Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Policia u njoftua, por nuk reagoi qëllimisht për grabitjen e parë në RINAS

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Policia u njoftua, por nuk reagoi qëllimisht për grabitjen e parë në RINAS

30 qershor 2016. Kamerat e sigurisë regjistrojnë një makinë mercedez benz teksa kalon gardhin e jashtëm të aeroportit “Nënë Tereza” dhe futet brenda në pistën e avionëve. Objktivi i këtij grupi ishte grabitja e  parave të bankave që do të transportoheshin jashtë vendin me avion.

Pasi neutralizuan policinë private që transportonte paratë, grabitsit largohen. E gjithë ngjajrja ndodh në vetëm 4 minuta. Siguria e aeroportit ishte thyer. Nuk pati asnjë reagim nga brenda aeroportit. Nuk pati asnjë person për ti ndaluar grabitësit. Lajmi shokoi opinionin publik për ditë me rradhë.

Kjo e tregoi botërisht se koncesionari në aeroportin e Rinasit, nuk kishte mundësuar as sigurinë e aeoroportit.

Edhe reagimi i forcave të policisë në rajonin e Rinasit nuk kanë pasur reagimin e duhur gjatë kësaj grabitje. Këtë e vërteton edhe kjo video që për të herë të parë bëhet publike.

Ne do të krahasojmë 3 elementë: Videon që tregon policët brenda në aeroport…videon që tregon grabitësit…dhe telefonin e një agjenti sigurie që ka telefonuar policinë.

Ora 14:24 minuta e datës 30 qershor 2016…grabitësit afrohen tek rrethmi i jashtëm për të shpërthyer derën.

Në të njëjtën minutë kamera nga brenda aeroporit nuk tregon asnjë lëvizje të policisë.

Ora 14:26 minuta, grabitësit ndodhen në pistën e avionit dhe kanë neutralizuar punonjësit që po transportonin paratë.

Në këtë moment Agjeni i sigurisë ICTS lajmëron në telefon sallën operative të policisë Rinas për thyerjen e gardhit të jshtëm.

Kamra e brendëshme tregon një punonjëse police që duket shumë e qetë. Pra, mungoi reagimi i menjëhershëm.

Ora 14:27 grabitësit dalin me makinë nga e njëjta derë që kishin hyrë.

Ora 14:28 punonjësit e policisë akoma nuk kanë reaguar. Ata shfaqen duke biseduar njëjri me tjetrin.

Ora 14:29 agjenti i kompanisë së sigurisë telefonon përsëri policinë dhe i vë në dijeni për grabitjen.

Policia akoma nuk ka reaguar…

Edhe për minutat në vazhdim policia nuk ka asnjë reagim.

Ora 14:34 – tani jemi 10 minuta pas grabitjes. Agjentët e policisë duken në kameran e brendshme që hyjnë e dalin disa herë nga dera. Por nuk bëjnë asgjë më shumë se kaq.

Në deklaratën zyrtare të policisë pas kësaj ngjarje u tha se forcat blu u lajmërua 10 minuta pas grabitjes. Por telefonata e bërë në sallën operative tregon të kundërtën. Ata u lajmëruan vetëm 2 minuta pasi ishte shpërthyer dera e jashtme.

Megjithatë për forcat e policisë dhe Aviacionin Civil, kjo ngjarje nuk duhet të ketë shkaktuar ndonjë habi të madhe. Sepse dy muaj para grabitjes, ata e testuan sigurinë e aeroportit dhe ajo dështoi në mënyrë spektakolare.

Top Channel siguroi një raport mjaft konfidencial për testimet që ishin bërë në Rinas në atë kohë.

Raporti tregon se në datën 20 prill 2016 forcat e policisë dhe ekspertët e aviacionit civil ndërmorën 3 teste sigurie në aeroport.

Në testin e parë, një zonjë që u paraqit si pasagjere e zakonshme, kishte futur në bagazhin e dorës një kallëp tritoli, telat lidhëse dhe kohëmatësin. Ajo u paraqit tek zona e kontrollit fizik të pasagjerëve. Çanta e saj kaloi sipas procedurës në skanerin me rreze X. Nga ana e agjentit të skanerit nuk pati asnjë reagim dhe asnjë dyshim. Bagazhi u konsiderua i pastër dhe u lejua të kalonte.

“Autoriteti minimalisht duhet të kishte marrë një masë. Më e pakta masë administrative, ishte një gjobë ndaj kompanisë. Në rast se kompania nuk I rregullonte këto problem, autoriteti e ka me rregullore të brendshme që të kallëzonte penalisht kompaninë”, Dritan Goxhaj, ekspert i Aviacionit Civil.

