Miliarderi kinez Liu Qi’angdong, i njohur si Richard Liu, u arrestua në Mineapolis nën dyshimet për sjellje të papërshtatshme seksuale, sipas të dhënave të burgjeve nga Henepin County.
Liu, 45-vjeç, është liruar ndërkohë, por ndaj tij pritet të ketë padi penale, transmeton AP.
Ai është themeluesi i kompanisë elektronike të tregtisë JD.com, me seli në Pekin, e cila pretendon se ai është akuzuar gabimisht.
John Elder, zëdhënës i Departamentit të Policisë në Minneapolis, tha se hetimi ishte duke u zhvilluar, por refuzoi të japë më shumë informacion të detajuar rreth arrestimit, transmeton Reuters.