Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Policët torturojnë qytetarët e arrestuar, denoncon Avokati i Popullit

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Policët torturojnë qytetarët e arrestuar, denoncon Avokati i Popullit

Avokati i popullit ka denoncuar sot rastet e torturës ndaj qytetarëve të arrestuar dhe ndaluar në njësitë policore.

Ky institucion ka publikuar një rast, ku rekomandon fillimin e hetimeve penale në ngarkim të një punonjësi të Policisë së Shtetit, për veprën penale të Torturës”.

Sipas AP, i dënuari F.B., është transferuar në ambientet e QSUT për shkak të problemeve të rënda shëndetësore dhe është mbajtur i lidhur me pranga në krevtin ku vuan sëmundjen, pavarësisht pranisë së punonjësve të policisë.

“Kjo sjellje ndaj të dënuarit është kryer në zbatim të një urdhëri nga ana e Nënkomisarit të Policisë, A.D. i cili edhe pse është ftuar të vijë për të dhënë shpjegime në Institucionin e Avokatit të Popullit, e ka injoruar këtë”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Avokatit të Popullit, i cili kërkon fillimin e hetimeve, marrjen e masave të menjëhershme për respektimin e të drejtave themelore kushtetuese të shtetasit F.B., duke i hequr prangat dhe përgjithësimin e rastit që të mos përsëriten më raste të tilla të shkeljes së të drejtave themelore.

NJOFTIMI I PLOTË:

AVOKATI I POPULLIT DENONCON RASTET E TORTURËS NDAJ QYTETARËVE TË ARRESTUAR DHE NDALUAR NË NJËSITË POLICORE

Avokati i Popullit njofton opinionin publik se ka rekomanduar fillimin e hetimeve penale në ngarkim të një punonjësi të Policisë së shtetit, për veprën penale të “Torturës”.

Nuk është tashmë një fenomen i panjohur që qytetarë shqiptarë të cilët vuajnë dënime apo janë në pritje të një dënimi nga gjykatat, trajtohen në mënyrë të padenjë e ndonjëherë edhe çnjerëzore nga autoritetet tona të Policisë.

I tillë është rasti i konstatuar nga Avokati i Popullit, në lidhje me qytetarin F.B. i dënuar për veprën penale të “Falsifikimit” me dy vjet heqje lirie. Për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, i dënuari është transferuar në ambientet e QSUT në masa sigurie.

Gjithsesi, sipas ankesës nga vetë i dënuari si dhe nga konstatimet e bëra nga ekspertët e zyrës së Avokatit të Popullit, i dënuari është mbajtur i lidhur me pranga në krevatin ku vuan sëmundjen, pavarësisht pranisë së punonjësve të policisë.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe dëshmive të oficerëve shoqërues të policisë, është arritur në përfundimin se kjo sjellje ndaj të dënuarit është kryer në zbatim të një urdhëri nga ana e Nënkomisarit të Policisë, A.D. i cili edhe pse është ftuar të vijë për të dhënë shpjegime në Institucionin e Avokatit të Popullit, e ka injoruar këtë.

Mbajtja e lidhur me pranga e të dënuarve që marrin shërbim shëndetësor konsiderohet një sjellje çnjerezore dhe element torture si dhe është i përjashtuar shprehimisht nga Manuali i “Rregullave dhe Procedurave Standarde për Trajtimin & Sigurimi e Personave të Arrestuar dhe Ndaluar në Njësitë Policore”.

Gjithashtu theksojmë se në disa raste edhe Komiteti i Parandalimit tё Torturёs (KPT) tё Kёshillit tё Europёs ёshtё shprehur se praktika e mbajtjes sё prangosur nё spital e personave tё burgosur ёshtё njё akt degradues ndaj individёve dhe duhet zëvëndёsuar me masa tё tjera alternative sigurie.

