lirie, për shkak të thirrjeve për vendosjen e demokracisë në vend.

Autoritetet kineze, e refuzuan kërkesën e Liu, të bërë vetëm disa javë para vdekjes së tij, për t’u kuruar jashtë vendit për kancerin e tij agresiv, ndërsa bashkëshortja e tij mbetet në arrest shtëpie. Trajtimi që Kina u bën disidentëve si Liu, nuk është gjë tjetër veçse i egër.

Megjithatë, udhëheqësit perëndimorë kanë ofruar vetëm disa deklarata diplomatike të formuluara me kujdes, lidhur me rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut. Unë mundem thjesht të pyes veten, se sa udhëheqës perëndimorë gjatë viteve të fundit e kanë ngritur rastin e Liu me homologët e tyre kinezë pas dyerve të mbyllura.

Mundësitë me siguri kanë qenë të shumta, përfshirë edhe samitin e G20-ës ë kësaj vere, kur Liu dergjej në shtratin e vdekjes. Por ngjan e pamundur që udhëheqësit perëndimorë të përballen me presidentin kinez Xi Jinping, lidhur me këtë temë.

Tek e fundit, kur Liu u nderua me Çmimin Nobel në vitin 2010, dhe një Kinë e zemëruar u përpoq të ushtrojë presion ndaj Norvegjisë, Perëndimi nuk shprehu asnjë zemëratë, apo të solidarizohej realisht me anëtaren e NATO-s.

Edhe trajtimi i vrazhdë i Hong Kongut nga ana e Pekinit, ka kaluar në heshtje nga ana e udhëheqësve perëndimorë. Por pse vendet perëndimore, hezitojnë kaq shumë të kritikojnë me zë të lartë sjelljet abuzive të Kinës? Përgjigja, me sa duket, është paraja.

Greqia, që me krenari pohon se është djepi i demokracisë, ka udhëheqës të cilët në masë të madhe janë rritur duke iu kundërvënë juntës ushtarake në vend gjatë viteve 1967-1974. Megjithatë, qeveria greke bllokoi kohët e fundit Bashkimin Evropian për të denoncuar në Kombet e Bashkuara shkeljet e të drejtave të njeriut në Kinë, vetëm e vetëm sepse Pekini ofron investime jetike për vendin, veçanërisht kompania “China Ocean Shipping Company e njohur si COSCO, e cila në gushtin e vitit të shkuar bleu shumicën e aksioneve të Portit të Pireut.

Falimentimi moral i Perëndimit, po shfaqet edhe më afër shtëpisë. Bashkimi Evropian vazhdon të shtyrje ndërmarrjen e masave ndëshkimore ndaj kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili ka shprehur me krenari besimin e tij tek “demokracia jo liberale”.

Nën udhëheqjen e Orbanit, shkeljet e konventave për të drejtat e njeriut në trajtimin e refugjatëve, janë shoqëruar me goditjet ndaj shoqërisë civile, në veçanti organizatave që marrin fonde nga jashtë.

Edhe pse Hungaria e Orbanit refuzon të përmbushë detyrimet e anëtarësimit në BE, merr çdo vit më shumë se 5 miliardë euro nga BE-ja, ndërsa kontribuon me më pak se 1 miliardë euro në buxhetin e përbashkët. Pse qytetarët evropianë duhet të paguajnë kaq shumë për një qeveri që i përbuz ata, dhe që e krahason BE-në me Bashkimin Sovjetik?

Më së paku, BE-ja duhet të zbatojë dispozitat e Traktatit të Lisbonës, që e lejojnë të pezullojë një pjesë të të drejtave të një vendi që është duke shkelur rregullat e unionit dhe shfaq përbuzje për standardet dhe vlerat e tij.

Sjellja e qeverisë polake të Partisë Ligj dhe Drejtësi – që në fakt është shumë pak e shqetësuar për ligjin apo drejtësinë në vend – ngre një problematikë të ngjashme. Qeveria po synon të rishikojë kushtetutën, me qëllim që të pengojë kontrollin dhe balancën demokratike.

Ajo kërkon që gjykatësit të bëjnë atë që u thonë politikanët, dhe nuk dëshiron që mediat të jenë në gjendje të flasin shumë për këtë. Unë guxoj të them, që udhëheqësit kinezë nuk e kanë shumë të vështirë të kuptojnë qasjen e qeverisë polake.

Turqia nuk është anëtare e BE-së, dhe as nuk do të bëhet nëse vazhdon me rrugën e saj të represionit diktatorial në drejtimin e Presidentit Rexhep Taip Erdogan. Por, duke gjykuar nga toleranca në rritje e BE-së ndaj antiberalizmit, disa liderë evropianë mund të jenë të përgatitur të mendojnë për një marrëdhënie më të afërt me Turqinë e Erdoganit.

Një dekadencë e tillë e politikës së jashtme, kërcënon të dëmtojë pretendimin e Brukselit se është një bashkësi vlerash, dhe jo vetëm një bashkim doganor i lavdëruar. Siç e kemi mësuar nga përvoja e viteve 1920-1930, teksa dekadenca ushqen më shumë dekadencë, bota bëhet një vend gjithnjë e më i rrezikshëm dhe i paqëndrueshëm. Është koha që Evropa – në pritje që Shteteve të Bashkuara t’i bashkohen pasi Presidenti Donald Tramp të largohet nga zyra – të gjejë sërish busullën tonë morale.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Shënim: Chris Patten ka qenë guvernatori i fundit britanik i Hong Kongut. Ai ka mbajtur funksionin e komisionerit të BE-së për çështjet e jashtme, ndërsa aktualisht është kancelari i Universitetit të Oksfordit.

Tags: dekadenteNga Chris PattenPerendimipolitika e jashtmeProject Syndicate

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Dita e parë si kryeministër/BE-SHBA, Haradinajt: Mos harro reformat  

Dita e parë si kryeministër/BE-SHBA, Haradinajt: Mos harro reformat  

Ristani: Më morën kompetencat, Basha shkeli statutin

Arben Ristani: Të mos bashkëjetojmë me ata që shiten dhe bëjnë pazare

Zbulohet loja e pandershme e Facebook

Zbulohet loja e pandershme e Facebook

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita

Shtëpitë e shitura pa hipotekë, konfiskohen!

14:57 | 09/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

18:08 | 08/09/2025




TË FUNDIT

Shqipëria mban gjallë ëndrrën Botëror, mund Letoninë dhe lë mbrapa Serbinë
Sport

Shqipëria mban gjallë ëndrrën Botëror, mund Letoninë dhe lë mbrapa Serbinë

by mirseda
22:49 | 09/09/2025
0

Shqipëria ka fituar 1-0 ndaj Letonisë në “Air Albania”, duke marrë 3 pikë të arta në luftën...

Serbia arreston në kufi një shtetas të Kosovës, e akuzon për “krime lufte”

Serbia arreston në kufi një shtetas të Kosovës, e akuzon për “krime lufte”

22:42 | 09/09/2025
Siç nuk e kishim imagjinuar! Lançohet iPhone 17 me dizajn dhe teknologji të re

Siç nuk e kishim imagjinuar! Lançohet iPhone 17 me dizajn dhe teknologji të re

22:21 | 09/09/2025
Meloni: Jemi përkrah Katarit, Italia është kundër çdo përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

Meloni: Jemi përkrah Katarit, Italia është kundër çdo përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

21:57 | 09/09/2025
Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

21:31 | 09/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com