20 persona kanë rënë në prangat e policisë këtë mbrëmje në Tiranë, në kuadër të aksionit kundër informalitetit. Sipas “BalkanWeb”, shumica e personave të arrestuar janë biznesmenë. Ata akuzohen për mashtrim me skemën e TVSH-së, duke shmangur detyrimeve tatimore.
Aksioni ka nisur prej dy ditësh, ndërsa mësohet se priten dhe arrestime të tjera pasi numri i personave të përfshirë në këtë veprimtari të jashtëligjshëm është më i lartë.
Vala e arrestimeve ka nisur me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.