Qyteti gjerman Vorarlberg është i shqetësuar për serinë e vjedhjeve të cilat janë bërë nga dy shqiptarë. Policia gjermane ka shpallur në kërkim shqiptarin Ilir Sharka, 37 vjeç dhe kërkon ndihmën e qytetarëve të japin informacion për vendndodhjen e tij.
Sharka, bashku me një tjetër shqiptar janë autorë të 15 vjedhjeve në banesa brenda 1 jave.
Pas informacioneve të marra, policia gjermane ka arrestuar njërin prej shqiptarëve, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa ka shpallur në kërkim shqiptarin tjetër të identifikuar si Ilir Sharka, i cili konsiderohet si i rrezikshëm shkruan media gjermane meinbezirk.at.
Grabitjet janë kryer mes periudhës nga 18 maji deri në 22 maj të këtij viti. Policia gjermane kërkon ndihmë për këdo që ka informacion për 37-vjeçarin shqiptar të kontaktojë në numrin 059133-80-3333.