Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Po vjen lufta?! NATO tregon dhëmbët, përgjigjet Putini!

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Po vjen lufta?! NATO tregon dhëmbët, përgjigjet Putini!

Manovra “Saber Strike”, në të cilën marrin pjesë Estonia, Letonia, Lituania, Polonia dhe 17 ushtri të tjera partnere dhe aleate nisi të dielën. Ajo është “një demonstrim i qartë i angazhimit dhe solidaritetit të Aleancës”, bëri të ditur ushtria e SHBA në Evropë.

“Saber Strike 18 nuk është një provokim ndaj Rusisë, por një manovër me aleatët tanë”. Stërvitjet masive nisën pak ditë pasi u bë e qartë se Polonia është e gatshme që të shpenzojë 1,7 miliardë euro, për të mbuluar shpenzimet e një baze të SHBA përballë agresionit të perceptuar rus.

“Po, ne jemi të interesuar për praninë e forcave amerikane në vendin tonë dhe kemi paraqitur – edhe për qendrat kërkimore – disa opsione, të cilat mund t’i ofrojmë, po të merren vendime të tilla”, tha Pavel Soloh, drejtues i Zyrës së Sigurisë Kombëtare në Presidencën polake.

Ky propozim shkaktoi një përgjigje nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. 

“Në përgjithësi, kur ne regjistrojmë ekspansion gradual të strukturave ushtarake të NATO-s në drejtim të kufijve tanë, kur infrastruktura e NATO-s i afrohet drejtpërdrejt kufijve tanë, kjo me siguri që nuk kontribuon në sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit në ndonjë mënyrë”.

Bundesëehri do të marrë përsipër drejtimin e Task-Force të përbashkët të Reagimit Shumë të Shpejtë të NATO-s në fillim të vitit 2019. Kjo forcë e reagimit të shpejtë është ngritur për t’u përballur me agresionin potencial të Rusisë në krahun lindor të Aleancës.Gjermania u bashkua zyrtarisht me aleancën e NATO-s në vitin 1955. Megjithatë, vetëm pas ribashkimit në vitin 1990 qeveria gjermane ndërmori misione “jashtë zonës” së NATO-s, të drejtuara nga NATO-ja. Që nga misionet paqeruajtëse deri në stacionimet e trupave me qëllime frikësimi, ushtria gjermane, Bundesëehri ka qenë e stacionuar në një sërë vendesh kudo në botë në mbrojtje të aleatëve.

Në vitin 2016 Gjermania stacionoi anijen e saj mbështetëse luftarake “Bonn” për të drejtuar një mision të mbështetur nga Bashkimi Evropian në Detin Egje.

Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, SHBA e shtuan praninë në krahun lindor të NATO-s. Ushtria amerikane ngriti një kuartier evropian të ri për trupat në Poloni në vitin 2017, për të komanduar 6000 trupa në rajon, një nga stacionimet më të mëdha të forcave amerikane në Evropë që prej Luftës së Ftohtë.

Izraeli, që nuk është anëtar i NATO-s po merr pjesë për herë të parë në manovra, të cilat do të vazhdojnë deri në 15 qershor./Deutsche Welle

Tags: dhembetluftaNATOpergjigjetPutinitregonvjen

TË LIDHURA

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Bota

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!
Bota

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit
Bota

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Next Post
Ardit Gjebrea, një VIP me “këmbë në tokë”. Ja nga ku e shijoi koncertin

Ardit Gjebrea, një VIP me “këmbë në tokë”. Ja nga ku e shijoi koncertin

Lojërat e Ukrainës po i japin të drejtë agresivitetit rus

Lojërat e Ukrainës po i japin të drejtë agresivitetit rus

Dy vajza të mbuluara në shfaqjen për seksin, Nano: Ikën si hije, janë bërë myslimane me pahir!

Dy vajza të mbuluara në shfaqjen për seksin, Nano: Ikën si hije, janë bërë myslimane me pahir!







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com