Një shqiptar në Itali ka humbur jetën tragjikisht teksa po udhëtonte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Nereto, kur i moshuari 72 vjeç u rrëzua papritur teksa udhëtonte me biçikletë.
Në vendngjarje shkoi menjëherë ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë të moshuarit shqiptar, por fatkeqësisht 72-vjeçari kishte ndërruar jetë. Dyshohet se i moshuari humbi jetën nga ndonjë sëmundje prej së cilës ai vuante.
Megjithatë, pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar dyshimet. Identiteti i të ndjerit nuk është bërë me dije.