Policia Rrugore në Tiranë ka vijuar edhe mbrëmë kontrollet, për të ndëshkuar shkelësit si dhe për të parandaluar aksidentet. Gjatë natës së kaluar, policia ka pezulluar 21 patenta, ndërsa i ka vënë prangat një 25-vjeçari, që drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
“Me Policinë Rrugore të kryeqytetit, kontrolle me Drager drejtuesve të automjeteve në çdo rrugë, për të parandaluar aksidentet rrugore, që shkak kanë drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit, apo me keq akoma, në gjendje të dehur.
Në Selitë, para pak minutash u arrestuan drejtuesi i mjetit, shtetasi D.A, 25-vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ku testi i parë i doli 0.72 mg/l, dhe testi i dytë 0.74 mg/l.
21 patenta të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Alkooli në timon vret jetën. Përdor mjetet e transportit publik në rast se je drejtues mjeti, dhe ke konsumuar alkool”, bën me dije policia.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/255041638503544/