Në kohën që mbaheshin në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, prindërit e Ritvan Zykajt kishin shfaqur probleme shëndetësore. Ato kanë qenë orë ankthi dhe se shpesh kanë humbur ndjenjat, gjatë kohës që jepnin deklarimet para oficerëve të policisë.
Kjo situatë ka vijuar për orë të tëra, derisa kanë dalë nga Drejtoria paraditen e së shtunës.
https://tiranatoday.com/ja-si-e-priti-vendimin-djalli-i-selenices-fjalia-e-vetme-qe-tha-ne-gjyq/
Pasi kanë kaluar natën në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, ku u morën në pyetje për disa orë nga oficerët e Krimeve të Rënda, familjarët e Ritvan Zykajt nuk janë kthyer më në banesën e tyre.
Babai i autorit të ngjarjes makabre, ka dënuar aktin e ndërmarë nga i biri. Ai ka thënë para policëve se nuk ka guxim që të shkojë, qoftë edhe për të marrë pjesë në varrimin e kushërinjve të xhaxhait të tij.