Ish-kryeministri dhe aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar se PD nuk ka patur asnjë lidhje me biznesmenët rusë dhe Rusinë.
Berisha teksa ka folur në “Fax News”, u shpreh se droga në Durrës nuk është kapur nga policia dhe as nga doganat, por është sinjalizuar nga skaneri. Gjithashtu, Berisha tregoi se revista amerikane, e cila raportoi në lidhje me lobimin e PD-së në SHBA është një gazetë që financohet nga Soros dhe nuk ka asgjë të vërtetë në përmbajtjen e saj.
Sipas Berishës, PD-ja po shqyrton mundësinë për ta dërguar këtë revistë në gjyq, pasi ajo ishte thjesht një zhurmë, që Rama e përdori për të fshehur kokainën e kapur në Durrës.
“PD nuk ka patur asnjë kontakt me rusë. Kjo është e vërteta, tjetra është një zhurmë, ku Edi Rama tentoi të mbulonte drogën e Durrësit. Kush i fryn fushatës proruse, është Xhorxh Soros. Është një deputet gjerman, Flekenstein. Ky vjen si rastësisht në Tiranë. Me këto deklarata që bën për Sorosin më tha nuk është diçka e mirë. Edhe njëherë po të them se PD s’ka marrë asnjë qindarkë. Nuk ka patur asnjë kontakt me asnjë rus. Nuk ka kontratë me asnjë kompani ruse. PD nuk ka kontratë më asnjë kompani ruse, më vonë mund të dalin të dhëna të tjera. Kjo fushatë e stisur nga Rama.“Mother Jones”, është gazetë e financuar nga Soros. Ajo duhet të hidhet në gjyq. Në rast se rezulton se mund të paditet për shpifje, ajo duhet çuar në gjykatë. Droga nuk është kapur nga doganat dhe policia, por është kapur nga skaneri”-deklaroi Berisha.