Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Policia reagon për herë të parë për ndalimin e gjyqtarit, ja çfarë thotë

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Policia reagon për herë të parë për ndalimin e gjyqtarit, ja çfarë thotë

Policia e Shtetit ka reaguar për herë te parë për ndalimin e gjyqtarit Shkëlqim Miri, 46 vjeç, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Në një njoftim për mediat, thuhet se ai dyshohet se favorizoi një vendim penal në këmbim të vlerave monetare.

Reagimi i plotë:

Ndalohet gjyqtari, dyshohet se favorizoi një vendim penal në këmbim të vlerave monetare

Në datë 9 nëntor 2017, rreth orës 23:30, Sektori për Hetimin e Korrupsionin në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Një vrasje e dytë”.

Në këtë operacion u ndalua shtetasi Shkëlqim Miri, 46 vjeç, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Ndalimi i tij u krye në funksion të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, për veprat penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Grupi hetimor kishte krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, për favorizim e një të dënuari për veprën penale të vrasjes me dashje dhe armëmbajtje pa leje, kundrejt kërkimit dhe marrjes së përfitimeve monetare të paligjshme.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Shkallës së Parë e ka deklaruar fajtor autorin dhe dënuar me 20 vjet burgim. Në Gjykatën e Apelit Tiranë është ndryshuar klasifikimi i veprës penale nga “Vrasje me dashje” në “Plagosje e rëndë” dhe aktualisht autori është liruar nga burgu.

Në këtë operacion, në bazë të dyshimeve të bazuara në provat e siguruara gjatë hetimit pro-aktiv, ka rezultuar dhe janë dokumentuar një sërë veprimesh dhe lidhjesh të dyshimta që për marrjen e këtij vendimi, gjyqtari Miri ka marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Në kontrollin e banesës me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të kryer nga strukturat e Hetimit të Korrupsinit në Policinë e Shtetit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 174,810 euro; 10,149,000 lekë dhe 1,000 dollarë.

Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kundra-ligjore.

Tags: gjyqtaritherë të parëja çfarë thotëndaliminpoliciareagon

TË LIDHURA

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas/ Bllokohen 3 km në të dyja anët e segmentit
Aktualitet

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas/ Bllokohen 3 km në të dyja anët e segmentit

10:02 | 27/02/2026
Dy ngjarje brenda 10 minutash në Tiranë/ Policia: Autorët janë identifikuar
Aktualitet

Ndryshime në polici! Ja kush emërohet në Krujë, Pogradec, Kamzë e Bulqizë

09:55 | 27/02/2026
Dyshohet se u vetëmbyt në lumin Osum, nxirret trupi i pajetë i 58-vjeçares në Berat
Aktualitet

Dyshohet se u vetëmbyt në lumin Osum, nxirret trupi i pajetë i 58-vjeçares në Berat

09:17 | 27/02/2026
Next Post
Gjigandi i energjisë synon krijimin e rrjetit të karikimit Norvegji-Itali

Gjigandi i energjisë synon krijimin e rrjetit të karikimit Norvegji-Itali

Historia/Si i ndryshoi jeta Kaltrina Kusarit nga lufta që shkatërroi dhe krijoi Kosovën

Historia/Si i ndryshoi jeta Kaltrina Kusarit nga lufta që shkatërroi dhe krijoi Kosovën

Basha, Ramës: Ja kush është shteti që ti drejton

Basha e Rama përplasen për gazetarët, kryeministri: Çudi e madhe me ty o mik!







JU REKOMANDOJMË

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Aksident fatal në aksin Bajram Curri–Bujan, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident fatal në aksin Bajram Curri–Bujan, humb jetën drejtuesi i automjetit

21:03 | 23/02/2026




TË FUNDIT

SHBA-Iran në telashe pas takimit të pafrytshëm në Gjenevë
Bota

SHBA-Iran në telashe pas takimit të pafrytshëm në Gjenevë

by mirseda
10:31 | 27/02/2026
0

Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance siguroi në një intervistë me Washington Post se “nuk ka mundësi” për një...

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas/ Bllokohen 3 km në të dyja anët e segmentit

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas/ Bllokohen 3 km në të dyja anët e segmentit

10:02 | 27/02/2026
Dy ngjarje brenda 10 minutash në Tiranë/ Policia: Autorët janë identifikuar

Ndryshime në polici! Ja kush emërohet në Krujë, Pogradec, Kamzë e Bulqizë

09:55 | 27/02/2026
Zbulohet rezidenca luksoze që Epstein u përpoq ta blinte vetëm një ditë para arrestimit

Zbulohet rezidenca luksoze që Epstein u përpoq ta blinte vetëm një ditë para arrestimit

09:31 | 27/02/2026
Dyshohet se u vetëmbyt në lumin Osum, nxirret trupi i pajetë i 58-vjeçares në Berat

Dyshohet se u vetëmbyt në lumin Osum, nxirret trupi i pajetë i 58-vjeçares në Berat

09:17 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com