Testi i dytë u realizua tek pika e kontrollit të stafit të aeroportit dhe akuipazhit të avionit. Në këtë pikë një testuese femër u paraqit me fletëhyrje të rregullt si punonjëse e Aviacionit Civil.

Ajo kishte fshehur mjetin e ndaluar, një thikë, në njërën nga këpucët e saj. Teksa ajo kaloi në urën me dedektorë metalikë, sinjali u ndez. Më pas ajo iu nënshtrua kontrollit me dorë. Agjenti i sigurisë përdori dedektorin e dorës i cili përsëri dha sinjal tek këpuca. Por edhe pse u dha sinjal, agjenti i sigurisë e neglizhoi dhe e lejoi zonjën të kalonte. Ajo u konsiderua e pastër dhe kaloi. Në kundërshtim me procedurën e sigurisë që në këto raste personi nuk duhet lejuar të kalojë pa gjetur shkakun e sinjalit.

Testimi i tretë, po atë ditë është bërë në gardhin rrethues në krahun verior të aeroportit. Ai u afrua dhe me mjete të mprehta u përpoq të çante rrethimin për t’u futur në aeroport. Për gati 10 minuta ai vazhdoi të priste telat e gardhit, pa asnjë shqetësim. Patrullat e sigurisë dhe kamerat e vëzhgimit dështuan ta vinin re këtë veprim. Për më tepër raporti thotë se në atë zonë kamerat ishin prej disa ditësh jashtë funksionit.

“Koncensionari duhet të mbaje përgjegjësi. Përse nuk e ka larguar ICTS kur ka shkel këto masa sigurie?” thotë për Top Story Ervin Minarolli, ish – Drejtor i Aviacionit Civil.

Dy muaj më pas, në të njëjtën portë ku u krye ky testim, u fut makina që bëri grabitjen. Aeroporti u kap mat, për herë të dytë.

“Çdo pikë kufitare i përket sigurisë kombëtare, këtu duhet të kishte përqëndrim më të madh të policisë sepse është pika më e madhe me fluks më të madh pasagjerësh”, thotë Dritan Goxhaj, ekspert i Aviacionit Civil./ Top Channel

Tags: aeroportigrabitja ne rinasKamerat e sigurisëpolicia

TË LIDHURA

Balluku 5 orë në Kryeministri, Shehaj: Po kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, do përfundojë në burg!
Politikë

Balluku 5 orë në Kryeministri, Shehaj: Po kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, do përfundojë në burg!

17:20 | 20/11/2025
“Mundësia” kërkon Ballukun të dalë para drejtësisë, teksa ajo qëndron prej orësh në Kryeministri
Politikë

“Mundësia” kërkon Ballukun të dalë para drejtësisë, teksa ajo qëndron prej orësh në Kryeministri

16:56 | 20/11/2025
Zhvillohet seanca paraprake për Evis Berberin
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për Evis Berberin

16:44 | 20/11/2025
Next Post
Rama e paditi për shpifje, Haradinaj: Edin e kam vëlla

Rama e paditi për shpifje, Haradinaj: Edin e kam vëlla

180 mijë lekë për të marrë gati punimin e diplomës

180 mijë lekë për të marrë gati punimin e diplomës

Punonte si roje, forcat serbe plagosin një shqiptar

Punonte si roje, forcat serbe plagosin një shqiptar







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Balluku 5 orë në Kryeministri, Shehaj: Po kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, do përfundojë në burg!
Politikë

Balluku 5 orë në Kryeministri, Shehaj: Po kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, do përfundojë në burg!

by mirseda
17:20 | 20/11/2025
0

Partia “Mundësia” ka organizuar sot një protestë para ambienteve të Kryeministrisë, pikërisht në momentin kur Belinda Balluku...

“Mundësia” kërkon Ballukun të dalë para drejtësisë, teksa ajo qëndron prej orësh në Kryeministri

“Mundësia” kërkon Ballukun të dalë para drejtësisë, teksa ajo qëndron prej orësh në Kryeministri

16:56 | 20/11/2025
Zhvillohet seanca paraprake për Evis Berberin

Zhvillohet seanca paraprake për Evis Berberin

16:44 | 20/11/2025
Plani i paqes gati? Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë zbarkojnë në Kiev

Plani i paqes gati? Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë zbarkojnë në Kiev

15:06 | 20/11/2025
IGJEO: Priten reshje intensive në Vlorë dhe Gjirokastër

IGJEO: Priten reshje intensive në Vlorë dhe Gjirokastër

15:04 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com