Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

A po u tregon më në fund “dhëmbët” Britania oligarkëve rusë?

7 vjet ago
in Të Gjitha
A po u tregon më në fund “dhëmbët” Britania oligarkëve rusë?

Nga Andrew Foxall, “CAPX”/Çështja e shtyrjes së rinovimit të vizës së qëndrimit në Britani të Roman Abramoviç, do të jetë një kambanë alarmi për miqtë e tij oligarkë.

Për vite me radhë, ky grup biznesmenësh jashtëzakonisht të pasur, dhe me shumë lidhje politike, ka jetuar midis Rusisë dhe Perëndimit. Ata kanë gëzuar frytet e sistemit perëndimor, ndërsa Rusia është kthyer ngadalë në një kleptocraci groteske.

Ata s’duan të jetojnë në Rusi. Dhe as nuk duan të mbajnë atje paratë e tyre, apo t’i edukojnë fëmijët e tyre.

Mbretëria e Bashkuar, ka qenë prej kohësh një destinacion i favorizuar. Sundimi i së drejtës (mirë për biznesin), shtëpitë cilësore (të mira për investime), restorantet e klasit të parë (të mira për socializim), dhe shkollat ​​private lidere në botë (të mira për fëmijët), e kanë bërë Londrën një vend popullor për të pasurit e huaj.

Dhe Mbretëria e Bashkuar, i mirëpriti krahëhapur oligarkët. Siti i Londrës (qendra financiare e Britanisë), i lejoi kompanitë e tyre të listoheshin në bursën e saj.

Bankierët, financuesit, avokatët, kontabilistët dhe agjentët e formimit të shoqërive, i ndihmuan të kanalizonin paratë e tyre përmes llogarive bankare në parajsat fiskale.

Agjentët e pasurive të paluajtshme, lehtësuan blerjet e pasurive të tyre. Qeveritë e njëpasnjëshme britanike, e mundësuan gjithë këtë. 

Në vitin 2008, vizat e nivelit të parë – të ashtuquajturat “viza të arta” u lëshuan për të inkurajuar individë nga jashtë Bashkimit Evropian (dhe Zvicra), që të investonin të paktën 1 milion paund këtu. Kjo skemë ekzistoi deri në vitin 2015.

Sipas “Transparency International”, gati një e katërta e të gjitha vizave të shpërndara gjatë kësaj periudhe 7-vjeçare iu dhanë rusëve, duke llogaritur së paku 729 milionë paund investime. Individëve që përfituan nga kjo skemë, iu bënë shumë pak pyetje.

Ashtu si oligarkët e tjerë, Abramoviç e bëri pasurinë e tij në Rusi në dekadën që pasoi shembjen e Bashkimit Sovjetik. Ishte një periudhë kur asetet shtetërore – nga ofruesit e shërbimeve deri te kompanitë e gazit dhe naftës dhe gjithçka midis – u privatizuan me shpejtësi.

Brenda një dekade, Abramoviç u bë një miliarder, me pasuri të konsiderueshme të privatizuara kohët e fundit – të cilat ai më vonë ia shiti Kremlinit, me një fitim të madh – dhe me lidhjet me nivelet më të larta të pushtetit në Rusi.

Me kalimin e kohës, Mbretëria e Bashkuar është ndërgjegjësuar për problemet që ka shkaktuar kjo skemë. Duke folur në mars, sekretari i atëhershëm i vendit, Amber Rud tha se Britania do të shqyrtojë të gjitha “vizat e arta” të shpërndara për të huajt.

Shuma e investimit tani është rritur në 2 milionë paund, dhe aplikantëve u kërkohet të provojnë se kjo shumë është e fituar në mënyrë ligjore. Sipas gazetës “The Telegraph”, Abramoviç është penalizuar nga kriteri i dytë, për shkak të të cilit nuk i është rinovuar ende viza, edhe pse kjo nuk sugjeron domosdoshmërisht ndonjë shkelje ligji nga ana e tij.

Pas ngjarjes së Salisbërit, qeveria britanike shpalli synimin e saj për të vëzhguar më nga afër rusët e pasur, që ia detyrojnë pasurinë e tyre lidhjeve që kanë me presidentin rus Putin.

Më herët gatë këtij viti, Abramoviç u përmend në “Raportin e Kremlinit” të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara, mbi individët dhe subjektet e lidhura ngushtë me Putinin.

Sigurisht, mund të ketë arsye krejtësisht procedurale për vonesën e vizës së Abramoviç. Mund të jetë për shkak të vonesave të zakonshme të Home Office, të cilat janë shtuar gjatë javëve të fundit për shkak të skandalit të fundit që preku gjeneratën ‘Windrush’.

Por mund të jetë për shkak të vonesave në Ambasadën Britanike në Moskë, e cila ka 23 diplomatë më pak se zakonisht, pas dëbimeve që pasuan helmimin e Sergei dhe Julia Skripal.

Por potencialisht mund të thuhet se kur iu kërkua një koment, Home Office ofroi një deklaratë jo nga Ministrja e Emigracionit, Karolin Noaks, por nga Ministri i Sigurisë, Ben Uollas.

Po atë ditë, Komiteti i Punëve të Jashtme në parlamentin britanik, paralajmëroi se qeveria po e

vë në rrezik sigurinë kombëtare, duke e lejuar “presidentin Putin dhe aleatët e tij… të vazhdojnë” biznesin si zakonisht”, duke fshehur dhe pastruar pasuritë e tyre korruptive në Londër”.

Nëse rezulton se Britania e Madhe po i kërkon Abramoviçit – njeriu i 13-të më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar, me një pasuri prej 9.3 miliardë dollarësh – të shpjegojë se si e ka vënë pasurinë e tij, atëherë nuk ka gjasa që ai të jetë i vetmi oligark që do t’i kërkohet ta bëjë këtë.

Shënim: Dr Andrew Foxall, është Drejtor i Qendrës së Studimeve mbi Rusinë dhe Euroazinë në “The Henry Jackson Society”, instituti i ekspertëve të çështjeve ndërkombëtare me seli në Londër.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: britaniadhembetfundoligarkëverusetregon

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Next Post
Shkëndija fiton edhe Kupën, por festa zhvillohet në Shkup (Video)

Shkëndija fiton edhe Kupën, por festa zhvillohet në Shkup (Video)

Japoni/Firma paguan punonjësit me “Bitcoin”, ekspertët e tronditur!

Bitcoin i bie vlera, kujdes nga monedha virtuale

Merr fund pritja, Iniesta firmos kontratën me ekipin e ri

Merr fund pritja, Iniesta firmos kontratën me ekipin e ri

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com