Për këtë arsye, Institucioni i Avokatit të Popullit ka rekomanduar:

Fillimin e hetimeve penale në ngarkim të punonjësit të policisë N/Komisar A.D. për veprën penale të “Torturës”, parashikuar nga neni 86 i K.Penal, të ndryshuar.

Marrjen e masave të menjëhershme për respektimin e të drejtave themelore kushtesuese të shtetasit F.B., duke i hequr prangat dhe mos mbajtjen e tij të lidhur pas krevatit gjatë kurimin në QSUT “Nënë Tereza” Tiranë.

Marrjen e masave të menjëhershme për njohjen e punonjësve të Policisë së Shtetit me Manualin e “Rregullave dhe Procedurave Standarde për Trajtimin & Sigurimi e Personave të Arrestuar dhe Ndaluar në Njësitë Policore”, miratuar me Urdhrin nr. 736, datë 27.09.2011 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Përgjithësimin e këtij rasti me qëllim që të mos përsëritem më raste të tilla të shkeljes së të drejtave themelore të shtetasve nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Analizimin e këtij rasti dhe nëse rezultojnë përgjegjësi administrative marrjen e masave përkatëse.

 

Tags: denoncondhunoni denuarpolicitorturon

TË LIDHURA

7 të mitur arrestohen në protestë, Noka dhe Grimci: Dhunë dhe presion për akuzë si grup kriminal
Politikë

7 të mitur arrestohen në protestë, Noka dhe Grimci: Dhunë dhe presion për akuzë si grup kriminal

17:12 | 13/02/2026
Arrestohen 3 persona në Kukës për prodhim dhe shitje të drogës, sekuestrohen 459 gram kokainë
Aktualitet

Arrestohen 3 persona në Kukës për prodhim dhe shitje të drogës, sekuestrohen 459 gram kokainë

17:04 | 13/02/2026
Defekt në tubacion, probleme me ujin e pijshëm në Durrës
Aktualitet

Defekt në tubacion, probleme me ujin e pijshëm në Durrës

17:02 | 13/02/2026
Next Post
FIER/ Kanosi me thikë të atin pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari

Përndjek dhe kanos me thikë 54-vjeçaren, arrestohet vlonjati

276 viktima nga sulmi në Somali, ja grupi terrorist që e kreu atë

276 viktima nga sulmi në Somali, ja grupi terrorist që e kreu atë

Nis sot viti i ri akademik, Rama: Transformim rrënjësor të universiteteve!

Nis sot viti i ri akademik, Rama: Transformim rrënjësor të universiteteve!







JU REKOMANDOJMË

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026




TË FUNDIT

“Si nuk ke turp”/ Luiz Ejlli ‘përballet’ me Jul Dedën
Showbizz

“Si nuk ke turp”/ Luiz Ejlli ‘përballet’ me Jul Dedën

by mirseda
17:30 | 13/02/2026
0

Luiz Ejlli dhe Jul Deda ishin të ftuar diten e sotme në emisionin “Breaking”, ku sollën një...

7 të mitur arrestohen në protestë, Noka dhe Grimci: Dhunë dhe presion për akuzë si grup kriminal

7 të mitur arrestohen në protestë, Noka dhe Grimci: Dhunë dhe presion për akuzë si grup kriminal

17:12 | 13/02/2026
Arrestohen 3 persona në Kukës për prodhim dhe shitje të drogës, sekuestrohen 459 gram kokainë

Arrestohen 3 persona në Kukës për prodhim dhe shitje të drogës, sekuestrohen 459 gram kokainë

17:04 | 13/02/2026
Defekt në tubacion, probleme me ujin e pijshëm në Durrës

Defekt në tubacion, probleme me ujin e pijshëm në Durrës

17:02 | 13/02/2026
Shkëlqim Hajdari zhvillon vizitë në Kavajë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit institucional

Shkëlqim Hajdari zhvillon vizitë në Kavajë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit institucional

16:49 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com