Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Policia greke godet rrjetin e trafikut të drogës Shqipëri -Turqi

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Policia greke godet rrjetin e trafikut të drogës Shqipëri -Turqi

Policia greke dha të martën të dhëna zyrtare lidhur me operacionet ndaj një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, anëtarët e të cilit ishin përfshirë në transport të sasive të mëdha të marijuanës nga Shqipëria, përmes Greqisë në Turqi në shkëmbim të sasive të heroinës që kalonte po nga Greqia për në Shqipëri.

Drejtori i Sigurisë së Atikës, Petros Xheferi tha për gazetarët se gjatë operacioneve janë arrestuar 4 anëtarë të rrjetit dhe janë sekuestruar 1,172 kilogramë marijuanë e papërpunuar. Ndërsa Drejtori i Zyrës së Prokurorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafikimit të Drogave Spyridhon Evangjelidhis tha se operacionet në tokë, në det dhe me mjete nga ajri janë kryer në bashkëpunimin e Rojës Bregdetare Greke, Policisë Greke dhe Frontex-it për goditjen e skafeve me shpejtësi të lartë që trafikonin drogë. Operacionet sipas prokurorit nisën më 25 shtator pas evidentimit të dy motoskafëve që përpiqeshin të transportonin drogë në brigjet turke në zonë e Egjeut Verilindor. Efekti i parë ishte bllokimi i njërit skaf me shpejtësi të lartë dhe arrestimi i tre shtetasve shqiptarë në bord. Katër ditë më vonë sipas prokurorit u gjet edhe skafi i dytë me një person në bord.

Më 30 shtator roja bregdetare greke zbuloi në një shpellë në ishullin e pabanuar “Piper”, në zonën detare të Sporadhes , sasinë e madhe të marijuanës që e kalonte një ton. Zëdhënësi i Policisë Greke Teodoros Kronopulos tha se operacioni përbënte një rast të goditjes së rrjetit që përfshinte trafik droge dhe veçanërisht transportimin e marijuanës së papërpunuar nga Shqipëria përmes Greqisë në Turqi dhe transferimin e heroinës nga Turqia në Shqipëri po përmes Greqisë duke përdorur skafe me shpejtësi të lartë. Nga të dhënat hetimore rezulton sipas zëdhënësit të policisë greke se përzgjedhja e skafeve me shpejtësi të lartë ishte për t`i bërë ato të afta për transportimin e sasive të mëdha të marijuanës së papërpunuar. Skafet kishin gjithashtu të instaluar motorë shumë të fuqishëm për të zhvilluar shpejtësi shumë të mëdha ndërsa kishin siguruar edhe depozita karburanti që të mund të udhëtohej në distanca të gjata dhe autoritetet e zbatimit të ligjit të mos arrinin ti ndalonin.

Rrjeti, sipas zëdhënësit të policisë greke, përzgjidhte persona me eksperiencë dhe të aftë të drejtimit të mjeteve lëvizëse në det të cilët zgjidhnin mot shumë të keq mundësisht me stuhi dhe erë të fortë mbi 5-6 ballë për të kryer transportimin e sasive të narkotikëve . Sipas zëdhënësit të policisë greke trafikantë transferoni shumicën e sasive të papërpunuara të marijuanës në brigjet turke dhe më pas e shkëmbeni me sasitë e heroinës. Policia greke tha se ka zbuluar komunikime përmes aplikacioneve në internet të rrjetit dhe ka sekuestruar prova të tjera. Tre nga të arrestuarit do të dalin përpara gjykatës në Mitiliny ndërsa një nga të arrestuarit në Volos./VOA

Tags: piperpolicia grekeShqipëri-Turqitrafik lendesh narkotike

TË LIDHURA

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas
Politikë

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

20:36 | 19/11/2025
Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet
Aktualitet

Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet

19:56 | 19/11/2025
Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët
Aktualitet

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët

18:12 | 19/11/2025
Next Post
Gjykata e Apelit merr vendimin për kryeprokuroren Janeva, mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit merr vendimin për kryeprokuroren Janeva, mbetet në paraburgim

Hetimet ndaj ish-kryeprokurorit Llalla, Krimet e Rënda kërkojnë edhe 3 muaj kohë

Hetimet ndaj ish-kryeprokurorit Llalla, Krimet e Rënda kërkojnë edhe 3 muaj kohë

“Vetë zgjedh spitalet jashtë”, Rama ia kthen komentuesit: Kam bërë një operacion në QSUT

“Vetë zgjedh spitalet jashtë”, Rama ia kthen komentuesit: Kam bërë një operacion në QSUT







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës
Sport

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës

by mirseda
22:29 | 19/11/2025
0

Edon Zhegrova luajti rreth 30 minuta në ndeshjen e fundit të grupeve për kualifikimet e Kupës së...

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

22:07 | 19/11/2025
Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

22:04 | 19/11/2025
Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

20:58 | 19/11/2025
Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

20:36 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com